Dietat janë stresuese dhe tepër lodhëse. Të heqësh dorë nga buka, makaronat dhe karbohidratet dhe ti zëvendësosh me një dietë me pak kalori, të rrëzon në peshë. Dietologja dhe nutricionistja australiane, Lyndi Cohen thekson se kur ne zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet tona ndryshojnë në mënyrë drastike. Kjo pasi karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë. Duhet ta pranojmë që gjëja e parë që bëjmë kur nisim një dietë, reduktojmë në mënyrë drastike apo heqim dorë nga buka dhe makaronat, sigurisht me shumë sforco dhe sakrificë. Por duhet të dini se kjo është e gabuar, pasi këta përbërës nëse konsumohen në sasinë e duhur, janë të rëndësishëm për shëndetin, dhe për formën fizike. Ndryshe nga sa besohet, të hash proteina me fruta dh eperime duke hequr dorë nga makaronat, nuk është receta e duhur për të humbur peshë. “Nëse ti redukton karbohidratet dhe përjeton ankth dhe ndjenja depresive si pasojë, jeni më pak të prirur për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për tu kujdesur për veten”,-tha Cohen.
Shkenca
Një studim amerikan thotë se ai që zgjedh të heqë dorë nga buka dhe makaronat rrezikon të sëmuret më lehtë nga tumori dhe të ketë probleme me zemrën.
Energjia on top!
Karbohidratet nuk duhet të mungojnë kurrë në ushqimin tonë të përditshme pasi këto sheqerna dhe glucide bashkë me proteinat dhe yndyrnat, na japin energjinë e nevojshme për të funksionuar organizmi siç duhet.
Nuk janë të gjitha njësoj
Duhet bërë dallimi mes karbohidrateve të thjeshta dhe komplekse. Të thjeshta janë sheqeri, fruktoza dhe galaktoza, dhe përthithen më shpejt nga organizmi pa kërkuar aktivitet metabolik, pra energjia është gati. Karbohidratet komplekse, kërkojnë më shumë kohë për tu përthithur dhe tretur.
Të domsdoshme
Tek karbohidratet komplekse përfshihen niseshteja, e pranishme sidomos tek drithërat, perimet e thata, dhe patate, si dhe fibrat ushqyese që gjenden tek frutat, perimet e freskëta, dhe që kanë si funksion lehtësimin e tranzitit të zorrëve. Mos të harrojmë se niseshteja, apo amidoni, rregullon përthithjen e disa ushqyesve, dhe kontribuon në kontrollin e glicemisë. Pra, të heqësh dorë nga një pjatë e shijshme me makarona, nuk ka kuptim. Mos e harroni këtë!
Mëmësia i plak femrat më shpejt se cigarja
Për femrat të qënit nënë është gëzimi më i madh në jetë. Një studim i George Mason University, në SHBA, ka zbuluar se mëmësia e plak femrën më shpejt se cigarja, apo e edhe mbipeshë. Grupi i studiuesve kanë vërejtuar 2 mijë femra të moshave 20 deri në 44-vjeç, dhe zbuluan se shkurtimi i telomerës,një strukturë komplekse në fund të kromozomit, ishte i krahasueshëm me femrat pa fëmijë që ishin 11 vjet më të vjetra në moshë. Telomeri është pjesë e kromozomit që është e lidhur me moshën dhe jetëgjatësinë.
Këshilla si të zgjasni jetën:
Ushqyerje e shëndetshme
Mbajeni trurin tuaj “aktiv”
Pini alkool në sasi të moderuar
Mos shkoni të sëmurë në punë
Mbani pesha të lehta
Merrni një kafshë
Kaloni kohë me njerëzit e dashur