Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të XX-të, Mustafa Kemal Ataturku, mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane. Si president, kontributet e tij në zhvillimin e një Turqie moderne e laike ishin aq me ndikim sa që edhe sot fyerja e kujtimit të tij konsiderohet krim që është i dënueshëm me burgim.
I lindur me emrin Mustafa më 19 maj 1881, si i ri u fut në Ushtrinë e Perandorisë Osmane e cila i kishte kaluar mbi 600 vjet në kontrollin e hapësirave të mëdha të Mesdheut. Pasi ndoqi shkollën ushtarake, merr pjesë si ushtar në luftërat kundër italianëve në Libi – nga viti 1911 në vitin 1912 – dhe më vonë ka ndihmuar forcat udhëheqëse në bllokimin e Aleatëve për kapjen e Stambollit në fushatën e famshme të Galipolit gjatë Luftës së Parë Botërore .
Përpjekjet e para në politikë erdhën në vitin 1919 kur organizoi një revolucion nacionalist për të përzënë pushtetin e huaj nga toka turke. Pasi shënoi fitore vendimtare kundër grekëve dhe armenëve, siguroi Traktatin e Lozanës në korrik të vitit 1923, që njohu Turqinë si komb i pavarur. Më vonë atë vit, Kuvendi kombëtar themeloi Turqinë si Republikë me Ataturkun si presidentin e saj të parë.
Si kryetar i shtetit, Ataturku ndërmerr një sërë reformash të thella që kërkonin të krijonin një shoqëri më laike, moderne dhe të stilit evropian. Ai ngriti fabrika në pronësi të shtetit dhe rrjetet hekurudhore, miratoi ligje në lidhje me barazinë gjinore dhe të votës së grave, si dhe futi një program të perëndimor që bëri që Turqia të miratojë kalendarin gregorian dhe alfabetin latin. Më të diskutueshme ishin reformat e tij fetare, të cilat shfuqizuan ligjet shekullore islamike të Kalifatit. Ai gjithashtu mbylli shkollat fetare dhe gjykatat, hoqi ligjin e ndalimit të alkoolit dhe ndaloi gratë punëtore për mbajtjen e shamisë.
Ataturku shërbeu si president të Turqisë për 15 vjet. Tre vjet para vdekjes së tij në vitin 1938, atij iu dha mbiemri i nderuar “Ataturk” – që do të thotë “Babai i turqve”. Kjo sepse figura e krijuesit të shtetit turk ka dalë jashtë kornizave të zakonshme dhe është kthyer në mit dhe kult.
Mirëpo, ai nuk ka bërë shumë për Shqipërinë e shqiptarët (fatkeqësisht, ndonëse i dinte rrënjët e tij shqiptare, ai bashkëpunoi me serbët për t’i shpërngulur shqiptarët nga Kosova), ndërsa nuk ka respektuar as Ahmet Zogun. Ai ndoshta ishte i vetmi që reagoi ndaj krijimit të Mbretërisë së Shqipërisë, me goditje grushti në tryezë e fyerje: “Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Mbase do jem i vetmi në botë. Kjo s’ka rëndësi. Ju betohem, ju jap fjalën që s’kam për ta njohur! Duhet dhënë shembulli. Një njeri i zgjedhur nga njerëzit nuk duhet ta tradhtojë kurrë betimin e tij! Kurrë”!
Ataturku porositi gazetarët që t’i shkruanin fjalët e tij fije e për pe. Ndërsa, kur pas disa ditësh takon një diplomat shqiptar, e pyet me cinizëm: “Asaf Bej, shoh shumë fotografi qesharake nëpër gazeta. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Po vini në skenë ndonjë operetë”?
Ataturku ishte nënçmues ndaj arritjeve sado të vogla të Zogut dhe veçanërisht ndaj aleancës së tij me Italinë. Kështu, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë u ngrinë për tre vjet. /Telegrafi/