Trumëza ( Thymus serpyllum L.)
Trumëza, (Thymus serpyllum L. , çaj i egër, Lulë çaji), është bimë shumëvjeçare, gjysmëshkurre, kërcellin e ka të gjatë me bazë drunore të shtrirë. Në të zhvillohen rrënjët adventive dhe në maje mbaron me fletë rozete (të dekoruara). Ka lartësi deri në 30 cm. Degët me lule janë me gjatësi 4-7 cm dhe zhvillohen për së gjati me kërcellin të mbuluara me qime, fletët i ka të imta me madhësi 0.5-1.5 cm dhe gjerësi deri 6 mm dhe lule të përbëra me madhësi deri në 5 mm me qime dybuzore, ka mbajtëse të vogël dhe janë të shoqëruar në lulëza para majës së kërcellit. Lulet lulëzojnë gjatë gjithë verës. E gjithë bima është me shumë erë aromatike dhe me shije të këndshme, sidomos kur të fërkohet. Rritet në vende të thata me diell dhe në livadhe.
Mbledhja, tharja dhe ruajtja
Varësisht nga mënyra e mbledhjes, tharjes, ruajtjes dhe paketimit, varet edhe roli i saj veprues. Në qoftë se njëra nga këto, nuk bëhet në mënyrë të drejtë, atëherë edhe efekti i saj do të jetë i dobët ose do të mungojë fare, për arsye se substancat të cilat i përmban kjo bimë mjekuese janë shumë të paqëndrueshme dhe nga pakujdesia mund të eleminohen. Kjo edhe është një arsye shumë e madhe që shumica ankohen se çaji i egër nuk ka pasur efekt.
Mbledhja duhet të bëhet para dite kur nuk ka lagështi, në kohë të nxehtë dhe me diell. Nuk duhet të mblidhen në thasë, por në shporta. Bima nuk bën të shkulet për arsye se ajo zhduket dhe në anën tjetër fitohet drogë e dobët. Mund të prehet ose shkurtohet me brisk ose me gërshërë të mprehta vetëm pjesa e sipërme e degëzave me gjethe dhe me lule.
Tharja – pas mbledhjes duhet të bëhet menjëherë në shtresë të hollë, me rrymim ajri, në hije. Tharja më e mirë bëhet në tertore, mirëpo duhet të llogaritet që temperatura të mos kalojë mbi 40 C.
Ruajtja – droga e mbledhur dhe e tharë mirë duhet të ruhet e paketuar në kartuça të trashë dhe në vende të thata pa lagështi.
Përbërja – droga përmban deri 1% vaj eterik, taninë, përbërës të idhët, rrëshirë etj.
Vaji eterik i Luleçajit përmban: timol dhe karvakrol. Përbërësit e tjerë janë: timol, metil, etër, cineol, linalol dhe terpene të tjera. Përbërësi kryesor i vajit eterik të Luleçajit është cimeni.
Përdorimi: është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik.
Te ne është përdorur si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave. Sidomos rëndësi të madhe ka kur vaji etrik i cili fitohet me anë të ekstrakimit përdoret kundër kollit. Te ne çaji i egër përgatitet në mënyrë të gabuar, sepse bashkë me ujin e lëmë të vlojë edhe çaji. Mënyra e drejtë e përgatitjes është: merret një lugë e mbushur mirë me çaj, uji së pari të vlohet, e pastaj qitet çaji dhe mbulohet në mënyrë që të mos avullohen substacat avulluese, lihet të qëndrojë 2 orë.
Substancat mjekuese ndodhen kryesisht në gjethe të lules, kështu që parapëlqehet që të mblidhen vetëm lulet dhe gjethet, të cilat duhet të paketohen dhe të mbyllen mirë për të penguar largimin e materieve avulluese. Kjo bimë është shumë e mirë kundër barkqitjes, për arsye se ka sasi të konsiderueshme të tanineve. Eshtë edhe konservans i mirë për shkak të përmbatjes së materieve me aromë, jepet edhe kundër parazitëve të kuq, sidomos te fëmijët kundër skrrajave.
Çaji i egër si edhe temjani, kanë veprim në pastrimin e sekretit nga organet për frymëmarrje, për këtë është shumë e rëndësishme te sekretet e tepërta në organet për frymëmarje, te kalljet e mushkërive, kollitjet, katari bronkial etj.
