Kujtdo qe i eshte dhene mundesia te vizitoje Beratin ka mbetur i mahnitur. Jo vetem nga bukuria e tij e ralle, por edhe nga bujaria dhe mikpritja beratase.
Berati si qytet eshte i ndertuar ne mes te kater maleve e te duket si nje amfiteater antik. Mali i Tomorrit , Mali i Shpiragut , Mali i Gorrices dhe Kalaja.
Ne mes te qytetit kalon Lumi Osum , qe e ndan Beratin ne dy pjese dhe qe lidhen nepermjet Ures se Gorrices , e cila ka shtate harqe dhe e ndertuar ne vitin 1870
Sipas legjendes dhe gojedhenave ne ate kohe ishin dy vellezer. Vellai i madh quhej Tomorr dhe vellai i vogel quhej Shpirag. Kishin edhe nje moter te vetme qe quhej Kala. Pasi i shpallen lufte njeri tjetrit, Shpiragu i qellon me topa Tomorrit duke e bere me gropa, ndersa Tomorri i qellon me shpata Shpiragut duke e bere me vija. Kalaja, motra e tyre qe i donte aq shume, nga te qaret , lotet e saja krijuan Lumin Osum.
Tomorri, 2416 metra i larte mbi nivelin e detit. Me hijeshine e tij te rende. Me deboren e vete mbi krye qe i qendron dimer e vere pa u shkrire. Me ujin e ftohte si kristal. Me kullota dhe me blegtori te shendetshme. Tomorri, ku aq bukur i kane kenduar Naimi e Cajupi, eshte prezantuesi i pare ne kete qytet dhe kur e sheh nga larg te duket sikur te thote:
Miresevini, ne jemi ketu e ju presim!
Kur qendron para Tomorrit e kthen koken pas, te shfaqet ”vellai” tjeter Shpiragu. O Zot, c’bukuri. C’arkitekture e rralle e natyres. Vertet shpata e Tomorrit i krijoi keto viza mbi mal aq simetrike?! Ralle se gjen nje mal te tille.
Ne mes te qytetit ngrihet madheshtore kalaja e lashte me nje histori te madhe e te vecante e te duket se cdo vizitori qe ka ardhur ne Berat sikur ia ben me sy per t’u ngitur lart e per ta vizituar. Pasi i ngitesh mes ajrit te paster te pishave, ne hyrjen e saj kryesore te bie ne sy menyra e lashte e ndertimit. Muret e saja te ndertuara me gure te medhenj te thone, ketu eshte Iliria. Kalaja e Beratit me bedenat e saj eshte deshmitare e atyre koherave, e qendreses se popullit shqiptar kunder pushtuesve turq. Quhet edhe vendi i shenjte per vete faktin se brenda ne te ndodhen shume kisha me pikturat e tyre te fameshme te ndertuara nga mjeshtri i madh Onufri dhe biri i tij Nikolla.
Pasi ke hyre brenda ne qytet te duket vetja sikur je brenda nje dekori te ngritur per te luajtur film. Ky eshte vetem nje iluzion. Nuk jeni ne ndonje dekor filmi, jeni ne ate qe quhet: BERAT 2400 VJECAR.
Mangalemi dhe Gorrica. Dy lagjet me karakteristike te qytetit. Shtepite e ndertuara njera mbi tjetren, qe asnje piktor s’do ti vendoste dot aq bukur, i kane dhene emrin Beratit : “Qytet i nje mbi nje dritareve”.
Rrugicat e ketyre lagjeve jane te shtruara me kalldrem, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kane lene trashegim brezave me te rinj. Keshtu ne fillim te viteve 70-te shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare, do te shkruante poezine ”Gureskalitesit e vegjel” kushtuar pioniereve beratas.
Muret e shtepive jane te ndertuara me gure te skalitur ku shkelqejne nga bardhesia e gelqeres. Ajri i paster i pishave perreth, gjelberimi i tyre i perhershem, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamite e bukura dhe te lashta ne qender te qytetit ku nder me te njohurat jane: Xhamia Mbret (1512 ), Xhamia e Plumbit (1555 ), Xhamia e Beqareve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmut Pashes) ne lagjen Murat Celepias , jane deshmija qe qytetaret beratas si gjithe qytetaret e tjere te Shqiperise jetojne ne harmoni me njeri tjetrin pa dallim feje.
