Nga Albert Vataj
“Robinson Kruzo” është romani më i famshëm dhe i dyti më i përkthyer pas Biblës, i tregtarit, gazetarit, pamfletistit, shkrimtarit dhe ushtarakut londinez, Daniel Defoe, i cili filloi të shkruante novela kur ishte vetëm 16 vjeç. Ai arriti të nxirrtë nga galeria e tij krijuese vepra që bënë të njohura në gjithë botën, por “Robinson Kruzo” ishte dhe mbeti emblema e letërsisë botërore. Kolanën e këtij autori e përbëjnë edhe vepra të tjera, jo më pak e vlerta, të tilla janë; “Koloneli Jack”, “Kapiten Singellton”, “Moll Flanders”, “Roksana”, “Kujtimet e nje Kavalieri”, etj, etj.
Defoe shkroi shumë traktate politike dhe shpesh ishte në telashe me autoritetet. Intelektualët dhe udhëheqësit politikë i kushtonin vëmendje ideve të tij novatore dhe ndonjëherë u konsultuan me të. Daniel Defoe ishte një shkrimtar pjellor dhe i gjithanshëm, duke prodhuar më shumë se 300 vepra, libra, pamflete dhe revista – në tema të ndryshme, duke përfshirë politikën, krimin, fenë, martesën, psikologjinë dhe mbinatyrën. Ai ishte gjithashtu një pionier i gazetarisë së biznesit dhe gazetarisë ekonomike.
Ishte bir i nje qiriberes londinez Xhejms Fo, mbiemër të cilin meqë tingëllonte bukur Danieli e ndryshoi Defo. Ai mësoi në një shkollë fetare dhe më pas filloi tregtinë. Duke shitur e blerë mallra të ndryshme. Në këtë mënyrë ai bëri shumë udhëtime nëpër Evropë.
Daniel Defo në fillim luftoi kundër mbretit Xheims II. Kurse më vonë u fut në ushtrinë e Uilliam III. Asaj kohe u burgos dy here, pasi kishte shkruar disa tekste kundër kishës dhe qeverisë. Shpirti i tij rebel dhe qëndrimi antikonformist pati mbështetës në opinion dhe nga palët reformatore, por e përgjithsmja ishte se ai u gjend shpesh nën shigjetimet e autoriteteve dhe sanksionet. Në rrafshin ekonomik, vitet e fundit të jetës nuk ishin të begata. Fajdexhinjtë i’a nxinë jetën duke i’a vështirësuar dhe rrezikuar skajshëm jetën deri në të mbramë, kur ai vdiq i mbytur në borxhe.
Daniel Defoe mbylli sytë më 24 prill 1731, në Londër. Arsyet e vdekjes së tij janë të paqarta dhe shpesh kontradiktore.
“Robinson Kruzo” një esse për romanin e bujshëm
(I huazuar)
Autori i këtij guri kilometrik letrar është një njeri i letrave çuditërisht tërheqës, rreth të 60-ave, i quajtur Daniel Foe (ai shtoi “De” për të përmirësuar statusin e vet social), gazetari i njëherë e një kohe, pamfletisti, i zoti për të gjitha llojet e profesioneve, por edhe spiun.
Si Bunyan, ai kishte vuajtur në duart e shtetit (i ekspozuar ndaj publikut në shtyllën e ndëshkimit, më pas u burgos.
Romani i tij me famë botërore është një përzierje letrare komplekse.
Ai pretendon të jetë një histori, e shkruar nga vetë Kruzoja dhe redaktuar nga Daniel Defoe i cili, në parathënien, në mënyrë ngacmuese shkruan se ai “beson se ajo është thjesht një Histori Fakti; dhe se nuk ka askund një shfaqje të trillimit në të”.
Atëherë, çfarë gjejmë në këtë “Histori”?
Robinson Kruzo ka tre elementë që e bëjnë të parezistueshëm. Së pari zëri rrëfyes i të humburit, është peneli i gjenialitetit të Defoe-s. Është emocionues, i panxituar, dialogues dhe i aftë për ndjesi të larta dhe të ulëta. Është gjithashtu shpesh gazetaresk, që i përshtatet stilit të Defoes. Kjo përzierje harmonike e tonit e vendos lexuesin thellë brenda mendjes së të humburit dhe telasheve të tij. Aventurat e tij bëhen aventurat tona, dhe ne i provojmë ato në vetë të parë, si për veten tonë.
