Nga Albert Vataj
“Gruaja duke fjetur” është një pikturë gjysëmnudo e impresionistit francez, Pierre-Auguste Renoir. Puna u realizua nga mjeshtri në vitin 1897. Kjo grua është Gabrielle Renard, një kushër e largët e Aline’s, bashkëshortes së piktorit. Ajo u punësua në moshën 16-vjeçare, si dado për të kujdesur për djalin e dytë të Renoir, drejtorin e ardhshëm, të famshëm, të filmit, Jean Renoir. Gabrielle Renard është e pranishme edhe në disa punë të tjera të piktorit, me fëmijën e vogël në krah, duke e ushqyer atë, gjithashtu është edhe një një punë, së bashku me bashkëshorten e mjeshtrit, Aline Renoir, Jean Renoir, Pierre Renoir, fëmijët dhe vajzë misterioze që hamendësohet të jetë e një miku të familjes.
Në këto punë përfshi dhe tablonë, “Gruaja duke fjetur”, Renoir bëri një rishqyrtim të stilit dhe efektet impresioniste me ngjyra dhe dritë, duke ruajtur disa nga aspektet figurative.
Kjo sintezë e re, e quajtur “stili i perlave”, mbizotëroi punën e mjeshtrit deri vdekjen e tij, më 3 dhjetor 1919.
Gabrielle shumë shpejt u bë asistent kryesore e Renoir. Ai do të bëhej gjithnjë e më shumë i varur prej saj, kjo për shkak të dëmtimeve nga artriti reumatizmal. Në fakt shumë i trishtë është se penelët përfundimisht do të duhet t’ia lidhnin në duar mjeshtrit, pasi ai nuk mund t’i mbante dot.
Sipas Jiminezit, Gabrielle ishte shumë e pëlqyer për shkak të personalitetit jo vetëm nga Renoir. Diku në vitin 1913, Aline Renoir u bë xheloz gjithnjë e më shumë për lidhjen e Gabrielës me piktorin, dhe ajo u dëbua nga familja në dhjetor të vitit 1913. Pas vdekjes së Aline, gruas së Pierre-Auguste Renoir, Gabrielle u kthye tek Renoir duke u bërë asistentja e tij, por asnjë punë e kësaj periudhe, kur ajo u ofrua si modele, nuk janë ruajtur, ose dikush ka qenë kaq i kujdesshëm për t’i zhdukur ato me pretekset e lidhjes që ajo duhet të ketë patur me Renoir.
Gabrielle do të martohej me një piktor të pasur amerikan, mërgimtar, më 1921, por mbante marrëdhënie shumë të ngushta me djalin gati-birësues, Jean Renoir.
Kjo ishte Gabrielle, “Gruaja duke fjetur” tempi i kolorit dhe dritë që mjeshtri aplikoi në këtë fazë të përsosmërisë së elementeve impresionist.