… të qeshurit nuk është fare një fillim i keq për të zënë një shoqëri dhe për më tepër është gjëja e duhur për ti dhënë fund një marrëdhënieje të tillë.
… besnikët njohin vetëm anën e parëndësishme të dashurisë, kurse tradhtarët, rrufjanët, ata njohin gjithnjë dashuritë e tragjedive.
… Mënyra e vetme për të hequr qafe yshtjen është duke i lëshuar pé asaj. Kundërshtoje dhe trupi yt do të sëmuret me sëmundjen e përmallimit për gjërat që i’a ka ndaluar vetvetes, me dëshirën për ligjet e përbindshme që nga ana e tyre i kanë bërë mizore dhe të paudha. Thuhet se ngjarjet e mëdha të botës ndodhin në trurin tonë.
… e vetmja e mirë e emocioneve është se ato na kanë çuar në një shteg të gabuar, kurse e mira e shkencës është se ajo është e zhveshur nga emocionet.
… njerëzit janë të prirur ti marrin gjërat shumë seriozisht. Ja, ky qe mëkati i hershëm i botës. Sikur njeriu i shpellave të dinte të qeshte, tërë rrjedha e historisë do të kishte marrë drejtim tjetër.
… shumica dërrmuese e njerëzve vdesin për shkak të një loji ndjenje të rëndomtë dhe… zbulojnë se është tepër vonë për të kuptuar se të vetmet gjëra për të cilat ata nuk ndjejnë keqardhje janë gabimet e tyre.
…burrat lidhen në martesë pasi ndihen të lodhur, kurse gratë përfundojnë në këtë grackë pasi janë kureshtare. Në fund të dy palët mbeten të zhgënjyer.
… e vetmja bukuri e martesës është se e bën jetën një mashtrim domosdoshmërisht të nevojshëm për të dy partnerët.
… gratë janë organe gjenitale të zbukuruar me lulka. Ata kurrë nuk kanë ç’të thonë ndonjë gjë, por atë që thonë e shprehin në një mënyrë magjepsëse. Gratë mishërojnë ngadhënjimin e mposhtjes së mendjes, sikurse burrat nga ana tjetër mishërojnë ngadhënjimin e mendjes që mposht moralin.
… artistët e mirë ekzistojnë vetëm tek ajo që ata krijojnë dhe kështu ata nuk kanë pikë interesi se çfarë janë në të vërtetë.
… edhe të qortosh veten është një gjë plot luks. Kur ne ia vëmë fajin vetes, e kuptojmë se askush në botë nuk ka të drejtë të na ngarkojë me faj.
… nuk mund ta duroj dot idenë se shpirti është i fshehur, druhet prej meje
… vetëm njerëzit mendjelehtë duan vite për të hequr qafe ndonjë emocion të fshehtë. Ai që është zot i vetvetes mund t’i japë fund ndonjë brenge aq lehtë sa mund të sajojë ndonjë kënaqësi.
… vesi dhe virtyti i shërbejnë artistit si materiale për të bërë art.
Nënvizoi: Albert Vataj
Nga Portreti i Dorian Greit