Karkalecat e detit janë ndër ushqimet më të njohura nga prodhimet e detit. Janë të pasur me proteina, por nuk përmbajnë shumë yndyrta të ngopura dhe kjo i bën të jenë shumë të shëndetshëm, ndaj rekomandohen në çdo dietë të balancuar.
Por cilat janë përfitimet e vërteta të karkalecave dhe pse të gjithë nutricionistët i përfshijë në listën e ushqimeve të rekomanduara?
Zbuloni se cilat janë sekretet e karkalecave të detit dhe i përfshini ata në dietën tuaj:
Ju sigurojnë me lëndët ushqyese të nevojshme për të qenë energjik
Karkalecat e detit janë një nga burimet më të mira të proteinave së bashku me peshqit e bardhë.
100 gram karkaleca ju sigurojnë gjysmën e sasisë së lëndëve ushqyesve që ju duhet për të patur energji gjatë gjithë ditës.
Nuk kanë efekte të dëmshme që shtojnë kolesterolin
Pavarësisht permbajtjes së tyre me yndryna të ngopura, sasia e këtyre të fundit tek karkalecat është aq e vogël sa që nuk kontribuon në rritjen e niveleve të kolesterolit në gjak. Ndryshe nga burimet e tjera të proteinave, karkalecat nuk kanë efekte te dëmshme ne organizëm.
Përmbajnë hekur
Hekuri është shumë i rëndësishëm për parandalimin e plakjes së parakohshme duke vepruar ndaj radikaleve të lira në trup. Përveç kësaj, ai luan rol në stimulimin e sistemit imunitar, duke kontribuar gjithashtu në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe muskujve.
Janë të pasur me selenium
Seleniumi është agjent kundër kancerit që vepron veçanërisht duke frenuar qelizat kancerogjene në zorrën e trashë dhe në rektum.
Kanë efekte antioksiduese
Karkalecat kanë astaksantinë dhe koenzimë Q, të cilat janë komponime bioaktive me veti antioksiduese në trupin e kujtdo që konsumon karkalecat.
Ulin presionin e gjakut
Karkalecat kanë vetinë e reduktimit të rrahjeve të zemrës dhe kështu parandalimin e arrestit kardiak. Duke patur një përmbajtje të ulët të kolesterolit, karkalecat ndihmojnë sistemin kardiovaskular të funksionojë siç duhet.
Treten lehtësisht
Megjithëse janë ushqime proteinike, karkalecat janë shumë të lehtë për t’u tretur sepse janë të varfër në yndyrna.
Sidoqoftë, duhet të kini kujdes nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të tyre, konsumi i karkalecave dhe prodhimeve të detit ka kundërindikacione për ata që vuajnë nga alergjitë.
Kanë efekt anti-inflamator
Konsumi i karkalecave ka efekte të dobishme anti-inflamatore në indet e trupit.
Përveç kësaj, përdorimi i tyre parandalon bllokimet e gjakut, sepse fluidizon përbërjen e gjakut.
Përmbajnë Omega 3
Acidet Omega 3, të cilët gjenden në sasi të mëdha tek karkalecat e detit, janë acide yndyrore shumë të dobishëm për shëndetin dhe këshillohen nga të gjithë nutricionistët. Ata kanë përfitime në funksionin e trurit si dhe në sistemin kardiovaskular.
Përmbajnë vitaminë D
Vitamina D është një suplement ushqimor i rëndësishëm për asimilimin e kalçiumit në trup dhe karkalecat e detit e përmbajnë me bollëk, së bashku me vitaminën B12, e rëndësishme në luftën kundër anemisë.