Kudo që ata shkuan morën mëmëdheun me vete, kudo që ata ndërtuan jetën dhe të ardhmen e tyre kudo është Shqipëri, sepse për asnjë moment ata nuk harruan tokën që i kishte rritur, gjakun që u gufonte në deje, amanetin përgjërues të prindërve dhe gjyshërve.
Edhe shqiptarët si të gjithë popujt e tjerë, në periudha dhe kohë të ndryshme të historisë provuan fatin e tyre diku në dhe të huaj, atje ku fati dhe begatia u hapi zemrën duke i shpërblyer ata me mirëseardhje dhe mikpritje.
Mërgata shqiptare (ose diaspora shqiptare) është term me të cilin përfshihen të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve autoktone shqiptare.
Mërgata shqiptar me kalimin e kohës ka shkuar gjithnjë e më tepër duke u rritur. Edhe tek Shqiptarët, sikurse tek popujt tjerë të botës ka pasur migrim të popullsisë. Nga këta banorë që kanë migruar për shkaqe të ndryshme në vende të ndryshme të botës, shpesh herë janë krijuar grupe të organizuara në shoqata kulturore.
Në historinë e kombit shqiptar aktiviteti i këtyre grupeve të mërgatës, jo rrallë ka luajtur një rolë të madh në vendimet të ndryshme politike që janë marrë mbi qeverisjen e tokave Shqiptare. Po ashtu ka raste ku nga këto grupe janë iniciuar edhe veprime të cilat kanë ndikuar në gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Qendrat e mërgatës shqiptare kanë lëvizur varësisht nga zhvillimet e përgjithshme botërore. Kështu që nga fillimi i shekullit I në pjesë të ndryshme të Italisë së sotshme, bashkëvendësit janë organizuar në grupe të ndryshme, disa nga këto grupe në fillim kanë pasur ndikim në vendimet e Romës e me kalimin e kohës edhe kanë marrë pozicione qeverisëse në udhëheqjen e perandorisë Romake.
Fazë tjetër e krijimit të grupeve të diasporës është perandoria e Bizantit. Edhe këtu edhe pse në histori deri më tani nuk flitet për ndonjë organizim të diasporës, vetë fakti i prezencës së personave me prejardhje nga territoret shqiptare në qarqet e udhëheqjes së perandorisë Bizantine, lë të kuptoi për një formë të organizimit të këtyre personave në Stambollin e sotshëm.
Me pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane, diaspora në Itali organizohet në atë shkallë saqë këtu mund të flitet për një koloni. Në anën tjetër edhe diaspora në perandorin Osmane luan një rolë gjithnjë e më të madh.
Para shkatërrimit të perandorisë Osmane qendra e mërgatës nuk duket si e koncentruar në njërin nga metropolet po ajo disi shpërndahet dhe shkon duke u rritur ndikimi i saj. Këtu janë prezentë grupet e organizuara në Stamboll, Bukuresht dhe Misir në Egjiptin e sotshëm.
Gjatë zhvillimit industrial të Evropës Perëndimore si duket mërgata në këtë anë të botës nuk ka qenë aq prezentë dhe e organizuar. Kështu vërehet një organizim në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës më të re.
Me fillimin e kryengritjes në Kosovë, mërgata shqiptare në Evropën Perëndimore katapultohet për nga numri. Kjo rritje e numrit të mërgimtarëve ka sjellë nevojën e një organizimi i cili kryesisht është bërë në grupe në nivele të qyteteve të cilat kanë bashkëpunuar ndërmjet tyre në nivel të shtetit ku kanë qenë. Gjatë kësaj kohe financimi i këtyre gupeve është bërë vetëm nga vetë amtarët dhe ndikimi i shteteve ku ato grupe kanë vepruar ka qenë i vogël.
Pas luftës organizimi i mërgatës në Evropën Perëndimore bëhet kryesisht nga studentët ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kjo ndihmohet edhe nga aktivistë atdhetarë.
Me zbulimin e internetit komunikimi i mërgatës me vendlindjen edhe pse nuk është në shkallën më të lartë ai zhvillohet në një masë të pa parë deri më tani.
