Lec Bushati, lindi me 10 Korrik 1923 në Shkodër. Qysh nxënës në Kolegjin Saverian të qytetit interpretoi në pjeset “Princi i Drishtit” dhe “Udha”. Mbaroi studimet në Institutin dyvjecar “Aleksander Xhuvani” dhe më pas shkollën e lartë për aktore “Aleksander Moisiu”, me 1964. Është ndër aktorët e parë të teatrit “Migjeni”. Deri në fillim të viteve 50 interpretoj me grupin teatror të Shtepisë së Kulturës Shkodër, nën regjine e Andrea Skanjetit, në disa drama, si: “Nën gështenjat e Prages”, “Çështja ruse”, “Portreti”.
Me dramen “Nora” nis karriera e tij si aktor profesionist, pasur me shfaqje të tjera të suksesshme, si: “Koprraci”, “Tirani i Padoves”, “Sherbetori i dy zoterinjve”, “Shtepia e kukulles”, “Tragjedia optimiste”, “Genjeshtra me kembe te gjata”, “Hetimi” ” Gjaku i Arbrit” etj. Ka luajtur mbi 150 role, shumë herësh të para, kryesisht të planit epik, dramatik e tragjik. Ishte nga aktoret e pëlqyer për figura të kahut pozitiv, po aq edhe për antagoniste të fortë, që krijonin skena, dialoge e gjëndje të ndera dramatike, në konflikt me heronjtë dhe interesat e tyre. Ka jetësuar personazhe nga ato sociale e historike kombëtare në dramat “Shtatë shaljanet” e Ndrekë Luces, “Nora” e Andrea Skanjetit, “Cuca e maleve” e Loni Papes, “Keneta” e Fatmir Gjates, “Përkolgjinajt” e Kolë Jakoves. U dallua veçanërisht me rolin e Tuç Makut në dramen “Toka jonë” e K. Jakovës (1970), ku theksoi natyrën e rëndë, autoritare e të vrazhdë, me fjalën e ngadaltë, gjestin shënjues dhe qendrimin “e matur”, duke u kujdesur sakaq për ruajtjen e një petku dhe hijeje kinse të dhembshur, prindërore e të perkore me Lekën, Murashin, Filen etj. Me rolin e Lucianit te drama “Lindje në shtrengatë” e Serafin Fankut, i dha frymë një figure komplekse, falë rrafsheve dhe kundërshtive të nderthurura semantike që plotësonin njëri-tjetrin, si dhe heshtjeve të mbushura me nenkuptime e gjëndje të dyzuara.
Në një stil dhe formatim epiko-dramatik luajti me vonë rolin e malesorit Bale në dramen Shpartallimi (1978), si dhe atë të Plakut të urtë, mendtarit dhe kumtarit të vetëdijes së fisit të Arberit në dramen “Gjaku i Arberit” (1981), të dyja të Fadil Krajes. Interpretimi i tij aktoresk ishte i ndjerë, përgjithësisht në tone të uleta, me pauza të gjata e të mbushura me emocion, duke realizuar paradigma etnopsikologjike të pëlqyera gjerësisht nga publiku. Kishte një zë të thellë, sy të ngulitur, lëvizte mirë nëpër gjëndjet dramatike të personazheve, në udhekryqin për të zgjedhur e parcaktuar fatin apo rrugën e pritshme të tyre; ishte impozant dhe i hijshem nga pikepamja plastike. Luante me dritëhijet, kundërshtitë dhe pjesën e kamufluar e të mistershme të personazheve, të cilat e mbanin ngrehur tensionin e brendshëm shpirtëror të lojës.
Me rolin e Kadri Bajraktarit në dramen “Baca i Gjetajve” ai e pasuroi me tej mjeshtrin e tij të aktrimit me një tjetër pamje, duke mishëruar tani me një figure “negative”, atë të njeriut inatçor e hakmarrës, i cili u trajtua edhe nga një këndveshtrim realist e i natyrshëm. Lec Bushati ka luajtur edhe në disa filma, si: “Detyre e posacme “(1963), “Ditet që sollën pranveren” (1979), ku interpretoi rolin kryesor, atë të Vuksan Sadrise; “Te paftuarit” (1985), rolin e babait të Gjorgut; “Shembja e idhujve” (1977), kapedanin etj. Leci mbante titullin “Artist i Merituar”
Vdiq me 16 shtator 1996.
Marre nga postimi ne Facebook Teatri Migjeni