Me rëndësi të veçantë është edhe te sëmundjet e lukthit dhe nervave, sidomos zvogëlon shtangimet e lukthit si edhe pagjumësinë.
Skrupfuloza, zbehtësia dhe pagjakësia, janë veprime të tjera mjekuese.
Për ftohje te fëmijët
Rp/
50 gr çaj i egër
20 gr plantago lancelota
20 gjethe drosera rotundifolia
20 rrënjë glycyrrhiza glabra
Nga kjo përzierje merret një lugë çaj për një gotë çaj dhe pihet me përtypje dy “sola” në ditë, të ëmbëlsuara me mjaltë.
Për pagjakësi
Rp/
50 gr çaj i egër
50 ithë
Përgatitet – një lugë e kësaj përzierje për një gotë çaj dhe pijet dy deri tri gota në ditë të ëmbëlsuara me mjaltë.
Çaji nuk duhet të zihet, por duhet të pregatitet me ujë të vluar dhe të mbylluar mirë, në mënyrë që të mos eleminohen materiet avulluese të cilat kanë rolin veprues.
Është e pasur edhe me vitaminën C dhe me shumë minerale të tjera. Në disa vende (Japoni, Rusi, etj), kërcejtë fertilë (të padegëzuar) përdoren për ushqim si perime. Që nga kohët më të hershme, kërcejtë sterilë të kësaj bime përdoreshin në mjekësi kundër shumë sëmundjeve.
I takon familjes primitive të bimëve (Equisetaceae), të cilat para më se një milionë vjetëve e kanë mbuluar Tokën . Ekzistojnë shumë lloje të Equisetum-it, por Equisetum arvense është më e përhapura .
Në gjuhën shqipe, sipas librit “Fjalorthi etnobotanik i shqipes” të autorit Shefki Sejdiu, kjo bimë njihet edhe me këto emra: bar’ i idht, barimagari, barkali, bishtmini, piskatore, hormoç, gdhê i egër, cpirrak, thekç, grrêth, kândër, bargjan, hjekës, hjekës arash, nieskë, këputje, bishtkali, kripë, krips, kripth, kripëz, vgje, vgjedhë, çibuk, krizëm, bar i ashpër, bar sermajë, bar paresh etj.
Kërcelli i kësaj bime është i drejtë, me gjethe të shumta e të holla, të vendosura rreth boshtit të kërcellit. Për këtë dhe quhet barkali (sikur bishti i kalit). Është bimë shumëvjeçare dhe ka rizomin i cili depërton thellë në tokë. Bima ka dy lloje të kërcellit: atë sterile dhe atë fertile. Kërcelli fertil lajmërohet në pranverë para atij steril dhe është i padegëzuar, i gjatë rreth 10-30 cm, dhe në të ka spore. Pas shpërndarjes së sporeve, bima fertile (e plleshme) thahet dhe paraqitet bima e rrjepur sterile, që ka degëza. Kjo bimë rritet prej 50 – 60 cm. Këputja e arave mund të haset në vende të braktisura, kryesisht me lagështi, pastaj pranë hekurudhave, lumenjve, nëpër livadhe, e ndonjëherë edhe nëpër pyje e vende kodrinore. Kjo bimë është e përhapur në tërë Evropën, në Azi dhe Amerikë Veriore. Trungjet sterile të këputjes së arave mblidhen që nga mesi deri në fund të stinës së verës dhe përdoren për mjekime fitoterapeutike. Nëpër barnatore kjo bimë gjendet në shitje me emrin Equiseti herba.
Këputja e arave në vete përmban sasi të konsiderueshme të siliciumit, i cili ndodhet në formë të kristaleve në bimën e terur, dhe atë në sasi gjer në 10 %. Përveç kësaj, në vete përmban edhe saponine, flavoide, alkaloide, materie të idhëta, sterole, kalium, kalcium, natrium, sulfur, tanine, pektin, karotinoide. Është e pasur edhe me vitaminën C dhe me shumë minerale të tjera. Në disa vende (Japoni, Rusi, etj), kërcejtë fertilë (të padegëzuar) përdoren për ushqim si perime. Që nga kohët më të hershme, kërcejtë sterilë të kësaj bime përdoreshin në mjekësi kundër shumë sëmundjeve.
Veprimi: Këputja e arave në organizëm vepron si hemostatik (ndalon rrjedhjen e gjakut), si adstringent (mjet me veprim rrudhës), si diuretik (shkakton urinimin e shpeshtë dhe ndihmon në punën e veshkëve dhe rrugëve urinare), si depurgativ, si bar pulmonal, si anti inflamator, etj.
