Ne e dimë tashmë se forca magnetike e Polit të Veriut nuk përputhet plotësisht me Polin e Veriut në hartën botërore. Ajo ka shfaqur kohë më parë një zhvendosje, e cila kahet me ritmin e akullnajave, rreth 1.400 milje, kjo që nga zbulimi i tij i parë në vitin 1831, njofton Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
Ajo që ka befasuear shkencëtarët është se Poli magnetik i Veriut ka një kahje të zhvendosjet drejt Siberisë, me një ritëm në rritje, raporton “Science Alert”. Ai madje kaloi meridianin e Greenwich, linja e padukshme që përcakton zonat kohore, për herë të parë në historinë e saj të regjistruar.
Kjo mund të shkatërrojë potencialisht sistemet e pozicionimit, operacionet ushtarake dhe proceset e tjera që mbështeten në matjen e polit magnetik të tokës.
Poli magnetik i Veriut u zbulua se po shkonte drejt Rusisë me rreth 34 milje në vit, duke u ngadalësuar shpejtësinë në vetëm 25 milje. Përkundër ngadalësimit më të fundit, “lëvizja që nga vitet 1990 është shumë më e shpejtë sesa në çdo kohë, për të paktën katër shekuj,” tha për “Financial Times” specialisti i gjeomagnetikës, Ciaran Beggan nga Shërbimi Gjeologjik Britanik (BGS).
“Ne me të vërtetë nuk dimë shumë rreth ndryshimeve në thelbin që e drejton atë,” shtoi Beggan.
Javën e kaluar, shkencëtarët zbuluan versionin e ri të Modelit Magnetik Botëror, një model përfaqësues që ndihmon sistemet e lundrimit që përafrohen me realitetin gjeografik, të lëshuar çdo pesë vjet. Përditësimi i fundit u lëshua në vitin 2015, duke e bërë këtë azhurnim pak më herët – një përpjekje e qëllimshme për të kapur ritmin gjithnjë e në rritje të lëvizjes magnetike në Polin e Veriut.
Luhatjet mund të shkaktohen nga flukset e lëvizjes së hekurit të lëngshëm brenda bërthamës së Tokës, megjithëse shkencëtarët kanë filluar vetëm të kuptojnë atë dinamikë. Një raport i janarit i botuar në “Nature”, sugjeron se mund të ketë lidhje me valët hidromagnetike nga thellësia në bërthamën e planetit.
Ndërsa shtohet se kjo zhvendosje e kaheve magnetike nuk do të jetë përmbysja e parë e fushës magnetike të Tokës. Ekspertët parashikojnë për një përmbysje e tillë, e cila pritet të mos ndodhë për qindra-mijëra vjet, siç raporton FT – përmbysja e fundit ndodhi 780,000 vjet më parë. Gjithsesi kjo zhvendosje ka vënë shkencatarët në alarm, për të gjetur shkaksinë që i ka dhënë një shtysë të tillë lëvizjes së poleve.
Përgatit: Albert Vataj