Berati i dijetareve te medhenj, i penave te arta, si Babe Dude Karbunara, Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Vehxhi Buharaja.Berati i trimave, i lulekuqeve te lirise. Berati i Margarita e Kristaq Tutulanit, i Ajet Xhindoles, i shume bijve e bijave te tjere, qe per atdheun lirine dashuruan duke lene pas te gjitha dashurite. Qytet i kultures se lashte, ku nga gjiri i tij kane dale shume artiste te njohur te skenave tona. Kujtojme ish solisten e pare ne Ansamblin Shteteror te kengeve e Valleve Popullore, valltaren e talentuar Mediha Lubonja(Velcani), veteranen e kenges popullore Virgjini Mile, bilbili i kenges qytetare beratase Floresha Debinja, Hyrie Saraci, vellezerit Dhimiter e Kozma Dushi, Ludmilla Baballeku e shume te tjere, si dhe artistin e mirenjohur te humorit Sejfulla Myftari ose sic i therasin Cekja. Nuk ka shtepi jo vetem ne Berat, por ne gjithe Shqiperine ku te mos kete hyre humori i Cekes.
Qytet i vizitoreve te shumte. Kujtojme, nga fundi i viteve 80-te nje grup i huaj turistesh kishin ardhur ne Berat per ta vizituar dhe, kur u ngjiten ne kala nga ku qyteti duket si ne pellembe te dores u shprehen: ” Sikur ta kishim ne kete qytet ne hyrjen e tij kryesore do te vinim nje porte, ku cdo vizitori te huaj qe do te vinte per ta vizituar do ti duhej te paguante bileten e hyrjes…”
Ata me kete thenie i kishin dhene vlerat maksimale qytetit tone te bukur. Por vlerat e tij sot jane edhe me te medha sepse Berati para 1 viti u fut ne UNESCO! Sot e gjithe bota e njeh qytetin tone si nje nga vendet turistike me te bukura ne bote. Çdo dite e me shume I shtohen vizitoret e ketij qyteti. Mijera qytetare te huaj kalojne nga qyteti yne dhe mbeten te mahnitur per ato qe shohin dhe fotografojne. Qindra autobuze me studente te vendeve te ballkanit si Kosova, Maqedonia, Mali I Zi etj, zbarkojne ne Berat.
Por rrugetimi i “Dosjes se Beratit” pakez i gjate, per te perfunduar ne mbledhjen e radhes se Komitetit te UNESCO-s qe u mbajt ne Kanada. Qyteti i “nje mbi nje dritareve” ju shtua Listes se Pasurive Boterore, por me nje specifike sikunder edhe pritej. Që prej vitit 1972, Konventa e UNESCO-s për Mbrojtjen e Kulturës Botërore dhe Trashëgimisë Natyrore, mbron 851 trashëgimi me “vlerë universale të padiskutueshme”, përfshi 660 trashëgimi kulturore, 166 natyrore dhe 25 të përziera në pothuajse 141 vende. Kështu, me Beratin ndodhi ajo që pritej që nga vjeshta e 2007-ës kur në mbledhjen e Zelandës së Re, Komiteti i Trashëgimisë Botërore, nëpërmjet një projektvendimi përgatiti njohjen e Beratit, sipas përcaktimit “Trashëgimi botërore në seri” në seksionin “pasuri natyrore kulturore dhe e përzier”. Komiteti ka marrë në konsideratë të dhënat e ICOMOS-it që e vlerëson qytetin shembull të veçantë të vlerave arkitekturore dhe urbane të rajonit ballkanik, në kontekstin e një vazhdimësie historike madhështore. Për syrin e lirë Berati nuk është parë pothuajse kurrë si qytet binjak me Gjirokastrën. Në një kuptim kjo hyrje në UNESCO nuk është një fitore me të drejta të plota për Beratin.
Ja pra, Ky eshte Berati. Por ju o lexues dhe ju o vizitore, mos u mahnitni me keto pak fjale ku une u mundova te pershkruaj Beratin. Berati eshte ketu, ne Shqiperi. Ju ejani, vizitojeni ate dhe binduni… Ju faleminderit!
Autori: Pierre-Pandeli Simsia
Rrjetet Sociale