mbeti pa u shkru nji Dhjat e shenjte për ty,
ani, un’ përditë lexoj psalmet e dashtunis tande,
e lutem për shpirtnat qi dhembin e zemrat qi thyhen.
N’ç’do drit’ m’shfaqesh tue m’ledh me t’bekuemet tuejat duar,
qi zgjaten edhe tash tue m’gjet dorshtrim kah ti,
duar t’mylmueme bujarshëm n’ç’do altar qi u nxu n’ty.
zjarmin e zemrës përpushi n’prushi e kujtimit qi m’bjen kahatje.
Kryqzimeve t’Golgotave t’mija, heka jote m’dhemb,
kamban, kumbon e rrzohet n’kryqin e dors tande,
e malli pikllushëm piklon nan streht e fikjes,
jehues mbeti mjegullave behja jote prej ajri.Mbin n’çdo stinë fara e dashnis qi hedhe n’mu,
lulon pranverave, lulja e tamëlt e qeshjes tande,
skuqin n’çdo gem t’puthjes, mollzat e faqeve tuja.
Dite me dasht më zemrën e tana dashnive t’lame n’drit,
pate dhimbje po s’dite me trand fjalën e lig shpirt.
Tash qi koha dhe ndamja ka mbetun qiell mes nesh,
tash qi lyp kundërmimeve nji përmallim t’nalt,
e ndij n’gjoksin tem shpirtjen tande,
n’ç’do mungim e dhimbje,
pahem e lahem dritjeve t’agut t’syve tuj.
Sante, shenjtja nan e nanave,
dite njaq amël me dasht e idht me dhimbt,
njaq sa hiri i dlirsis tande, e loti jem,
shëlbyen dëshirimeve fajet,
t’hyjt ngjiten n’kryqin e shenjtnimit tand.
T’bana altar n’shpirtin tem, e shenjta nan e nanave,
ngase kjesh nevojtar për me besue,
nji vend deshta n’prehnin e qeillit tand
me u gjunjzu e me u lut, përgjerue.
I kjesh blatue çdo adhurimi dhe malli,
qi xuni rranj n’trishtimin e dijve që u fikën n’ty,
e flakën bekimeve qi le n’ne, e shtrenjt shejtnue.
Krajli i dads, kjesh dhe mbeta, atditë e sod,
n’mbretnin e dashnis tande lamun bekue,
Sante, shenjtja nan e nanave,
krahnori dhe prehja, n’dëshirime t’zemrën tande kredhun.
S’u shkrue Dhjat për ty, as tekse apokrif,
aniqysh,
besimi n’nji dashni t’nalt m’u ba altar,
lutem çdo ditë lume, Sante, e Shenjta Mari,
toksorja e qiellit t’lamun n’bekimin tand…
N’emën t’Atit, t’Birit e t’Shpirtit, t’shenjt.
Amen!
(Dedikuar nandajes, nji prej grave t’shenjta t’jets teme)