Honoré de Balzac lindi si Honore Balzac në Tours më 20 maj të 1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shumë léndé, dhe ku nxjeri në pah talentin e tij në letërsi. Studioi në kolegjin e Tours e më pas në Paris, ku u transferua së bashku me familjen. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.
Në një dhomë të vogël në lagjën Bastija, i vetëm ose në bashkëpunim me Auguste Le Poitevin, një botues komercial, nga 1821 deri 1829, shkroi vepra popullore, duke i firmosur si Horas dë Sent-Obë ose L’or de rhoon nder të cilat veçohen : L’héritié de Bïrag (trashëgimtari i Birag, 1821), Le Vicaire des Ardennes (Famullitari të Ardennët, 1821), dhe Argoë le pirate (Argoë pirati, 1824).
Në 1822 Balzac u njoh me L’or de Bernit, një grua e pjekur e cila i qëndroi gjithnjë prane deri në ditën e vdekjes së saj(1836). Asaj gruaje ai i kushtoi Le lit de la vallée (Zambaku në lugine, 1835). Në 1825 u bë botues dhe tipograf. Në të njëjtën kohë bleu gjithashtu një fonderi por përpjekjet e tij për të bërë tregti dështuan dhe e futën atë në borxhe.
Përsëri një përpjekje për biznes, këtë herë në Sardenjë, ku u përpoq të risillte në punë minierat e vjetra të argjendit dhe përvec kësaj provoi të tregtonte dru nga Polonia. Shpenzoi shuma marramendëse për kohën, duke mobiluar shtëpinë me mobilie antike. Jeta e tij karakterizohet nga përpjekje të kota për t’u pasuruar dhe për të qenë një njëri i suksesshëm në një kohë shumë të shkurtër.
Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Scènes de la vie privée (Skena të jetës private), Scènes de la vie de provence, Skena të jetës në provincë) Scènes de la vie parisiennne (Skena të jetës parisienë). Bëhet fjale për një analizë të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e “monarkisë borgjese” të Luigjit Filipit.
E para është një romancë historikë, Le Shuons (1829), për të cilën është frymëzuar nga revolta e Vande-se ; megjithatë do të jenë veprat e tjera të tij që do ti sigurojnë sukses dhe admirim nga ana e publikut. Nder të cilat mund të përmendim : La peau de chagrin (Lëkura e shegrenit, 1831), Evgjeni Grande (1833), Le medicin de champagne (Mjeku i fshatit, 1833), Illusions perdues (Ilusione të humbura, 1837-43), Splendeur et misère des courtisanes (Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve, 1839-47).
Balzaku ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzac për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur.
Kjo erdhi falë lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me të cilën u martua pak kohë përpara se të vdiste. (Dashuria me Eva Hanska ishte vetëm një “loje salloni” por një gjë të tillë Balzac nuk e mori vesh kurre).
Në 1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.
Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.
Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betë (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).
Në 1937 realizoi “La vielle fille” që u bë romani i parë që publikohej në një gazete. Në 1838 Balzaku u dallua për luftën e tij për të drejtën e autorit. Honor kishte një vullnet shumë të madh për të punuar megjithëse shëndeti kishte filluar të bëhej një pengese e madh për të. Në 1839 u bë anëtar i shoqërisë së shkrimtareve dhe po atë vit ai u zgjodh kryetar i saj.
Në 1850, disa muaj pasi ishte martuar me baroneshën Hanska, Balzak u nda nga jeta. Dashuria e tij me aristokraten polake pasqyrohet më se miri në letërkëmbimin midis tyre që u publikua në 1968 nën titullin “Lettre à madame Hanska”.
Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.
Një familje e ftohtë i ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua në moshën pesëdhjete një vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare : kjo histori e vërtetë mund të shërbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jetë të vetmuar. I mbyllur në kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fëmijëria e tij kujtime të pakta, si motrat e tij – Laura, e lindur në 1800, dhe Lorenca, në 1802. Në vitin 1814, familja e tij shpërngulet në Paris, dhe Honore bëhet nxënës i liceut aktual të Charlemagne. Një fëmijë i jashtëligjshëm shndërrohet kështu në autorin e “Fiziologjisë së martesës” ku do të thoshte se tradhtia është përgjigjja e vetme e vuajtjeve të jetës bashkëshortore.
Fillimet e një shkrimtari ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por më të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjeçare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan një dramë “Kromuell”. Një dështim i plotë. Për të jetuar ai fillon të publikojë disa romane të vogla anti romantike dhe satirike, nën pseudonime të ndryshme : Jean Louis, l’Héritière de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanë një të përbashkët, ndikimin nga emrat e borgjezisë : Horace de Saint-Aubin, lord R’Hoone.