Kofshët e shëndosha janë pika strategjike që do të ndryshojë parametrat shkencorë e ndoshta edhe ata estetik. Në fakt, kjo është risia e fundit dhe një lajm shumë i mirë për femrat e mbushura: kofshët e shëndosha mund të ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Zbulimi është publikuar nga një burim zyrtar, pikërisht nga “British Medical Journal”. Lajmi ka ngjallur shumë debate mes komunitetit shkencor, por kjo risi, përveçse ka hapur një kurs të ri në diagnozat mjekësore, mund të shënojë edhe një revolucion të rregullat e estetikës. Studiuesit kanë zbuluar se personat me kofshë më të mëdha se 60 centimetra kanë më pak probabilitet të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Kush ka një perimetër më të vogël, ka edhe pak masë muskulore dhe për pasojë është më shumë i rrezikuar nga diabeti që i lehtëson sëmundjet kardiake. Grupi i studiuesve danezë thekson se kjo nuk është “një xhelozi” kundrejt femrave me këmbë të holla. Fiksimi estetik i miliona femrave mund të jetë i dëmshëm.
Shkencëtarët danezë kanë realizuar një studim tek tre mijë persona, të cilët janë mbajtur nën kontroll për dhjetë vjet. Është analizuar niveli i kolesteroli, tensioni i gjakut dhe aktiviteti fizik i çdo pjesëmarrësi. Gjatë studimit, ekipi i shkencëtarëve zbuloi se raporti mes perimetrit të kofshëve dhe sëmundjeve kardiake qëndronte pozitiv edhe kur pacienti ishte duhanpirës dhe kur kishte nivel të lartë kolesteroli në gjak. Studiuesit vunë re se personat me një perimetër nën 55 centimetra kanë pasur në harkun kohor të dhjetë viteve, dy herë probleme serioze shëndetësore. “Zbuluam se rreziku ishte i pavarur nga mënyra e jetesës ose nga obeziteti, – është shprehur Berit Heitmann, drejtor i kërkimit. – Lidhet më shumë me perimetrin e kofshëve sesa me mënyrën e jetesës, siç mendonim deri tani. Është një lloj mase jo shumë cilësore, por mund t’u nevojitet mjekëve për të llogaritur rreziqet”.
Por jo të gjithë janë dakord me mjekësinë e numrave. “Studimi mund të ketë vlerat e tij epidemiologjike, por nuk kuptohet korrelacioni mes perimetrit të kofshëve dhe rreziqeve kardiake”, – thotë presidenti i Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë. “Në rastin e perimetrit të kofshëve, raporti është i qartë: yndyra e barkut prodhon një sërë substancash të dëmshme për zemrën. Në rastin e kofshëve mbetet për t’u konstatuar se cila është lidhja”. Fakti është se po shtohen gjithnjë e më shumë kërkimet që lidhen me studimin e masave të trupit, formula matematikor për të shpjeguar problemet e ndërlikuara. “Këto lloj deklaratash mund të na japin të dhëna paralajmëruese interesante, por jo të mjaftueshme për të shpjeguar një sëmundje”.
E megjithatë, kofshët e kolme mbeten një potencial gjenerues energjie të pashtershme djelljeje dhe epshi. Ato gra që zotërojnë këto asete fizike, duhet të besojnë te risitë që sjellin hulumtuesit dhe tek fakti që i shndëron ata në një mundësi të parezistueshme për meshkujt. Këto gra qëndrojnë mbi dy këmbë të shëndetshme si mbi një ekuilibër të domosdoshëm për t’u ndjerë komod në trupin e tyre.
Albert Vataj