Piktor francez, Henri Fantin-Latour pësoi një evolucion të mrekullueshëm gjatë rrjedhës së karrierës së tij, duke u nisur si anëtar i avangardës reale para se të krijonte kompozime anti-realiste, fantastike në vitet 1870. Ky pastel mjeshtërore që nderon kompozitorin e vonë romantik, francezin Hector Berlioz është pjesë e “projekteve imagjinative” proto-simboliste të zhvilluara nga Fantin-Latour rreth vitit 1875.
Henri Fantin-Latour (14 janar 1836 – 25 gusht 1904) ishte një piktor dhe litografograf francez i njohur më së shumti për pikturat e tij me lule, por dhe portretet grupore të artistëve dhe shkrimtarëve parizianë. Një vend të veçantë në galerinë e tij krijuese zë dhe homazhi për kompozitorin francez, Hector Berlioz. Një homazh që prek thellë ndjesitë e komunikimit përmes vizatimit dhe ngjyrave, përmes një pamshmërie të mbuluar nga një mantel drite që pengon kjartësimin e imazhit, por e vesh atë me një vështrim prarues, platitës, një shpërfaqje që vjen prej sysh që e përziejnë kundrimin me një lloj mirazhi, tamam sikur ndodhesh në cakun e ndërmjetëm të dy botëve dhe rrekesh të krijosh mes kujtesës dhe dhimbjes atë figur që merr shkaq formësimi, të tillë idilik si në një realitet që i përket përjetësisë. I tillë është ky homazh, e tillë është ajo që ne shohim në këto tablo dhe vizatime, pas të cilave vibron ajri i një muzike dhe flakërin shpirti i mijëra ndijimeve që derdhe mbi të si një shi.
“Symphonie Fantastique” (referuar në këtë homazh) nga kompozitori francez Hector Berlioz është një kompozim epik që tregon historinë e dashurisë së papërsëritshme të një artisti për një grua të bukur, me siguri bazuar në aktoren irlandeze Harriet Smithson. Këtu, (në vizatim e publikuar) Henri Fantin-Latour i bëri homazh lëvizjes së dytë të simfonisë, në të cilën artisti, në të djathtë, përpiqet të tërheq vëmendjen e të dashurit të tij ndërsa mysafirët e topit përzihen në sfond.
Hektor Berlioz (11 Dhjetor 1803 – 8 Mars 1869) cilësohet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të romantizmit evropian, megjithëse ai e ka pohuar jo rrallë që për të, termi ‘romantik’, ishte një fjalë pa domethënie, për më tepër që ai e konsideronte veten kompozitor klasik. Muzika e tij është e njohur për mos respektimin e ligjeve të harmonisë megjithatë kjo kritikë nuk ka penguar shumë artistë të studiojnë partiturat e Berlioz. Kohët e fundit është zbuluar që Berlioz e respektonte harmoninë por sipas disa ligjeve të shekullit të XVI-të.
Albert Vataj