Në maj të vitit 1871, kur ishte vetëm 16 vjeç, Arthur Rimbaud shkroi dy letra që arrijnë të hedhin bazat e asaj që mund të thuhet si filozofia poetike e Rimbaund. Letra e parë datonte më 13 maj dhe u shkrua në Izambard, në të cilin Rimbaud shpjegoi:
“Tani dua të bëj veten time të vuaj. Pse? Dua të jem poet dhe po punoj duke u kthyer në një shikues të vëmendshëm dhe qëmtues symprehtë. Ju nuk do të kuptoni asgjë nga kjo që po them. Madje edhe unë jam pothuajse i paaftë t’ju shpjegoj diçka rreth kësaj. Ideja është që të arrihet te poeti, te filozofia e tij poetike është të shkohet tek e panjohura nga çrregullimi i të gjitha shqisave. Ajo, poezia, grishja e ligjërimit të shpirtit, të përfshin në vuajtje të mëdha, por ajo që u duhet bërë më dije poetëve është se atyre u duhet të jenë të fortë dhe… të jesh domosdo një poet i lindur. Nuk është me të vërtetë faji im që jam ky që jam. Sikurse nuk është mëkati i asnjë poeti që ka zgjedhur t’u flasë të tjerëve më atë që shpirtin e tij e ka bërë sa të gëzojë aq dhe të vuaj”.
Rimbaud në këtë ngulm filozofimi poetik u frymëzua nga vepra e Charles Baudelaire. Ky frymëzim do ta ndihmonte atë të krijonte një stil simbolik të poezisë. Rimbaud tha pak a shumë të njëjtën gjë edhe në letrën e dytë “Lettre du voyant”, shkruar më 15 maj, para udhëtimit të tij të parë në Paris – udhëtim që do ta çonte atë tek miku i tij Paul Demeny. Letra shpjegoi gjithashtu teorinë e tij revolucionare rreth poezisë dhe jetës, në të cilën ai përfshin poetët që e paraprijnë poezinë. Duke dashur për forma dhe ide të reja poetike, ai shkroi:
“Unë them se poeti duhet të jetë një vëzhgues sqimatar, ose të bëhet një i tillë. Poeti e bën veten një vrojtues nga një çrregullim i gjatë, i jashtëzakonshëm dhe racional i të gjitha shqisave. Çdo formë dashurie, vuajtje, çmenduri; poeti e kontrollon vetveten, ai konsumon të gjitha helmet në të, dhe i mban të veçuara ndarjet e tyre. Kjo është një torturë e papërshkrueshme, gjatë së cilës ai ka nevojë për gjithë besimin e tij dhe forcën mbinjerëzore, periudhë në të cilën ai bëhet pacienti i madh, kriminel i rrezikshëm, i mallkuar plot urrejtje dhe zemëratë – dhe… i ditur në gjithë zotërimin e njohjes, bëhet poet në mesin e njerëzve.
Sepse ai arrin në të panjohurën!
Sepse ai ka kultivuar shpirtin e tij, i cili ishte i pasuruar për të filluar një jetë të re, për t’iu përgjigjur një nënshtrimi torturues dhe lirie që shtytë tej caqet e pafundësisë. Kjo e dallon poetin, kjo e diferencon nga çdo njeri tjetër! Ai arrin të panjohurën, madje edhe nëse i duhet të jetë i çmendur, ai përfundon duke humbur kuptimin e vizioneve të tij, të paktën, ai i ka parë ata, i ka bashkuar ato skaje! Le të shuhet duke u ngarkuar përmes atyre gjërave të pashprehura dhe të panjohura: zelltarë të tjerë të tmerrshëm do të vijnë.
Është kjo optikë, ky ngulm poetik që jetësoi tek Arthur Rimbaud poetin që njohim ne, filozofin e mendimit shprehës shpirtëror që njeh tradita e pasur e letërsisë botërore.