Përdorimi: Efekti primar dhe i rëndësishëm i kësaj bime është antihemorragjik (pengon dhe ndalon gjakderdhjen), duke ndikuar si lokalisht, ashtu edhe sistematikisht. Klinikisht është vërtetuar se marrja e lëngut të kësaj bime nxit koagulimin (mpiksjen) e gjakut, prandaj përdorimi lokal dhe i jashtëm i bimës së imtësuar, është edhe zëvendësim i suksesëm për aplikimin e inxheksioneve lokale në këto raste për qëllim të pengimit të gjakderdhjes.
Këputja e arave kryesisht aplikohet te plagët e hapura të cilat vështirë shërohen.
Përdorimin e suksesëm të kësaj bime në trajtimin e gjakut dhe të urinës, më së miri e tregon prania e acidit të strallit. Bima në fjalë kryesisht përdoret për mjekimin e sëmundjeve të hundës, veshit, fytit, mushkërive, për mjekimin e gjakut në urinë, gjakderdhjeve ekscesive nga mitra (uterusi), të dismenoresë (menstruacioneve me dhembje), etj. Është interesante se këtë bimë kinezët e përdorin kundër dizenterisë. Për shkak të sinergjisë së principeve të saja aktive, kjo bimë me sukses përdoret edhe te sëmundjet e traktit urogjenital, te cistitisi, prostatitisi, uretritisi, enurezioni, inkantinenca urinare, hipertrofia e prostatës. Në këto raste të përmendura tregon efekte të mrekullueshme. Ndërsa aktiviteti i këputjes së arave në sistemin urogjenital rrumbullakësohet me veprimin diuretik të saj me ç’rast ndikon në thyerjen e gurit urinar.
Këputja e arave është edhe agjens i rëndësishëm anti inflamator. Ajo rritë popullacionin (sasinë) e leukociteve, të cilat kanë për detyrë t’i largojnë nga organizmi qelizat e vdekura, bakteriet dhe ndytësirat tjera, duke penguar në këtë mënyrë burimin e kallove dhe çrregullimeve të tjera.
Acidi i strallit nga kjo bimë është i njohur për atë se e përforcon dhe e shëron indin e mushkërive. Për këtë arsye qysh edhe në kohët e hershme e kanë përdorur këputjen e arave kundër TBC-së (tuberkulozit).
Equisetum arvense është edhe depurgativ i mirë, dhe shpesh përdoret kundër sëmundjeve lëkurore dhe atyre reumatike. Nga organizmi, ky bar me sukses i largon ca helme dhe materie të quajtura metale të rënda. Nëse bimën e përdorim per or (gojarisht, duke e kapërdirë me ujë), poashtu edhe kur përdoret lokalisht, tregohet si hemostatik i mrekullueshëm. Me rëndësi është të përmendet se substancat që kjo bimë i përmban nuk janë të tipit vazokonstriktor (nuk i ngushtojnë enët e gjakut), e me këtë nënkuptohet se nuk ndikon në shtypjen e gjakut. Poashtu me sukses përdoret edhe te rastet e edemave hormonale dhe metabolike, te bronhitisi dhe sëmundjet e mushkërive.
Dozimi dhe përdorimi: Merren 1 – 4 (një deri katër) gram bimë të tharë, përgatitet si dekokt dhe pihet tre herë në ditë. (Dekoktet janë ekstrakte ujore të bimëve për përdorim të brendshëm, që përgatiten duke e zbutur drogën bimore në ujë të ftohtë dhe pastaj së bashku zihen rreth 30 minuta, kullohen dhe ftohen.)
Me sukses përdoret edhe tinktura e këputjes së arave, duke marë tre (3) herë në ditë nga 20 – 30 (njëzet – tridhjetë) pika.
Poashtu mund të përdoret edhe në këtë mënyrë: Merret një lugë kafeje bimë e tharë dhe e imtësuar, tretet në pak ujë dhe pihet para buke tre herë në ditë.
Vërejtje: Nuk guxon të tejkalohet doza terapeutike, ngase mund të shfaqen helmimet me këtë bimë. Simptomet e helmimit me këtë bimë, të cilat paraqiten disa orë pas marrjes së drogës bimore në organizëm janë: rritja e të rrahurave të pulsit, frymëmarrja e vështirësuar, diarrea (barkçitjet), etj.