Nga Albert Vataj
Natyra e qetë, ku dominojnë frutat janë një arritje e të magjishmes përmes penelit. Gjithçka në atë që mëkon këto fotografim joshës të frutave dhe jo vetëm, tregon për një punë delikate dhe një finesë e admirueshme. Ngjyrat dhe drita, tonet dhe subjekti duket se nuk ndryshojnë dukshëm nga një punë në tjetrën, por ajo që të befason është ëndja që të rrëmbën në kërshëri rendëse në këtë pranverë të begatë të jetësimit të saj në tablo. Emilie Preyer, u lind më 6 qershor 1849 në Dusseldorf , vdiq më 23 shtator 1930.
Piktura e Emilie Preyer i përket Shkollës së Dusseldorfit dhe në vetvete ky shtresim estetik qaset të përafrojë jetën dhe penelata e kësaj gruaje e ka sjellë atë përsosmërisht duke aplikuar me mjeshtëri teknikën e realizimit. Fati i keq i të qenit grua nuk mundi ta vriste ëndrrën e saj për pikturën. Nën drejtimin dhe shembullin e babait ajo kishte përfunduar trajnimin dhe përvetësimin e sekreteve të telajos, penelit dhe ngjyrave në gjysmën e kohës së përcaktuar. Si në shumë vende edhe në vendlindjen e piktores së ardhme, për gratë studimet universitare ishin një “mollë e ndaluar”. Po i ati duke pikasur talentin e të bijës dhe duke shfrytëzuar autoritetin e tij arrin ta përfshojë të bijën në një trajtim universitar jozyrtar në Akademinë Mbretërore të Arteve në Dusseldorf. Gjatë periudhës 1866-1867 ajo do të përvetësonte dijet e artit të telajos nga Heinrich Mücke dhe peizazhiti, Hans Fredrik Gudemësuar. Ekspozita e parë e pikturave të Emilie Preyer do të niste rrugëtimin e ballafaqimit me artëdshësit në vitin 1866 në dyqanin e Artit “Bismeyer & Kraus” dhe galerinë e Eduard Schulte, për të vazhduar më pas me të tjerë sfida të prezantimit në Berlin, Dresden dhe Dusseldorf.