Kopra (lat. Anethum graveolens L.DilL.)
Në trevat tona kjo bimë njihet edhe me emra si maraq, anetë me erë të rëndë, nedër, marackë, moreja, neterz, (Shkodër), netërza e rëndomtë, është bimë jetëshkurtë. Gjethet i ka fijore me degëzime, të gjata dhe me aromë karakteristike për këtë bimë. Lulet e koprës së rëndomtë janë me ngjyrë të verdhë në të portokalltë, të imta, të përbëra me kurorë nga 5 petale, në kupën e së cilës ndodhen 5 thekë dhe 2 pistila. Fryti është në formë vezake, i cili në gjendje të freskët ndahet në dy gjysmëfryte. Rritet në lartësi prej disa dhjetëra centimetrash deri në dy metra. Zakonisht gjendet ne lëndina dhe fusha. Në mjekësinë popullore përdoret kryesisht fryti i tharë i koprës. Aroma e fortë karakteristike e bimës tregon se sa është e pasur me vajëra eterike.
Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka.
Mjekë popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçë dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet 3 deri 4 gota në ditë.
Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje, ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka vijnë nga prindër që nuk i kanë ndier asnjëherë shqetësimet dhe, pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave) rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.
Vaji
Vaji eterik i kësaj bime është shumë i përshtatshëm për qetësimin e dhimbjeve në lukth, si dhe për mjekimin e mukozës së traktit të jashtëqitjes. Për mjekimin e këtyre sëmundjeve këshillohet 2 deri në 5 pika pas çdo vakti. Marrja e vajit nuk duhet të zgjasë më tepër se 2 javë.
Rezultatet
Me sukses përdoret kjo bimë edhe kundër kollës, apo edhe për të larguar gripin, sidomos kur ai shoqërohet me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Këshillohet që gjatë kësaj kohe lëngu të pihet esëll në mëngjes dhe i ëmbëlsuar me mjaltë. Mjaft pozitive është kjo bimë kur përdoret te foshnjat e sapolindura. Ajo jepet në formë çaji për pengimin e dhimbjeve dhe shtrëngimeve, të cilat e shoqërojnë foshnjën në muajt e parë të lindjes. Përdorimi i çajit të koprës është shumë i përshtatshëm edhe për nënat lehona, që nuk kanë sasinë e duhur të qumështit, gjithashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e foshnjës. Me përdorimin e këtij çaji bëhet pastrimi dhe rigjenerimi i mëlçisë. Bima ndihmon mjaft në qarkullimin sa më të mirë të gjakut në organizëm. Gjithashtu, çaji i përgatitur nga bima ndihmon në tretjen e ushqimit. Prandaj këshillohet në rastet kur keni probleme me tretjen apo edhe kur e keni abuzuar me sasinë e ushqimit, nevojitet një gotë me çaj kopre dhe do ta ndieni veten shumë më të lehtësuar. Çaji gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve stomakut. Bima e koprës kryesisht përdoret si infuz, çaj, apo si tinkturë.
Rekomandime dhe këshilla
Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve. Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie etj. Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji. Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka. Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit) Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili Lëvizni sa më shumë të mundeni Një herë në tre muaj bëni ECHO Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph) Bëni banja me ujë të ngrohtë Mos pini alkool dhe duhan. Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje e ngadaltë dhe të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.