Dhe ja ku vjen frymëzimi i dytë i madh i Defoes. Ai vjen me një rrëfim, shpesh thuhet i modeluar sipas tregimit të të humburit në det, Aleksandër Selkirk, që ashtu si si tek Bunyan-i, ndjek një model pothuajse biblik “mëkatimi” (rebelimi rinor), shpagimi (mbytja e anijes), pendimi (mësimet e dhimbshme të izolimit) dhe më në fund shpërblimi (kthimi në shtëpi i Kruzosë). Në kuptimin e rrëfimit, ky është “flori i pastër”.
Dhe e treta, si mund t’i harrojmë personazhet e Defoes? Shkrimtari pionier e kuptoi rëndësinë e bashkëngjitjes së imazheve dhe të paharrueshëm në rrëfimin dhe personazhet e tij. Prempti dhe gjurma e këmbës së tij të famshme në rërë, një nga katër momentet e mëdha në prozën angleze, sipas Robert Louis Stevenson-it; Kruzoi me papagallin dhe çadrën e tij: këta janë bërë pjesë e miteve anglezë. Defoe, ashtu si Servantesi, zgjedh gjithashtu për t’i dhënë protagonistit të tij një goditje anësore. Premti është për Kruzonë, ajo që çfarë Sanço Pança është për Don Kishotin. Dyshet do të rishfaqen regullisht në letërsinë angleze: Jekyll and Hyde, Holmes dhe Ëarson, Jeeves and Ëooster.
Kjo më rikthen përfundimisht tek cilësia e Defoes si shkrimtar. Ai ishte profesionisti i kompletuar, me penën zhytur thellë në bojë. Gjatë gjithë jetës së tij prodhoi pamflete, satirë, vargje tregimtare dhe fantazma jetëshkurtra (thuhet se ka përdorur pothuaj 200 emra arti). Ai ishte një njeri që i pëlqente të paguhej për atë që shkruante, jetoi mirë dhe ishte gjithmonë në borxhe. Ai nuk ishte një “romancier letrar”, dhe nuk do ta kishte kuptuar termin, por romani i tij klasik është letërsi angleze dhe është nga më të këndshmet.
Nga fundi i shekullit të 19-të, asnjë libër në letërsinë angleze nuk kishte gëzuar më shumë botime, ribotime dhe përkthime sesa Robinson Kruzoi, me më shumë se 700 versione alternative, duke përfshirë versionet e ilustruara për fëmijë. Termi tani i harruar “Robinsonade” është shpikur për të përshkruar zhanrin e Kruzoit, i cili lulëzon ende dhe u ringjall tani së fundmi nga Hollivudi me fimin e Tom Hanksit, “I Humbur Në Det” (2000).The Guardian
– Robinson Kruzo lindi ne vitin 1632 ne ” Neë york ” nga nje familje e mire , por nuk ishte vendos , por babain e kishte nga ”Bremeni” qe u vendos ne Hull dhe fitoi nje pasuri te madhe dhe u martua me nenen e tij nga nje familje e shquar Robinson nga edhe ky e mori emrin .
– Mbiemri i kesaj familje te shquar ishte Krajner por i quajten Kruzo , atehere ky u quajt ” Robinson Kruzo ” .
– Robinson Kruzo kishte dy vellezer me te medhenje , njeri ishte oficer qe me vone u be nenkolonel ku luftoi shume luftra qe u shvilluan ne angli , kurse vellai i dyte se dini se ç’u be me te kurre .
– Robinsoni duke qene djali i trete ne familje nuk ja mesuan asnje zanat por Kruzo ishte i pasionuar pas udhetimeve detare por as nena nuk pranuan qe ai te shkonte pasi Robinsoni kishe nje jete te qete dhe te siguruar.
– Ai nuk ju bind urdhrave te babait dhe lundroi me nje shok ne hapsiren detare. Ne vitin 1891 u largua nga Hull per te shkuar drejt Londres .
– Ai kurre nuk mendoi se nje djalosh avanturier si ai aventurat kane filluar aq heret dhe tani kane vazhduar aq gjate .
– Ai bashke me shokun e tij ne anije duke lundruar ne drejtim te Londres .
– Ererat fryenin , qielli ishte i mbuluar i tere nga rete e mbuluar me shtrengata me nje ngjyre te zeze .
– U detyruan te ndaloheshin ne Larmuth , derisa te pushimit stuhite qe venin nga qdo ane .
– Robinsoni ishte i pikelluar sepse nuk kishte degjuar fjalet e prinderve e tani do te fundosej anija e ai do te vdiste.
– Shume mendime i silleshin ne koke , shume dite kaluan keshtu gjersa ne Londer mberritem dhe ai qelloi ne nje shoqeri me te mire .
