Që ka një të vërtetë thelbësore në shprehjen proverbiale “Të ushqyerit e mirë e tregon në fytyrë” kjo as që diskutohet, dhe se kjo është vetë postulati i një jete të shëndetshme, këtë nuk do ta vërë askush në dyshim. Nëpërmjet mirëushqyerjes ne i kontribujmë organizmit që ai të funksionojë mirë, por edhe të na shpërblejë me tregues të kësaj bujarie, njëra prej të cilave është lëkura. Sa e rëndësishme është të kemi një lëkurë të mirë, elastike, të pastër dhe të butë, kryesisht për femrat, këtë më mirë se asgjë e tregojnë investimet marramendëse që bëhen në fushën e dermatologjisë. Kremra dhe maska, masazhe dhe vajra, përbëjnë atë galeri të pamatshme të industrisë së kujdesit për lëkurën. Por ajo që do të ishte rruga e shkurtër, për të mbërritur tek një rezultat natyral shumë herë më pozitiv se sa gjithë trajtimet e marra së bashku, është padyshim përzgjedhja e ushqimeve që duhet të përfshijmë në djetën tonë ushqimore, ingrediente, të cilat kontribuojnë për një lëkurë të shëndetshme.
Ja disa ushqime te cilat na ndihmojne te kemi nje lekure sa me te bukur.
Brokoli
Brokoli duhet te përdorur sa me shume. Fale vitaminës A dhe perberesve B, C, E dhe K ai i jep lëkurës shkëlqim dhe rigjeneron pjesen e dëmtuar te saj. Këshillohet te konsumohet e ziere ne mënyrë qe te mos humbe vlerat.
Hudhra
Nuk po ju themi te mbani hudhër për te mos ju marre ne sy, por ta përdorni atë sa te mundni. Çdo kokërr hudhër përmban një lende kimike qe quhet alicine dhe qe gjate tretjes ndihmon shkatërrimin e baktereve dhe viruseve. Ajo shërben edhe kundër akneve dhe infeksioneve te tjera te lëkurës. Mund ta përdorni edhe neper sallata te ndryshme.
Avokadoja
Duke pasur shume vitamine E ky frut e gjallëron lëkurën dhe i jep asaj shkëlqim. Me ane te vitaminës C ai lufton infeksionet dhe me ane te vajit stimulon prodhimin e kolagjenit si dhe përmirëson tonin dhe cilësinë e lëkurës. Nëse e përdorim shpesh na shërben edhe si hidratues shume i mire.
Arra
Arra është një ushqim shume i mire për shëndetin ne përgjithësi, por duke përmbajtur zink dhe selenium ajo shërben edhe kundër problemeve te lëkurës. Seleniumi shërben për te përforcuar rruazat e bardha dhe lufton sëmundjet e ndryshme, ndërsa vitamina E, bakri, magnezi, kaliumi, kalciumi dhe hekuri janë te shëndetshme për lëkurën.
Orizi
Orizi nuk është vetëm i pasur me vitamine B, proteina, selenium dhe magnez. Ai përmban edhe shume antioksidues qe shërbejnë për te rregulluar sasinë e sheqerit ne organizëm.
Rrushi i kuq
Kur blejmë fruta, rralle here mendojmë për vlerat antioksiduese qe ka rrushi i kuq. Ai është një anti-inflamator shume i mire për lëkurën sidomos për sëmundjet e psoriasisit dhe ekzemës. Ky lloj rrushi mund te ndihmoje edhe për alergjitë.
Panxhari i kuq
Panxhari i kuq është i pasur me vitamine A, kalium, sodium, kalcium, magnez dhe vitamine E, çka është thelbësore për shëndetin e epidermës. Se bashku këta elemente ndihmojnë eliminimin e toksinave ne trup dhe ulin kolesterolin.
Hithrat
Hithrat te djegin kur i prek por nëse përdoren për te ngrënë kane veti shume te mira. Ato shërbejnë si anti-inflamatore qe ndihmojnë zbutjen e lëkurës dhe pakësimin e akneve dhe ekzemave. Ato janë edhe antioksiduese shume te mira. Mund te përdoren edhe si çaj.