Nga Albert Vataj
Ai është kaq madhështor në këtë vepër arti sa ç’ishte në atë që la si testament dijes dhe shpirtit të botës. Kjo mjeshtëri është konkurruese me çdo shtatëhedhje tjetër jetësuar në shkëmb dhe në metal. Artisti në rijetësimin në mermer të këtij kolosi të mendimit italian, i është përmbajtur gravurave dhe ilustrimeve grafike që kanë udhëpërshkuar vitet e famës së poetit. Ai i ka vendosur atij një kurorë me dafina, një lartësim simbolik i denjë për mbretër, sundues e perandorë. Sepse një nder i tillë i takonte atij më shumë se askujt tjetër. Veshja, sa solemne aq dhe madhështore. Vështrimi dhe pozicioni i qëndrimi nxjerrin në pah karakteristikat dhe shprehinë e tij shpirtërore dhe psikologjike, por më së shumti ai vështrimi i thellë dhe ai portret i menduar, sikur vështrojë ngulmueshëm prej qindravjeçarësh edhe sot botën. Dante është në këtë statujë ndoshta më i përplotësuar në gjithçka mëtueset të asaj, se çfarë ishte dhe çfarë ai bëri. Poeti në shkëmb është sa i gjallë aq dhe dëshmues. Sublimiteti i tij në këtë kryevepër arti është forcë dhe energji. Aty janë të shprehur gjithë cilësitë dhe vlerat që ai i la. Edhe një njeri që nuk ka lidhje me njohjen rreth kësaj figure kur të gjendet përballë kësaj punë, do të shtanget, do të përulet, do të lutet dhe do të largohet besues, se ka takuar një shenjtor të penës dhe mendimit, sepse i tillë ishte dhe mbeti Dante, të tillë e realizoi Enrico Pazzi.
Statuja e Dante Alighieri, është një monument që ndodhet në Piazza Santa Croce, ngjitur me Bazilikën e Santa Croce, Firence, Itali. Kjo vepër është ndërtuar në vitin 1865 nga skulptori italian Enrico Pazzi. Kjo statujë nuk është e vetmja që ka jetësuar poetin, por është më përfaqësuesja. Gjithsesi secila prej tyre ka evidentuar karakteristika shprehëse dhe ekspresion meditativ të poetit, por kjo është më hijerëndë, me agresive, më shprehëse.
Në fillim të viteve 1850, një projekt për një statujë të Dantes në Ravenna u refuzua. Pazzi mbijetoi duke u marrë me projekte të vogla private, duke punuar monumentet e varreve dhe dekorimet e shtëpive. Ai përfundoi për Dupre një skenë lindjeje, të destinuar për Signora Bianchi të Siena, megjithatë u përball me vështirësi për tu paguar.
Në vitet 1857-59 u bë një negociatë për të përfunduar statujën e Dantes, por tani jo për në Ravenna por për në Firencen. Skulptori Enrico Pazzi, i cili më shumë se sa një artist, ishte një atdhetar, kujton një episod jo fort të këndshëm, kur Princi Leopold, Count of Siracuse, vëllai i mbretit të Napolit, vizitoi studion e mjeshtrit i shoqëruar nga ministri i brendshëm i Dukës së Madh, Leopold II, ndërkohë që ai merrj me realizimin e Dantes. Princi vizitues e pyeti pse Dante ishte e rrethuar nga bisha. Pazzi tregoi se luanët ishin Marzocchi, një simbol i Mediçve të Firences. Sidoqoftë, kur u pyetën pse shqiponja nuk kishte një kokë të dyfishtë, simbolin e dinastisë Habsburg, Pazzi u përgjigj me këmbëngulje, se kjo ishte një shqiponjë Romake, që rridhte nga hiri i Perandorisë së rënë Romake. Statuja e Pazzi do të zgjaste gati gjysmë dekade për tu ngritur në në Piazza Santa Croce.
Statuja u ngrit në vitin 1865 për të festuar 600 vjetorin e lindjes së poetit Dante . Piedestali u krijua nga Luigi del Sarto. Krijimi i një statuje të famshme një Firence nga një skulptor nga Ravenna shkaktoi polemika. Firence dhe Ravenna për vite me radhë kishin diskutuar se kush do të mbante eshtrat e Dantes: qytetin e tij të lindjes apo ose qytetin e mërgimit të tij. Kisha e Santa Croce, e cila qëndron në të njëjtën piacë të kësaj statuje, ka një monument varri për poetin e Komedisë Hyjnore, por të zbrazët.
Piedestali është i stolisur dhe i rrethuar nga katër luanë Marzocchi me mburoja që mbajnë emrat e veprave të vogla të Dantes dhe simbolet e qyteteve të ndryshme italiane që kontribuan në koston e skulpturës.
Statuja e vendosur fillimisht në qendër të Piazzës u zhvendos më vonë përpara krahut të fasadës së Bazilikës.