– Ishte mendura per faktin qe nuk kishe qendruar ne shtepi , por ajo force qe ngjalli kete ide te marrezishme e te parashikuar qe te fitonte pasuri duke bredhur neper bote.
– Kjo force qe ia kishe rrenjosur aq forte ne mendje gjithe ato planee qe kishte , gjithe ato mendime te marra .
– Pas disa ditesh te qendrimit te tij ne Londer hipi ne anije qe shkonte ne brigjet e afrikes .
– Ky udhetim ishte aq i keq saqe ai perfundoi si nje skllav i mjere ku takoi nje njeri te quajtur ”Xuri”.
– Kishin aq miqesi te dy saqe ne nje dite u arratisen me nje barke te vogel.
– Te dy duke lundruar nga vendbanimi i te egerve dhe frigoheshin shume dhe papritmas nje anije po afrohet drej tyre , Xuri tha : Imzot , Imzot nje anije po afrohet .
– Anija e huaj u erdhi ne ndihme , ishte braziliane .
– Shkuan ne Brazil . Ne Brazil Robinsoni la Xuri-n dhe deshi te lundronte ende me anije , por me pare ai kapetani e njohu nje fabrikant qe prodhonte sheqer dhe ai vendosi te punonte atje dhe bleu nje toke .
– Ne testament e la te shkruar se ne qofte se do te vdiste gjate ketij udhetimi , gjysmen e pasurise do t’ia jepte kapetanit dhe gjysmen tjeter familjes se tij .
– Me te vertete ky udhetim ishte teper i hidhur . Duke lundruar kalonin ditet gjersa mund te ndaheshin ne ndonje cope toke .
– Papandehur njeri nga bashkeudhetaret pa token dhe filloi te bertiste . ”Toke”,”Toke” te gjithe u gezuan , por ky gezim nuk zgjati shume , sepse cepi i anijes u ndesh me nje nga shkembinjte e forte rreth brigjeve te detit .
– Anija u shkaterrua te gjithe ishin te vdekur por vetem Robinsoni kishte mbetur gjalle dhe me ane te notit kishte mberritur gjeth ne zallishte .
– Qe ketej filloi historia per ishullin e pabanuar ku pas mbesim te gjithe aventurat e ”Robinson Kruzo” .
– Kjo histori interesante e jetes se Robinsonit ne ishullin e pabanuar nga shkrimtari ”eshte e shkruar me nje frytezim vertete poetish e kjo pjese e ketij romani eshte pjesa me me vlere njekohesisht edhe me teper per lexuesin.
– Brendia kryesore e romanit eshte jeta e tij ne ate ishull si teme eshte jeta e mjere ne ishull , eshte nje lufte ne mes njeriut dhe vet natyres por kjo lufte ne mes njeriut dhe vete natyres zhvillohet me kushte aq te jashtezakonshme saqe edhe fakti me i thjeshte si krijimi i nje jete te rendomte te nje njeriu , qe kuptohej nga lexuesi si nje hap i ri heroik i ”Robinsonit” ne luften per te krijuar kushte sa me te mira njerezore jetesore .
– Robinsoni filloi nje jete te qete ne ishullin e tij .
– Nje nate kalon duke fjetur ne peme nga frika se mos te sulmonin e t”i ndodhte diqka . Ajo edhe shume vjet , muaj , e – dite i kalon duke u munduar te hedh hapa te rinje per te krijuar diqka me te pershtatshme per jeten e nje njeriu te rendomte .
– Ai nga anija e mbytur furnizohet me shume gjera qe i hyri ne pune ndertoi nje shtepize te vogel dhe zbuloi nje , shpelle te vogel me plote ar , argjend , pushke , plumba ai fshehu .
– Nga anija nxori nje tope me therrime buke te cilat iu rrezuan ne toke pas disa muajsh verejti se po dilte misri , elbi e gruri dhe beri nje te vetem , per ushqim kishe dhi e koca qe i zbuste sepse ishin te eger .
– Formoi edhe kopene duke i zbutur dhite e kocat . Nje dite pas shume vjetesh i vetmuar pa se ne ishullin e tij qe ai e qante veten , mbeti i ketij ishulli i vinin te egrit dhe formonin gostite e tyre mizore duke ngrene njeriut .
– Frigohej shume nga ata , por nje dite me ane te dylbive pa se ata lakuriqe kishin shtruar gostine e tyre mizore duke ndezur zjarr per ta pjekur mishin e njerezve te tyre edje me qpsje [a aty te lidhur njerin e moren ta prenin kurse tjetri po priste gjakngrire qe te binte ne duart e tyre .