Nga Albert Vataj
Si çdo lule tjetër edhe ajo ka një manifestim festiv, të denjë për sallonet llamburitëse të ballove dhe galancës së epërme. Ajo është e gjatë rreth 3 metër dhe me diametër në gjerësinë e shtrirjes së petaleve që arrin përafërsisht 4.5 metra. Quhet “Amorphophallus titanium” dhe shquhet për namin e saj të keq, si lulja që nuk ka aromë, por kudërbim të neveritshëm. Lulëzon shumë rradhë dhe pas pesë ditësh ajo vyshket për t’iu nënshtruar një përgjumje, nga ku zgjohet pas pesë muajsh nën një cikël të veçantë pllenimi. Jo vetëm përmasat dhe cikli i lulëzimit e bëjnë këtë lule shumë të veçantë, një nga karakteristikat, madje më e rëndësishmja, të cilës i ka vënë edhe emrin që njihet sot, është se ajo kur lulëzon çliron një kudërbim të rëndë të ngjashëm me atë të erës që lëshon mishi i kalbur i njeriut. Madje edhe ngjyra e kuqe e petaleve të saj çuditërisht ka një ngjashmëri me mishin e njeriut. Është e vështirë për ta parë këtë lule në lavdinë e saj të plotë, pasi ajo lulëzon befasisht dhe në një kohë të limitur mund të soditet gjitha ai solemnitet shprehës, ajo madhështi dhe krekosje. Vetëm era që lëshon bën të mundur të pikaset lulëzimi i saj i plotë dhe shumë i rradhë.
Ky spektakël i natyrës më shumë se një privilegj njohjes është për kureshtarët një befasi, nga ato që vetëm natyra mund të t’i rezervojë.
“Amorphophallus titanium”, konsiderohet si lulja më e madhe në planet. Ajo lind nga një zhardhok nëntokësor, i cili mund të rritet deri në 90 kg. Duhen disa vjet për të arritur madhësinë e lulëzimit.
“Amorphophallus titanium” ka habitatin e saj natyror vetëm në Sumatran dhe Javan perëndimore, në pyjet e shiut tropical mbi kodrat gëlqerore të Indonezisë. Veçoritë e saja specifike, si lulja më e madhe në tokë dhe me një kudërbim prej kufome, ajo ka shfaqur interes dhe ka mundur të kultivohet nga kopshte botanike dhe koleksionistë privatë anembanë botës. Përmasat e saj kanë shënuar rekorde të tilla sa e kanë nderuar këtë krijesë kaq tekanjoze me Guinness.