Nga Albert Vataj
Ekspertët e artit mbeten të ndarë në origjinën e pikturës më të shtrenjtë në botë, shkruan “The Guardian”. “Salvator Mundi” , piktura më e shtrenjtë në botë , nuk do të jetë pjesë e shfaqjes së madhe të Leonardo da Vinçit për këtë vit në Paris, sepse kuratorët në Luvër nuk besojnë se “Salvator Mundi” t’i atribuohet vetëm artistit. Paraprakisht ky është definicioni që ka qarkulluar, por ende nuk është thënë fjala e fundit.
Sikurse gjithëdihet dhe pothuajse është e gjithëpranuar, “Salvator Mundi” është një pikturë gjeniut të Rilindejs së Artë italiane, Leonardo da Vinçi. Ajo daton në vitin 1500. Piktura tregon Jezusin duke e bërë shenjën e kryqit me dorën e djathtë, ndërsa në dorën e majtë ai mban një sferë të tejdukshme kristali, ekuivalent i rruzullit, si domethënie e rolit të Tij si “Salvator Mundi”, rrjedhimisht “Shpëtimtari i botës”. Ajo sferë përfaqëson “sferën qiellore” të pafundësisë, një aludim rreth formës se si artisti hipotetikisht krijon universin. Rreth 20 versione të tjera të veprës janë të njohura, që janë realizuar nga studentët dhe pasuesit e Leonardos.
Shumë kohë ekspertët e artit aludojnë se kjo ishte një kopje e një origjinali të humbur, i mbuluar nga një mbivendosje pikture. Ajo u ripa, u rivendos, u rizbulua dhe u përfshi spariherë në një ekspozitë të madhe të Leonardos në Galerinë Kombëtare të Londrës, më 2011-2012. Edhe pse disa studiues e konsiderojnë atë të jetë një vepër origjinale nga Leonardo da Vinçi, heqja e mbivendosjes së një portreti tjetër, e ka bërë të vështirë për të analizuar, dhe atribuimi i plotë i autorësisë ka qenë i kontestuar nga shumë specialistë.
“Salvator Mundi” është një nga më pak se 20 vepra të njohura nga Leonardo, që mbetet si e vetmja punë e mjeshtrit në disponim i një koleksion privat. Ajo u shit në ankand për 450.3 milionë dollarë më 15 nëntor 2017 nga Christie në Nju Jork, princit Badr bin Abdullah, duke vendosur një rekord të ri për pikturën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në një ankand publik. Princi Badr thuhet se e bëri blerjen në emër të Departamentit të Kulturës dhe Turizmit, Abu Dhabi, por që nga atëherë është thënë se ai mund të ketë qenë një ofertë e qëllimshme për aleatin e tij të ngushtë dhe kurorën e Arabisë Saudite, princin, Mohammed bin Salman. Kjo tregon raportet e fundvitit 2017, se piktura do të vihej në një shfaqje publike në Louvre, Abu Dhabi. Megjithatë kjo shfaqje e planifikuar për në shtatorin e vitit 2018 pati një anulim të pashpjeguar. Vendndodhja aktuale dhe statusi i pikturës është i panjohur, por ajo mund të jetë e magazinuar në një vend të sigurt në Gjenevë.
Disa nga ekspertët kryesorë të Leonardo në botë, përfshirë Martin Kemp, profesor emeritus i historisë së artit në Oksford, insistojnë se është me të vërtetë një punë e humbur e autorit. Të tjerët janë më të kujdesshëm ose më të distancuar në deklarata.
“Burimet e mia brenda në Luvër, burime të ndryshme, më tregojnë se shumë kuratorë mendojnë se kjo punë nuk ka të shënuar autografin e Leonardo da Vinçit, shprehet specialisti.
“Salvator Mundi” ishte në një gjendje të mjerueshme, shprehen ekspertët. Pas shumë viteve dhe një pune restauruese të gjatë, ata patën kurajon të dilnin në një mendje se kjo punë ishte një nga tablotë e humbura të Leonardo da Vinçiti.
“Është një pikturë që nuk guxon të tregojë fytyrën e saj”, thotë për mediat Lewis.