Ai mund të mos ngjaj me ne, por është i pari paraardhës i yni që arrin të marrë formë përmes një pamjeje mishtore kompjuterike, që i referohet një strukture kockore të gjetur. Një kafkë “jashtëzakonisht e plotë” që i përket një paraardhësi të hershëm njerëzor, i cili jetoi 3.8 milion vjet më parë, është zbuluar në Etiopi. Kjo është hera e parë që është mundësuar gjetja një kafkë që i takon Australopithecus anamensis. Zbulimi hedh dritë mbi historinë evolucionare të paraardhësve të hershëm njerëzorë, ndoshta e para herë që ne ballafaqohemi me një fakt të tillë.
Studiuesit kanë punuar për studimin e Projektit të Kërkimit Paleoanthropologjik të Woranso-Mille Paleoanthropological në shtetin rajonal Afar të Etiopisë për jo më pak se 15 vjet, njofton CNN. Më 16 shkurt 2016 u zbulua nofulla e sipërme. Ata kontrolluan zonën për më shumë pjesë. Pas një ngulmi prej 16 orësh ata arritën dhe morën pjesën tjetër të kafkës.
Një analizë e hollësishme e kafkës së gjetur u botua të mërkurën në revistën “Nature” .
“Unë nuk mund t’i besoja syve kur vërejta pjesën tjetër të kraniumit”, tha Yohannes Haile-Selassie, autor studimi dhe kuratori i antropologjisë fizike, në Muzeun e Historisë Natyrore në Cleveland. “Ishte një moment “eureka” dhe një ëndërr u bë realitet. Ky është një nga ekzemplarët më domethënës që kemi gjetur deri tani.”
Kafka, e përmendur si MRD, përfaqëson paraardhësin e hershëm njerëzor të njohur si Australopithecus anamensis, i cili hamendet se jetoi midis 3.9 dhe 4.2 milion vjet më parë. Ata janë paraardhësi i Australopithecus afarensis, të cilit i përkiste skeleti i famshëm Lucy , dhe besohet se i ka dhënë lindje gjinisë sonë, Homo. Afarensis erdhi më vonë, duke jetuar midis 3 dhe 3.8 milion vjet më parë.
Kafka e MRD u gjet vetëm 34 milje në veri nga vendi ku u gjet skeleti Lucy në vitin 1974. Një ekip ndërkombëtar i gjeologëve, paleobotanistëve dhe paleoantropologëve ndihmoi për të përcaktuar moshën e kafkës duke studiuar habitatin ku u gjet.
Kafka e anamensis, e cila ka të ngjarë t’i përkiste një mashkulli, u transportua në një distancë të shkurtër poshtë një lumi pas vdekjes dhe u varros nga sedimenti në një delta, sipas Beverly Saylor, autor studimi dhe profesor i stratigrafisë dhe sedimentologjisë në Case Western Reserve University.
Ka të ngjarë të jetonte përgjatë lumit, i cili ishte i rrethuar me pemë. Zona më e madhe larg lumit ishte toka me shkurre të hapura.
“MRD jetoi pranë një liqeni të madh në një rajon që ishte i thatë. Ne jemi të etur për të kryer më shumë punë në këto depozita për të kuptuar mjedisin e ekzemplarit MRD, marrëdhëniet me ndryshimin e klimës dhe si ndikoi në evolucionin e njeriut. “tha Naomi Levin, një bashkautore në studimin nga Universiteti i Miçiganit, referon CNN.
Albert Vataj