Vrasja me gurë, lindi dhe mbeti edhe sot si një traditë religjioze e ekzekutimit të shkelësve të ligjeve të shenjta. Çdo shkelje dhe papajtueshmëri me normat e rrepta të drejtësisë, të sanksionuar nëpërmjet ligjeve shkrimeve të shenjta, meriton ndëshkim, por ajo e vrasjes me gurë zë një vend të veçantë në zbatueshmërinë e ligjeve.
Kurani, hadith-i, sharia
Kurani, shkrimi i shenjtë i fesë islame, nuk e parashikon si dënim vrasjen me gurë. Sipas disa rrëfimeve të trashëguara (hadith-i) thuhet se profeti Muhamed ka urdhëruar vrasjen me gurë për çifutët që kishin shkelur kurorën, duke u bazuar tek torah-ja (LiP 22,22), gjithashtu në më se një rast ai ka vendosur të dënohet shkelësja e kurorës me vrasje me gurë ndërsa shkelësi i kurorës duke e fshikulluar dhe dëbuar[5]. Një varg i kuranit, i cili thuhet se përcaktonte vrasjen me gurë për shkelësit e kurorës, nuk është përfshirë në versionin standart të kuranit.
Në bazë të kësaj vrasja me gurë vlerësohet nga shari’a si dënim hadd. Sipas saj ajo mund të jepet vetëm për marrëdhënien seksuale ndërmjet dy personave, të cilët janë ose kanë qenë të martuar me të tjerë (shih zina-n). Dënimi mund të jepet në bazë të deponimit (pranimit të fajit) ose të dëshmimit e pakta të katër dëshmitarëve meshkuj, kur ata pretendojnë se kanë qenë të pranishëm direkt gjatë aktit seksual. Meqenëse sipas të drejtës islamike dëshmimet e grave kanë shumë më pak peshë se ato të burrave dhe përveç kësaj ato duhen vërtetuar nga dy burra, gratë paditen dhe dënohen me vdekje me anë të vrasjes me gurë për shkelje kurore shumë më shpesh se burrat.
Teologu i Azhar-it al-Xhaziri (1882–1942) e ka përshkruar ekzekutimin korrekt të vrasjes me gurë si më poshtë:
„Vrasja me gurë bëhet me gurë mesatarë, as me të vegjël (vuajtja do të zgjaste në këtë rast shumë), as me copë shkëmbinjsh (në këtë mënyrë nuk do të arrihej torturimi i synuar), por me gurë që zë pëllëmba e dorës; të kihet kujdes që të mos goditet (i dënuari) në fytyrë sepse profeti e ka ndaluar këtë (sipas një hadith-i)… gjatë ekzekutimit shkelësi i kurorës nuk duhet lidhur ose vënë në pranga; as nuk duhet hapur për të gropë në tokë. Për shkelëset femra mund të hapet një gropë deri në gjoks. Gjatë ekzekutimit asaj nuk lejohet t’i zbulohen pjesët intime të trupit. Prandaj asaj i duhet lidhur fort veshja që të mos i zbulohet trupi.“
Afganistani
Në distriktin Dasht-e-Arçi të provincës Kunduz u ekzekutuan publikisht në gusht 2010 me vrasje me gurë një çift i pamartuar, 28-vjeçari Abdul Kajom dhe 20-vjeçarja Sedeka.
Irani
Neni § 83 i kodit penal iranian përcakton dënimin me vdekje me anë të vrasjes me gurë në rast shkeljeje kurore. Të dënuarit për ekzekutim fundosen deri në gjunjë në tokë dhe mbulohen krejtësisht me një copë të patejdukshme. Gurët nuk lejohet të jenë më të mëdhenj se dora që i mban në mënyrë që vdekja e të dënuarit ose e të dënuares të zgjasë. Një gjyqtar mbikqyr minimumin e distancës deri tek i dënuari. Në rast pranimi të fajit nga ana e të dënuarit i lejohet atij që të hedhë i pari gurin. Kur i akuzuari dënohet në bazë të dëshmimit të dëshmitarëve, e hedhin ata të parët gurin.
