Në zemër të dimrit rrezikojmë të kalojmë festat mes ftohjes, gripit, dhe kollës së bezdisshme, por ushqimi natyral na ndihmon ta kalojmë këtë muaj me dozën e duhur të energjisë. Le t’i shtojmë ngjyra tavolinës me erëza, aleat i çmuar i shëndetit nga përfitime detoksifikuese për të forcuar sistemin tonë imunitar.
Speci kuq djegës
Kur jemi të ftohur dhe kemi dhimbje fyti, asgjë nuk do të ishte më mirë se një pjatë makarona me vaj ulliri, spec djegës dhe hudhra. Speci djegës është një mbrojtës i zemrës, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përforcon mbrojtjen imunitare.
Mente jeshile
Aromatike e freskët, lufton të vjellat dhe favorizon tretjen. Mjafton një çaj me mente pas vaktit. Këshilla? Shtojmë pak lëkurë portokalli ose mandarine dhe trëndafil, të pasura me vitaminë C.
Jamballi i zi
Mjaft i shijshëm, lufton kapsllëkun,tensionin e ulët dhe tretjen e ngadaltë. Mbi të gjitha jamballi ndihmon për të hequr gëlbazën dhe për të qetësuar kollën, Një çaj me të pasdite të kthen energjinë dhe humorin.
Qimnoni bezhë
Pse të mos shton perimeve pak qimnon? Sipas studimeve, kjo erëz lufton veprimin e radikaleve të lira, dhe stimulon detoksifikimin e mëlçisë, duke ndihmuar në mirëqënien e organizmit.
Karafili gozhdë
Më parë përdoreshin për të dekoruar portokallet dhe për të përgatitur brulenë, por përtypja e tyre heq simptomat e të vjellës dhe erës së frymëmarrjes. Vaji i saj esencial lufton lodhjen, është analgjezik dhe të jep energji.
Shafrani i Indisë
Përdoret për përgatitjen e Curry, dhe sipas studimeve ka veti antitumorale, mjafton ta shtosh në fund të gatimit. Për mëngjes përgatisim një “golden milk” që duhet ta pijmë për një muaj. Falë efektit detox, përmirëson lëkurën dhe forcon sistemin imunitar.
Xhinxheri i bardhë
Dhimbje fyti? Në ujë të nxehtë hedhim pak xhinxher të freskët të prerë në feta me një lugë mjalt dhe lëng limoin. Kjo pije është super e shijshme dhe lufton virozat e stinës.
Piperi gri
Varietetet e piperit janë shumë, dhe në pjatë shtojnë një shije intense. Sipas studimeve ka veti diuretike, antidepresive dhe është një eliksir i rinisë në gjendje të luftojë plakjen.
Shafrani i verdhë
Sipas studimeve pistili i çmuar ka veti antidepresive dhe antioksidante. Shumë i mirë për sytë dhe trurin, shafrani lufton fillimin e sëmundjeve degerative.
Arrë moskati kafe
Arra moskat është një antiseptik i fuqishëm në gjendje të luftojë dhimbjet reumatike dhe të përmirësojë tretjen. Por mos e ekzagjeroni, pasi ajo përdoret në sasi të vogla. Mund ta shtojmë në qofte, tortelini dhe kaneloni.