Rroli i diasporës shqiptare gjithmonë kishte karakter kombëtar-
Si çdo komunitet tjetër i integruar në jetën gjermane, amerikane, angleze, franceze, apo në vende tjera ku gjindet populli jonë, ashtu edhe komuniteti shqiptarë në përbërjen e vet ka përsonalitete edhe intelektuale në fusha të ndryshme,të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto vende,duke promovuar edhe pjesë të vlerave kombëtare.Shumë burra të mëdhenj të kombit, që ia ndritën faqet historisë kombëtare,ishin nga diaspora. Atëherë kur atdheu ishte i robëruar, aty nuk mund të zhvillohej asnjë proqes i dijes, atdhedashurisë dhe lirisë,sepse okupatori na zënte në fyt fjalën l i r i, ose shqiptarë, vetëm nga diaspora erdhën fjalët e kushtrimit dhe porosija se,lufta kundër armiqëve nuk do të ndalet kurrë.Ashtu edhe nismën për Pavarësinë e Shqipërisë më 1912,Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin dhe shumë shokë të tjerë,u nisën nga Stambolli dhe arritën në Bukuresht,ku më 5 nëntor, organizuan mbledhjen shqiptare, dhe u vendos të themelohet një komitet drejtues,e cila duhej të shkonte para Fuqive të Mëdha, për ti mbrojtur të drejtat e popullit shqiptarë, të cilët pas pak kohe shpallën edhe PAVARËSINË E Shqipërisë. Po ashtu diaspora shqiptare e shekullit të kaluar, ishte krah i fortë dhe gurthëmel i Pavarësisë së Kosovës, ku në rastët më të ndieshme gjatë Luftës çlirimtare të Kosovës, në vitin 1999, duke e mos lënë Kosovën vetëm, por shumë vullnetarë nga diaspora iu bashkangjitën UçK-së,deri në qlirimin e vendit,duke rënë edhe shumë dëshmorë të lirisë. Ndërsa të tjerët, nuk kursyen asgjë dhe atë më të shtrenjtën, por edhe shumë mjete dhe ndihma të tjera i afruan për bashkëatdhetarët e tyre gjatë luftës dhe pas luftës, duke rindertuar Kosovën, pothuaj çdo cep të saj. Diaspora shqiptare në gjitha vendet e botës organizoi në gjitha format e mundshme ta ndihmojë Kosovën, që ta shpëtojë nga kthetrat e robërisë serbe.Ajo u qartësoi përfaqësive botërore dhe miqve perëndimorë qështjen e drejtë shqiptare ,duke dëshmuar me argumente historike realitetin që kishte Kosova nën okopimin e barbarisë serbe.Kjo diasporë kishte një korespondencë të shkëlqyeshme më këshillëtarin dhe iniciatorin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Rugova, i cili ishte udhërrëfyesi dhe kordinatori kësaj ngjarje të madhe historike. Sot,diaspora shqiptare e adaptuar nuk ka nevojë të shtohet,por të kthehet në atdhe dhe të rehabilitohet në vendin e vet,sepse vetëm aty pushon dhe çlodhet shpirti i saj. Diasporës nuk i mbetët borxh Kosova, por Qeverija dhe udhëheqja e saj, të cilët i kanë zënë vendet e huaja dhe të pa merituara. Diaspora shqiptare të mos mbetët anash,ajo është pjesë e kombit, është një urë lidhëse me botën, e cila gjithmonë me zemër dhe shpirtë qëndron pranë atdheut të vet.