Aktualisht (dhjetor 2010) janë në Iran 11 persona të dënuar për t’u vrarë me gurë, ndër ta 7 gra. Në Iran është në fuqi prej fundit të vitit 2002 një moratorium për vrasjet me gurë. Iniciativa e atëhershme e parlamentit iranian për heqjen e ligjit të vrasjes me gurë u bllokua nga këshilli i rojeve të kushtetutës. Në shkurt 2003 kreu i drejtësisë, ajatollah Mahmud Hashemi Shahrudi premtoi se vrasja me gurë do të hiqej si formë ekzekutimi. Por kjo kishte vetëm karakter propozues pasi kodi penal deri më sot ende nuk është reformuar.
Prej vitit 2002 sipas të dhënave të Amnesty International janë zbatuar në Iran e pakta shtatë vrasje me gurë. Në vitin 2002 u vranë me gurë e pakta dy persona, në 2006 u vranë me gurë një burrë dhe një grua. Më 5 korrik 2007 u vra me gurë Xhafar Kiani në Aghçe-kand, një fshat afër Takestanit dhe në dhjetor 2008 u vranë dy meshkuj me gurë.[16] Sipas burimeve të tjera thuhet të jenë vrarë gjashtë meshkuj dhe një femër. Një pjesë e krerëve të shtetit iranian kanë planifikuar prej vitit 2008 që të heqin ligjin e vrasjes me gurë.
Në korrik 2010 dy të rinj iranianë iu drejtuan opinionit publik ndërkombëtar në mënyrë që të pengonin vrasjen me gurë që i kanosej të ëmës së tyre Sakineh Mohammadi Ashtiani. Deri më sot nuk e ka anulluar vendimin asnjë gjykatë. Sipas të dhënave të zëdhënëses së komitetit ndërkombëtar kundra vrasjeve me gurë, në nëntor 2010 autoritetet iraniane kanë hapur zyrtarisht rrugën për ekzekutimin e Ashtiani-t (jo detyrimisht me vrasje me gurë). Pas ndërhyrjeve diplomatike ndërkombëtare, ndër të tjara nga ana e ministrit të jashtëm francez, agjencia shtetërore iraniane e shtypit hodhi poshtë më 3 nëntor 2010 „lajmet e medias perëndimore“ duke deklaruar se Ashtiani është aktualisht „shëndoshë“.
Në korrik 2010 organizata ndërkombëtare joqeveritare avaaz.org mblodhi në internet nënshkrime për një peticion kundra vrasjes me gurë; ai është nënshkruar (deri në gusht 2010) prej më se 551.000 vetëve.
Nigeria
Në Nigeri u liruan edhe si pasojë e presionit ndërkombëtar Safiya Hussaini dhe Amina Laëal, të cilat ishin dënuar më 2001 dhe 2002 nga gjyqet e sharia-s me vdekje me vrasje me gurë.
Somalia
Më 27 tetor 2008 forcat islamiste al-shabaab, të cilat kishin vënë nën kontrollin e tyre si pasojë e luftës civile në Somali pjesë të mëdha të vendit duke futur në fuqi sharia-n, vranë me gurë në qytetin jugor somalez port Kismaajo 13-vjeçaren Aisha Ibrahim Duhuloë. Kjo vajzë kishte pohuar se ishte përdhunuar nga tre meshkuj duke u dënuar si pasojë më pas për shkelje kurore. Një rast tjetër ndodhi më 6 nëntor 2009. Në qytetin port Merka në jug të Mogadishu-t u dënuan me vdekje me vrasje me gurë një burrë 33-vjeçar dhe shoqja e tij për shkak të shkeljes së kurorës. Vendimi për burrin u ekzekutua ndërsa për gruan pritet së pari lindja.
Vrasja me ka për qëllim të sjellë një një vdekje e ngadaltë dhe të dhimbshme. Kjo qëllimsi ka brenda vetes jo vetëm ndëshkimin me dorën e pamëshirshme të ligjit, por shumë urrejtje. Nuk është vetëm ligji që vret kaq mizorisht, por edhe një shpirt i etur për dhimbje dhe tmerr, një gjendje humane e mbingarkuar me një tension të tillë shpërthyes, i cili mund të shprehet në këtë mënyrë, jo vetëm si zbatues i një ekzekutimi se sa dëshmues i një krize të thellë të individit.
Bota e civilizuar po përpiqet ta çlirojë njeriun modern nga makthi i kësaj forme makabre ekzekutimi, por pa mundur te shënojë rezultate konkrete në atë pjesë të botës që kërkon me ngulm të mbetet pas në kohë.