Çmimi Nobel konsiderohet si nderimi më i madh që mund t’i bëhet një personi që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në një fushë të caktuar. Kur dëgjojmë emrin e një shkrimtari që ka shërbyer si gur themeli në letërsinë moderne duket si e pamundur të mendohet se ai është refuzuar me dhjetëra herë nga komiteti i i ndarjes së çmimit Nobel. Mark Tëain është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës që është refuzuar dhjetë herë nga komiteti. Tq dhjetë herët çmimi u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj. Leon Tolstoy, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”. James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”. Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”. Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë. Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë. Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë. Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.
Mark Twain 1835-1910
Mark Twain mbahet krijuesi i romanit amerikan që u bë i famshëm fillimisht me Tom Sojerin dhe Hakelberri Fin, si dhe një prej romancierëve, humoristëve, eseistëve, kritikëve më të famshëm të gjithë kohërave. Ashtu si Tolstoy ai ka pasur dhjetë raste për marrë çmimin Nobel dhe të dhjetë herët ai u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj.
Leo Tolstoy 1828-1910
Leon Tolstoy Shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”.
James Joyce 1882-1941
James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”.
Marcel Proust 1871-1922
Marsel Proust është autori i veprës më monumentale të shekullit të 20-të, “Në kërkim të kohës së humbur”. Është një roman me shtatë volume që shfaq një prej shembujve të parë, në mos të parin të përroit të ndërgjegjes. Por komiteti i ndarjes së çmimit Nobel vendosi t’ia jepte këtë çmim në vitin 1920 norvegjezit Knut Hamsun dhe jo Proust-it.
Henrik Ibsen 1826-1906
Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.
Emile Zola 1840-1902
Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë.
Robert Frost 1874-1963
Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë.
H. Auden 1907-1973
W.H. Auden është një prej poetëve më të mëdhenj në histori. Ai ka fituar çmimin Pulitzer, “National Book Aëard” dhe ka influencuar në një numër të madh poetësh që kanë ardhur pas tij. Mendohet se komiteti i çmimit Nobel ka refuzuar t’i japë atij nj çmim për arsye se ai kishte bërë gabime në përkthimin e një libri të Dag Hammarskjold, fitues i çmimit Nobel dhe pse kishte sugjeruar se ky autor ishte homoseksual.
Vladimir Nabokov 1899-1977
Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë.
Jorge Luis Borges 1899-1986
Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.