“Mua më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre. Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë. Nuk kam më deshirë të humb as edhe një minutë të vetme me genjeshtarët dhe manipulatorët. Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdet e tepërta. Nuk do t’i toleroj të diturit selektivë, as akademikët arrogantë. Unë s’mund t’u përshtatem përgojimeve. I urrej konfliktet dhe krahasimet. Unë besoj në botën e të kundërtave dhe kjo është arsyeja pse i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe kokëfortët. Nuk mund t’i pëlqej më miqesitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie. As nuk mund të vazhdoj të qëndroj me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të japin qoftë edhe një fjalë inkurajuese. Dhe për t’a mbyllur: mua më ka sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim”.
Ky mesazh, ky përkufizim, kjo sentencë, e cila i është atribuar aktores Meryl Streep, në të vërtetë është e shkruar nga José Micard Teixeira, një portugez, i cili sipas profilit të tij në LinkedIn dhe në atë të Facebook dëshmon se është autori i disa tituj librash, nga të cilat, “Të mësojmë të jetojmë pa frikë” dhe “E di si të ndryshoni jetën tuaj”, etj. Pas famës që ka marrë publikimi nga Meryl Streep të një pjese nga citimet, në një nga librat që ka shkruar José Micard Teixeira, në një nga statuset e tij ai ironizon: Thank you, Meryl, for quoting one of my quotes!
Ja se çfarë është në gjëndje të bëjë fama. Nëse ky citim nuk do të kishte për “autorësi” të famshmen Meryl Streep, portugezi, José Micard Teixeira do të ishte një person anonim, një krijues i mbytur nga diktati i famës, një talent i hedhur në skutat e periferisë.