Miklimi i një krijese kaq delikate dhe kaq të ëmbël është si një puhiza e ngrohtë e një fryme që të ledh me shumë delikatesë, për të të rrëmbyer në krahët e një përjetimi që rreket të të mbush një boshllëk, të cilin nuk e dije se ishte brenda teje. Sa herë na ndodh të jemi të joshur prej çastesh të befta, të cilat nuk na lënë të përmendemi, por ashtu si nëpër ëndërr na kolovisin duke na fluturuar si pend zogu në hapësirën e një ëndjeje gati të pashpjegueshme, por që na deh, na huton, na kalamend, na bën të ndjehemi ashtu të brishtë dhe shumë të ndjeshëm, na bëjnë të ndjejmë pjesën më të përkorë të vetes sonë, e cila ka mbetur pa rënë kurban i shprehive të kohërendjes.
Jetojeni këtë çast për ta ndjerë veten të pushtuar nga një dëshirë e papërmasshme admirimi dhe për ta prekur të mundshmen që gufon ashtu papritur prej një energjie përtëritëse që shpërthen duke të të mbushur me dritë. Jetoje këtë çast miklimi dhe gjithçka do të ju duket më e afërt, më e ngrohtë, më qiellore.
Albert Vataj
Albert Vataj