Flaubert kurrë nuk ka shkruar “Zonja Bovari jam unë”, as në lëtërkëmbimet e tij, as në më të voglin bllok. Flitet për “një të dëgjuar”. Dikush ka pretenduar, tridhjetë vjet mbas vdekjes së autorit të ketë dëgjuar të thonë që një mikeshë e Flaubert-it do t`ia kishte thënë një njeriu të denjë për ta mbajtur fjalën që Flaubert-i ia kishte thënë vetë: shkurt, është historia e burrit që ka parë burrin që ka parë njeriun që ka parë ariun…
Problemi, është se zbulimi nuk është bërë publik nga një i çfardoshëm: vjen nga René Descharmes, njërit prej specialistëve të parë të veprës. Hedh skoop-in e tij tek Flaubert-i, jeta, karakteri e idetë e tij në 1857 (bot. ga Ferroud, 1909): “Një njeri që e ka njohur shumë ngushtësisht Zonjushën Amélie Bosquet-in, letërkëmbyesen e Flaubert-it, më tregonte kohët e fundit se zonjusha Bosquet mbasi e pati pyetur romancierin se nga e kishte marrë personazhin e Zonjës Bovari, ai do t`i ishte përgjigjur shumë çiltër, dhe përsëritur shumë herë: “Zonja Bovari, jam unë!- Simbas meje.”
Ajo çka paraqet mjaft kureshti, është se Amélie Bosquet-i, që ishte vetë shkrimtare dhe gazetare, të mos e ketë bërë kurrë gjendje askund në të gjallë të saj dhe që t`ia ketë bërë të ditur një mikeshe anonime para se të zhdukej. Është më se e mundshme që Descharmes të ketë krijuar me të gjitha pjesët një gabim, një gabim të madh që atij i dukej se thotë shumë të vërtetë mbi veprën për të cilën më e thjeshta i është dukur për të dhënë formulën si autentike e auktoriale. Kjo s`ishte hera e parë në historinë e formulave të njohura. Descharmes, si ata që, simbas tij, do t`i japin suksesin shprehjes, gjente në të një përparësi jo të anashkaluar.: atë të rindërtimit të legjitimitetit të një afrimi biografik sa deklarimet pa vend të autorit (“Asgjë në këtë libër nuk ka dalë prej meje….”, etc.) kishin marrë për keq me rrezik.
Megjithë kushtëzimin e Descharmes, anekdota kthehet shpejt në duhan për kritikët. Më 1935, Thibaudet shprehet “i bindur” për autenticitetit e saj, dhe shkarazi, heq “Simbas meje” të fundit, shumë relativiste, duke e thjeshtëzuar shprehjen për ta zhndrruar në formën lapidare që e njohim, tash e tutje goditëse e hipnotike si një mesazh reklame:
“Nuk u duhet besuar në përgjithësi të thënave, por jam shumë i sigurtë që kjo e fundit nuk është prej sajimeve të një zonje të moshuar. […] Ai nuk gënjente veten e ai nuk gënjente atë së cilës i fliste kur thoshte: “Zonja Bovari jam unë.” Në vitin pasues, në 1936, një tjetër figurë madhore e flobertizmit, René Dumesnil, përmend karakterin e padiskutueshëm të formulës që Flaubert do të kishte kërkuar vetë për ta bërë popullore: “Flaubert-in, kur e pyesnim për personazhet e tij, për origjinën e tyre dhe për masën e realitetit që ai kishte vënë në veprat e tij, pëlqente të përsëriste: “Zonja Bovari, jam unë!”
Të njëjtin vit, J, Nathan nuk ngurron ta ngarkojë formulën me peshën e letërkëmbimit: “Zonja Bovari, jam unë”, shkruan ai, në letërkëmbimin e tij, dhe kjo nuk është një shaka.” Duke shënuar për këtë epokë, tradita është tepër e fuqishme. Më 1961, R, Girard flet për “klithmën e famshme të Flaubert-it: Zonja Bovari, jam unë.” Në 1976, H.Juin kërkon kuptimin e fshehtë të formulës: “Pikërisht çastin kur ai shpërthen: “Zonja Bovari jam unë” që Gustave Flaubert nis të rrëmojë pistat. Është thelbësore për t`i kushtuar rëndësi”, dhe, në 1977, A. Maurois pohon: “Zonja Bovari, jam unë.” Çfarë do të thotë saktësisht kjo fjalë e njohur? Pikërisht atë çka thotë.”
Vetëm Gérard Genette, shumë më vonë, tek Bardadrac, që të ketë patur mendjen e keqe për të përcjellë dyshime, dikund mjaft të përafërta e pak të kushtëzuara, mbi autenticitetin e sloganit të famshëm: “Që Flaubert-i të ketë thënë a shkruar: “Madame Bovary, c`est moi”, nuk dimë shumë, mjaftueshëm të paktën për ta futur këtë identifikim në të gjitha salcat. Ajo çka dimë më pak, është se kujt ia ka thënë, apo shkruar, dhe për shkak: ngaqë ajo çka nuk dimë hiç, është çka ai nuk e ka thënë as shkruar mbase. Do të gjendesha veçanërisht në qorrsokak për ta provuar, por pres prej shumë kohësh që të më provojnë të kundërtën.” Nuk ka dukshmërisht gjë më të vështirë se për të provuar që një fjalë të mos jetë thënë kurrë, por këtu sekreti i origjinavedo ta kishte bërë të qeshte Polichinelle. Nuk e njohim ( dhe për shkak të) identitetin e “korbit” që i ka thënë të gjitha, por nuk dihet krejtësisht prej kujt ky korb i hamendsuar ruante djathin (A.Bosquet) dhe mbi të gjitha ç`dhelpër nëse e quajmë kështu pret sërish për t`u nginjur. (R. Descharmes).
Përsa i takon suksesit të jashtëzakonshëm të formulës, gjejmë mjaft arsye që e shpjegojnë dhe prej kujt ajo përfiton: prej Thibaudet-it tek Girard, prej të gjithë atyre që parapëlqejnë të mos shohin në shkrimin e Flaubert-it përveçse një lloj të sofistikuar të autobiografisë, larg prej kësaj poetike rrënjësore të “unit pavetor” që shkrimtari e sajon duke bërë stilin “një mjet apsolut për t`i parë gjërat”. Me “Madame Bovary, jam unë”, që do ta përdorim simbas nevojave të heroinës apo romanit, mund të kthehemi tek ajo në këtë “sofër të odës romantike” për të cilën dorëshkrimet e Letërkëmbimi denoncojnë budallallëkun e ndyrësinë. Që çdo romancier, duke përfshirë në të dhe Flaubert-in, Joyce-i apo Kafka, huazojnë elemente nga jeta e tyre e vërtetë për të shkruar, askush nuk do të mendonte për ta diskutuar. ]ështja e vërtetë është për të ditur atë çka e shkruara bën me këto huajtje. “Zonja Bovari, jam unë” shërben për të mos e bërë pyetje.