Ne gjendemi shpesh para portave të kyçura të etjes dhe kureshtisë, dilemave dhe të panjohurës, misterit dhe makthit të befasisë,
… për të parë dhe njohur,
… për t’u ndarë nga e djeshmja dhe përqafur më të tashmen,
… për të flijuar çfarë kemi të shtrenjtë e për t’u përulur në besim,
… për të guxuar dhe shtytur më tej mundësitë,
… për të sfiduar dhe triumfuar mbi vetveten dhe terrin,
… për t’i dhënë njeriut forcën që ndez ambicia, dhe krahët që jep liria,
… për të shpaluar horizonte e dalldisur në pafundësi qiej,
… për të mos u pajtuar me ç’dimë, e të mos reshtim etjes se çfarë ka përtej,
… për të kushtruar e luftuar, e ç’burgosur ç’farë terri mbante të robëruar, e mosnjohja të murosur,
… për të nxënë çfarë na mban peng, e për të marrë atë çfarë na përket,
për të… qenë kureshtar si një fëmij e pangopur si një i rritur, … sepse jeta jonë pret nga ne të marrë kuptim dhe prej nesh, çdo përpjekje të jetë një çelës.
Tjetër portë e ndalon ngulmin tonë për të shkuar më tej, për të shuar këtë ethe,
… për të mundur këtë ndalim… dhe tjetër, tjetër portë është përtej.
Njëra pas tjetrës, ata çelen dhe sërish udha jonë e dijes, kërkon të tjerë çelësa, të tjerë rebuse për të zgjidhur, të tjera ngulme për ta shtytur më tej zotërimin në sfidë me të panjohurën,
e cila s’është më larg se sa dëshira jonë për shkuar më tej,
s’është më e pamundur, se një çelës, një libër, dritë, dije!
Më pas ç’farë dëshiron është e jotja, ç’farë ti do, mundesh,
në ç’farë ti beson është altar, aty ku unë gjunjëzohem, lutem.
Albert Vataj