Më 31 gusht të vitit 1997, Diana ishte përfshirë në një aksident rrugore i ndodhur në tunelin në rrugën Pont de l’Alma,Paris, së bashku me mikun dhe të dashurin e saj Dodi Fayed dhe me shoferin e tyre Henri Paul. Dodi dhe Henri vdiqën në vendin e aksidentit kurse Diana ishte dërguar e gjallë në spitalin Pitié-Salpêtrière. Pavarësisht përpjekjëve për ta shpëtuar Dianën mirëpo lendimet e brendshme te saj ishin shumë të gjëra,dy orë pas aksidentit në 4:00 të mëngjesit , mjekët e prononcuan vdekjën e saj. Në 5 :30 të mëngjesit, vdekja e saj u njoftua në një konferencë për shtyp i mbajtur në spital nga një mjek, Jean-Pierre Chevènement (Ministri i Brendshëm i Francës) dhe Sir Michael Jay (ambasador i Britanisë në Francë). Njerëzit për shumë muaj vendosen lule,qirinj,kartat dhe mesazhet personale ,jashtë pallatit Kensington.
Në mëngjesin e vonshëm Kryeministri francez, Bernadette Chirac, gruaja e Presidentit francez Zhak Shirak, dhe Bernard Kouchner Ministri i Shëndetësisë së Francëa, vizituan trupin e pajetë të Dianës dhe i bënë nderimet e fundit. Pastaj në Paris erdhën dy motrat Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes,dhe Princi i Wellsit duke u larguar me trupin e saj për në Londër. Vdekja e saj e papritur dhe e papranushme e nje figure jashtëzakonisht popullore mbretërore solli deklarata nga figura të larta në mbarë botën. Varrimi i saj në Westminster Abbey më 6 shtator 1997 tërhoqi rreth 3 milion njerëz në Londër, funerali i saj u ndjek nga shumë media botërore televizive me një transmetim të drejtpërdrejt. Fundi i Dianës u mbulua me mister. Dhjetra teori konspirative morën jetë dhe të gjitha dilnin në një përfundim, vrasjen. Edhe sot ende kjo tragjikë grish. Libra dhe filma, komente e aludime, dokumentarë e panoramime vdekje, kanë krijuar atë panoramë ndarjeje me Dianën, princeshën sharmante dhe gruan që bëri kaq shumë për bujarinë dhe humanizmin.
Albert Vataj