Nga Albert Vataj
Nadja e mir’ ty dritë qi t’puth kjo rreze!
Nadja e mir’ andje e dëshirimeve, kandje qi prek me rreze diten e ndez me shpirt dritën, tue mbush me frym ç’ka nata ka shterr e ç’ka agut i bjerr.
Nadja e mir’ i kjoft njasaj zemre qi çohet me krah e jeton me flatra, kumton me adhurim e kangës i’a cek çdo cicërime. T’preku me puthje tue t’prish andrrën, e n’tjetër andërr t’kredhi, siç di e sa due, njaq sa t’muj, si tue dëshiru.
Nadja e mir’ ty dritë qi t’puth kjo rreze.
Nadja e mire të kjoft ty shpirt që gufon mungueshëm në gjoksin tem. Ta putht synin njajo drit që më prek mue buzën e ta ndez ty shpirtin. Ardhsha me frymën që t’hov nxitimi e ta çosha pesh njat krahnor ku prehen andjet e dëshirave qi m’kanë dëbue gjumin. Shko kah t’çon ajri i freskët i këtij mengjesi se tash përpjekesh n’doj taft t’nxehtë qi ka mujt me ardh e me t’hy ngjinin qi e pupth gjëmimi i zemrës. Lyp nëpër gjanat qi shfaq e shuen pamja, se ndoshta t’përfytyrohet fryra jeme menduese, e diçka mundet me ta than përmes njasaj heshtje qi piklon me pikat e vesës.
Nadja e mir’ e dita e bardh, ty andje e andrrave t’mija. E dritshme kjoft vullnesa e njatij shpirti qi gufueshëm i nepet krahnorit, kur tafti i freskët i agut mbështet kokën njaty ku due me rrëzue puthjet.
Kjosh gjithmon veç andërr, andja jeme e dishruese, kjosh ç’ka e mëkoj me shpirt, e qëndis me fjalë, ç’ka e mylmej me zemër dhe e ndez me afsh. Kjosh andje, andrra jeme, ti qi t’xen gjumi n’kraht e mij e hap syt n’krahët e njatij shkulmi drite qi m’mbush me frym e m’ndez me diell.