Numri i shqiptarëve,apo gjendja faktike e të dhënave mbi qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit,ende në zyrat kosovare të migracionit mungojnë, apo munden të mos jenë të sakta,sepse administrata e më hershme përkatëse e ka lënë anash këtë qështje, por edhe Ministrija e re e Diasporës posa e formuar nuk mundet të ketë një realitet,sepse migracioni gjithnjë ka qenë në lëvizje dhe nuk është një gjë e planifikuar,që do të thotë se,shumica e qytetarëve nuk janë llogaritur ,të cilët u larguan me dhunë, apo u larguan për punë të përkohshme,ose të akomoduar përgjithmonë jashtë atdheut,që në gjuhën e thjeshtë quhet d i a s p o r ë. Shumë shqiptarë u larguan nga trojet e tyre dhe u shpërndanë si shqipet e malit në gjitha vendet e botës, e muarën rrugën e mërgimit me dhunë, apo të detyruar nga nevojat ekonomike. Edhe pse,të larguar me mija kilometra, kjo hapësirë gjeografike nuk mundi ti ndajë këta njerëz me atdheun e tyre, Kosovën apo Shqipërinë, dhe viset tjera me popullsi shqiptare,dhe kjo diasporë sot është bërë urë lidhëse e shtetit amë ,më vendet e ndryshme të botës. Okupatori serb gjithnji e ka pasur në shënjestër,dhe ka punuar që të fshihet nga mendja e shqiptarëve dhe kujtesa e tyre historike,ideja se shqiptarët e dëbuar nga trojet e tyre,të kthehen ndonjëherë në atdheun e tyre,ose zgjedhjen përfundimtare të problemëve, deri te Pavarësija. Serbizmi gjithherë ka vepruar dhe ka organizuar, posaqërishtë Kosova të deshqiptarizohet,duke ia ndryshuar fizionominë etnike të Kosovës,nga shqiptarët në serbizëm,por nuk ia arriti ashtu sikur dëshiroi, edhe pse më shumë se një shekull robërie e dhune të tmershme ushtrojë mbi shqiptarët. Që nga viti 1937, u nënshkrue marrëveshja në mes ishJugoslavisë dhe palës turke, që të shpërngulën rreth 25o mijë shqiptarë të Kosovës për në Turqi, dhe sot e kësaj dite jetojnë pasardhësit e tyre në atë vend,edhe nëse kanë deshtë të kthehën ndonjëherë, nuk i ka pranuar shteti jugosllav,sepse i ka quajt turq. Diasporë shqiptare ka edhe në Greqi, ku gjindet sot një pjesë e madhe shqiptare,duke përfshirë edhe shqiptarët arvanitas,çamët etnik, të cilët edhe ata pësuan për fat të keq nga politika greke. Edhe në Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hecegovinë,jetojnë më shumë se 100 mijë shqiptarë.Në Rumani dhe Bullgari, shumë shqiptarë kanë emigruar gjatë kohës së pushtimit otoman. Por, në gjitha këto periudha, diaspora shqiptare ku që gjindej,ajo ishte aktive në qështjen e kulturës,traditave dhe në qështjen kombëtare.Po ashtu,edhe në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare,diaspora shqiptare ishte mjaftë aktive në qështjen kombëtare. Në Itali shënohet një emigracion i hershëm dhe shumë i madh, sidomos pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbe,të cilët u cilësuan si „Arbëreshët e Italisë“, të cilët formuan një diasporë të madhe shqiptare, besnike dhe fisnike. Ndërsa, në gjysmën e shekullit 20-të,shumica e shqiptarëve emigruan në shumë shtete perëndimore, prej të cilëve shumica përveq kushteve ekonomike,ishin edhe ato politike, të ndjekur nga pushtuesi serb. Në Gjermani jetojnë afro 200 mijë shqiptarë,dhe ka prej tyre që ka emigruar edhe para 45 vitëve. Po ashtu edhe në Zvicër, ka më shumë se 200 mijë shqiptarë, të cilët e përbëjnë popullsinë më të madhe e të huajve në këtë vend. Në Mbretërinë e Bashkuar ka shumë shqiptarë që kanë emigruar,por më së shumti ka nga Shqipërija. Diaspore shqiptare ka edhe në Austri, Hollandë, Luksemburg, Danimarkë, Suedi, Belgjikë, Norvegji, Finlandë, Islandë, Francë dhe shumë vende të tjera të botës së largët,si në SHBA, Kanadë, Australi dhe vende të tjera. Prandaj, mund të themi se,gjithë kjo armatë punëtore e shqiptarëve gjindet në gjithë globin tokësor, të shpërndarë nëpër botë, por në ditët e nevojshme kjo diasporë u gjend gjithherë pranë atdheut të vet,të cilin e bartë më zemër kah do që shkon dhe vepron.