Kritiku Pierre-Jean Mariette ka qenë i ashpër ndaj skulptorit, njërit prej më të mëdhenjve të vëllezërve francez Adam, saktësisht për autorin e kësaj kryeveprë që ndodhet në Muzeun e Luvrit, Lambert-Sigisbert Adam (10 tetor 1700 – 12 maj 1759). “Ky artist, nënvizon kritiku, në gjithçka që ai bëri derdhi një shije të egër dhe barbare dhe u përpoq të tregonte vetveten se askush si imagjinata e tij nuk ka mundur t’i japë jetë mermerit. Ai punoi në mënyrë të tillë, që gjithçka e krijuar prej tij të qaset përnga një marrëdhënie urtësi. Në figurat që ai nxori nga mermeri ka më shumë frymëmarrje se në asgjë tjetër”. “Neptuni” i vitit 1725 është po kaq agresiv dhe imponon po kaq forcë sa dhe “Triumfi i Neptunit”, një punë e vitit 1737, e cila sjell mitin e Zotit të ujerave në tërësinë e vet shprehëse si atë në rrafshin mitologjik ashtu edhe në atë astrologjik. Kujtojmë këtu mbi pushtetin dhe zotërimet që ai ka në një lëmë të gjerë. Pranuese ose jo, fryma klasike, Poseiodonin grek, Neptuni romak, e njeh, e promovon dhe e trajton, më shumë se askund në art, atje ku ne kemi fijet më të holla të ndijimeve, dhe predispozita jonë është e prirur t’i akordojë më pasionues telat e kësaj harpe.
Albert Vataj