Nga Albert Vataj
Një bust mermeri 2,000-vjeçar i gjetur brenda një muri mesjetar në Romë mund të përshkruajë fytyrën e Dionisit, perëndisë së lashtë të verës dhe festimit. Ekspertët thonë se ka të ngjarë që ky fragment të jetë një pjesë e një statuje shumë më të madhe, dhe kishin sy të bërë nga xhami ose guri i çmuar.
Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në zemër të qytetit, pranë Roman Forum. Koka i përket një statuje të madhe të perëndisë, që daton në kohën e perandorisë romake. Arkeologët ishin duke bërë gërmime arkeologjike në një mur mesjetar për të gjetur eshtra, kur gjetën kokën e mermertë, për të cilën ata besojnë se është Dionisi, të cilin romakët e njohin si Bakus.
Ata thanë se statuja ishte e ngjeshur në mur, dhe ishte ripërdorur si material ndërtimi, gjë që ndodhte shpesh në periudhën mesjetare. “Roma vazhdon të na surprizojë çdo ditë”-tha kryebashkiakja Virginia Raggi Sipas Claudio Parisi Presicce, drejtori i muzeut arkeologjik të Romës, statuja daton midis shekullit të parë para Krishtit, dhe shekullit të dytë të erës sonë.
Sikurse duhet grekët nuk e konsideronin Dionisin vetëm zot të verës dhe të vreshtarisë, por poashtu edhe mbrojtës të kopshtarisë dhe të kaçubave të cilave ua ka dhënë fresikinë dhe lëngshmërinë, edhe zot të plleshmërisë. Pasi vreshtaria dhe pemtaria kërkojnë zell dhe punë, e kanë nderuar si nismëtar të këtyre veprimtarive dhe njëherit dhe si dhurues të begatisë që dalin prej tyre. Si zot të verës e kanë nderuar, para së gjithash, për arsye se njerëzit i ka liruar prej brengave dhe ishte burim i haresë jetësore. Me dhuratat e veta e freskonte shpirtin dhe trupin, nxiste dashamirësinë, sillte ahengje dhe dashuri, artistëve u ka mundësuar zhvillimin e plotë të energjisë krijuese. Gjitha këto dhurata kanë qenë dhe mbetur dhe është e pamundur të paguhen me çfarëdo kuptohet, vetëm me kusht në qoftë se me rastin e shprehjes së respektit Dionisit i përmbahemi parimit të lashtë “smeden agan” – “asgjë tepër”.
Lajmet e deritanishme bëjnë të ditur se pas një pune restauruese, koka e perëndisë së verës dhe dëfrimeve frelëshuara, do t’i paraqitet publikut.