Nga Albert Vataj
Edouard Manet u lind më 23 janar 1832 dhe vdiq më 30 prill 1883. Ai ishte një piktor francez, gjithashtu një figurë kyçe në tranzicionin nga realizmit të Impresionizëm. Ishte një nga artistët e parë të shekullit të 19-të i dedikuar subjekteve të jetës moderne. Ai sfidoi teknikat tradicionale të përfaqësimit duke zgjedhur si tematikë subjektet nga ngjarjet dhe rrethanat e kohës së tij.
“Ai do të jetë piktori i vërtetë i cili do të mund të nxjerrë në pah anën epike të jetës së përditshme dhe do na bëjë të kuptojmë se sa të mëdhenj dhe poetikë jemi, të veshur me kravatat dhe këpucët e llustruara.” shkruan poeti i famshëm, Sharl Bodler.
Megjithatë kritika ishte e ashpër, jo më pak dhe realiteti, të cilit piktori impresionisti kërkoi t’i qasej përdhunshëm duke mos bërë kompromis përballë një situate mospranimi. Kjo këmbëngulje, kjo kurajë për të ofruar botkuptim të ri estetik do të duhej të paguhej shtrenjtë. Monet u refuzua insistueshëm nga juria e “Sallonit të Parisit”, ekspozita zyrtare e arteve të bukura në Paris.
Më 1863 salloni ku ekpozonte zakonisht, i refuzon veprën “Le Déjeuner sur l’herbe” (Drekë mbi bar), e realizuar me një teknikë tërësisht revolucionare. Kritikët u ofenduan për praninë në tabllo të një gruaje të zhveshur, në shoqërinë e dy të rinjve të veshur me veshje bashkëkohore. Në vend se dukej një figurë alegorike e largët, moderniteti i gruas e bëri lakuriqësinë e saj të duket vulgare dhe madje kërcënuese. Kritikët ishin gjithashtu të mërzitur nga mënyra se si këto shtjellime u përshkruan në një dritë të ashpër dhe të papërcaktuar dhe u vendosën në një mjedis pyjor, perspektiva e të cilit është dukshëm jo realiste.
Edhe në vitet që do të pasonin, Manet do t’i refuzohej ekspozimi i mbi 50 veprave, pikërisht për shkak të teknikës së veçantë dhe tematikës së përzgjedhur.
Tejet i impresionuar nga natyralizmi i punës së Manet, romancieri i ri Émile Zola u zotua ta lavdërojë atë në një artikull të gjatë dhe të guximshëm të botuar në “Revue du XIX e siècle” në numrin e 1 janarit 1867. Përballë armiqësisë së publikut, Zola e pa Manet si përfaqësues të të gjithë artistëve me rëndësi, që e nisin karrierën duke fyer opinionit publik.
Nga jeta
Manet ishte djali i Auguste Manet, shefi i personelit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Eugénie-Désirée Fournier. Që i vogël ishte nxënës në shkollën e Canon Poiloup në Vaugirard, ku studioi frëngjishten dhe klasikët. Ndërkohë gjatë viteve 1844-1848, ndoqi gjimnazin Rollin Collège. Një nxënës përgjithësisht i dobët, aio ishte i interesuar vetëm në kursin e vizatimit që ofronte shkolla.
Megjithëse i ati dëshironte që ai të regjistrohej në shkollën e drejtësisë, Édouard nuk iu bind. Kur babai i tij refuzoi ta lejonte të bëhej piktor, ai aplikoi për në shkollën e marinës detare, por nuk arriti provimin e pranimit. Prindërit e tij më në fund iu dorëzuan vendosmërisë kokëfortë të djalit të tyre për t’u bërë piktor.
Në 1850 Manet nisi të studiojë në studion e piktorit klasik Thomas Couture. Pavarësisht nga dallimet thelbësore midis mësuesit dhe studentit, Manet i detyrohej Couture zotërimin e mirë të teknikës së vizatimit dhe asaj piktoriale. Pas 6 vjetësh me Couture, Manet ngriti një studio që ai ndau me Albert de Balleroy, një piktor i subjekteve ushtarake.
Më pas ai kreu udhëtime të shkurtra në Holandë, Gjermani dhe Itali. Në Luvër ai kopjoi piktura nga Tiziani dhe Diego Velazquez, ndërsa më 1857 u njoh me artistin Henri Fantin-Latour, i cili më vonë e vizatoi portretin e Manetit. Gjatë kësaj periudhe, Manet u njoh edhe më poetin Charles Baudelaire, në sugjerimin e të cilit ai realizoi piktuyrën “Muzikë në Kopshtet Tylëri” (1862), e cila duket se përmbledh të gjithë Parisin gjatë Perandorisë së Dytë.
Gjatë Luftës Franko-Gjermane (1870-71), Manet shërbeu si toger në Gardën Kombëtare, dhe dëshmoi rrethimin e Parisit. Në shkurt të vitit 1871 ai u bashkua me familjen e tij, duke u kthyer përsëri në Paris pak para krijimit të Komunës. Studioja e tij ishte gjysmë e shkatërruar, por ai kishte arriti të vendosë në një vend të sigurt pikuturat e tij. Tregtari i artit Paul Durand-Ruel bleu pothuajse çdo gjë që përmbante studioja e Manet, duke paguar 50.000 franga në monedhën e kohës.
Albert Vataj