Nga Albert Vataj
“Format unike të vazhdimësisë në hapësirë”, “Sinteza e dinamizmit njerëzor” dhe “Zgjerimi spiral i muskujve në veprim” janë tre prej veprave më përfaqësuese dhe sinjifikative të hapit futurist në artin modern. Këto tre vepra janë realizuar nga italini, Umberto Boccioni në vitin 1913 dhe konsiderohen si treguesi i një risije estetike, një jetësimi artistik i mendimit dhe lëvizjes, formës dhe perspektivës, dinamizmit dhe përshkueshmërisë së kohës në dimensionin krijues.
“Zgjerimi Spiral i Muskujve në Veprim”, suva, u publikua në vitin 1914 dhe 1919, në “Kubistët dhe Post-Impressionizmi”, të Arthur Jerome Eddy , dhe ekspozuar në Sallonin e Parë Gjerman të Vjeshtës, Berlin 1913, Herwarth Walden, me titullin “Zgjatja spirale e muskujve në lëvizje”. U botua gjithashtu në katalogun e vitit 1913 nga Der Sturm në Berlin. Shkrimi “Manifesti teknik i skulpturës Futuriste”, botuar në 11 Prill 1912, ishte nisja intelektuale dhe fizike e Boccioni në skulpturë. Ai kishte filluar të punonte në skulpturë një vit më parë dhe në një kohë kaq të vrullshme ai arriti të implementonte filozofinë e tij futuriste në skulpturë dhe të përçonte lëvizjen dhe dinamizmin në atë gjini arti që duke murosur ndjenjën dhe mendimi, shikimit dhe idesë i krijon një lirshmëri lëvizjeje dhe zgjerim i perimetrit të zotërimit pamës dhe dominues të veprimit.
Pjesa më e madhe e veprës së tij eksperimentale, nga fundi i 1912-1913, u shkatërrua, duke përfshirë pjesë që lidhen me pikturat bashkëkohore, të cilat njihen vetëm përmes fotografive të mbetura. Një nga disa pjesët që mbijetojnë është “Antigrazioso” e njohur edhe si Nëna.
Megjithatë, në fund të vitit 1913, ai kishte përfunduar atë që konsiderohet kryevepra e tij, “Format unike të vazhdimësisë në hapësirë, në dyll. Qëllimi i tij për veprën ishte të përshkruaj një “vazhdimësi sintetike” lëvizjeje, në vend të një “ndërprerje analitike” që ai e vëzhgoj te artistë të tillë, si František Kupka dhe Marcel Duchamp. Gjatë jetës së tij, vepra ekzistonte vetëm si kast suva. Është hedhur për herë të parë në bronz, në vitin 1931. Kjo skulpturë ka qenë subjekt i një komenti të gjerë, dhe në 1998 u zgjodh si imazhi që do të gdhendet në pjesën e pasme të monedhës italiane 20-centëshe.