Nga Albert Vataj
Salvatore Quasimodo (Salvatore Kuazimodo) ishte një nga poetët e shumënjohur italian. Kritik dhe përkthyesit po kaq i përkushtuar që plazmoi gjurmë të shndritshme në historinë e letërsisë italiane dhe asaj botërore. “Ai ka shkruar me një delikatesë meditative dhe përsiatje të holla si askush në poezinë moderne italiane”, mëton Moikom Zeqo. Poezia e tij e ngërthyer në një modus shprehës forcash dhe thellësish, elaburuar përmes një lirike përshkuese dhe tronditëse njiherash, zë vend në magjinë e komunikimit poetik si një identitet i pagjasshëm dhe një zë i fuqishëm. Sipas tij “pozicioni i poetit nuk mund të jetë pasiv në shoqëri, ai, kemi thënë, e ndryshon botën. Figurat e tij të forta, ato të krijuarat, rrahin në zemrën e tij më shumë sesa filozofia dhe historia”.
Salvatore Quasimodo u lind më 20 gusht 1901 dhe u shua në moshën 66-vjeçare më 14 qershor 1968. Në vitin 1959 fitoi Çmimin Nobel në Letërsi “për poezinë e tij lirike, e cila me zjarr klasik shpreh përvojën tragjike të jetës në kohët tona”. Së bashku me Giuseppe Ungaretti dhe Eugenio Montale , ai është një nga poetët më të shquar italian të shekullit të 20.
Kritika tradicionale letrare ndan punën Quasimodo-së në dy periudha kryesore: hermetik periudhën deri në Luftën e Dytë Botërore dhe epokën post-hermetike deri në vdekjen e tij. Edhe pse këto periudha janë të ndryshme, ato duhet të shihen si një kërkim të vetëm poetik. Ky kërkim apo eksplorimi për një gjuhë unike e çoi nëpër faza të ndryshme dhe modaliteteve të ndryshme të shprehjes.
Si një poet inteligjent dhe të mençur, Quasimodo përdorur një hermetical , gjuhë “të mbyllura” të skemë përsëritur motive si Sicilia, fesë dhe vdekjes. Më pas, përkthimi i autorëve nga romake dhe greke antikiteti ia ka mundësuar për të zgjatur instrumentin e tij gjuhësor. Neveri dhe ndjenjën e absurditetit të Luftës së Dytë Botërore gjithashtu kishte ndikimin e saj në gjuhën e poetit. Ky hidhërim, megjithatë, i venitur në shkrimet e tij të ndjerë, dhe u zëvendësua nga zëri pjekur e një poeti të vjetër duke reflektuar mbi botën e tij.
Ai ka shkruar me një delikatesë meditative dhe përsiatje të holla si askush në poezinë moderne italiane.
Poezia shndërrohet në etikë pikërisht përmes përftimit të së bukurës: përgjegjësia e saj është në raport të drejtpërdrejtë me përsosmërinë e saj. Të shkruash vargje do të thotë t’i nënshtrohesh një gjykimi; gjykimi estetik përfshin në mënyrë të heshtur reagimet shoqërore që shkakton një poezi. I njohim rezervat për këto parashtrime. Por një poet është i tillë kur nuk heq dorë nga prania e tij në një tokë të dhënë, në një kohë të saktë, të përcaktuar politikisht. Dhe poezia është liri dhe e vërtetë e asaj kohe, jo shumëfishimi abstrakt i ndjenjës.
“Miti” i Salvatore Quasimodo buron nga pjekuria e veprave “Oboe e mbytur” dhe “Erato e Apollion”: është miti i vetmisë psikologjike e metafizike të njeriut në dhembjen e jetës, asgjëja e gërmadhave të zemrës, zhgënjimi i plotë i ekzistencës, të cilat bëhen këngë e poezi në vetë gjendjen e dëshpërimit shumë të madh abstrakt. Në teknikën e përkryer të një gjuhe të përpiktë, të fisme, të mbyllur, asnjëherë krejt e shtendosur apo e lënë pas dore; në sigurinë e skajshme të përfytyrimeve që kujtohen ose nuk mbahen mend, trupore apo jolëndore, të pranëvënieve analogjike të pazakonta, nganjëherë edhe të detyrueshme, gjendet masa dhe vërtetimi i asaj që kritika e quan “Poetika e fjalës”.
Poeti beson gjithnjë te njeriu, mendonte Quasimodo, megjithë rravgimet e luftës dhe ato – në një farë kuptimi edhe më të këqia – të paqes e të “qytetërimit të atomit”. Beson në mundësitë e ndryshimit të botës e të shoqërisë, beson në historinë e bërë nga njeriu: histori rrënqethëse, kriminale, cfilitëse, që çon detyrimisht në trajtimin pa rrugëdalje të epokës sonë, kur nuk ecet drejt një shndërrimi të plotë të njeriut, drejt një verifikimi të miteve të tij, në themelimin e një ekzistence të denjë për t’u jetuar.
Pas “poetikës së fjalës”, kumbimit të pastër, figurave të tejpashme dhe muzikës së vëllimit “E mbrëmja ia beh në çast”, në poezinë e Quasimodos bën udhë një ndërgjegjësim gjuhësor i cili kundrejt përsosjes formale – edhe pse të ruajtur e të përçuar në çdo ngjarje poetike të mëpasshme – parapëlqen domethënien dhe komunikimin. Tipik për këtë është kalimi (i ndërlidhur me temat popullore dhe me projektimin e një njerëzimi të ardhshëm, të mundshëm) nga monologu lirik në dialogun dramatik, në epikë apo në formën epiko–lirike, karakteristike për krijimtarinë e vonshme të Quasimodos.
***
Salvatore Quasimodo u lind më 20 gusht në Sicili, ishte biri i një punonjësi hekurudhash. Pas tërmetit të tmerrshëm të vitit 1908- shkon pas të atit, i cili transferohet në Mesinën e shkatërruar. Për gjithë jetën e tij, megjithë kohën e kaluar, poeti thuhet se do të ketë në mëndje përgjithnjë jetesën e çuditshme në vagonët hekurudhorë, midis gërmadhave, vrasjeve të çakejve, lëkundjeve sizmike të njëpasnjëshme. Më pas ai studion në Palermo: por nuk mundet të përfundojë në fakultetin e inxhinierisë. Gjendja e vështirë ekonomike e bën që të kërkojë herët punë. Pasi punon si projektues teknik në një ndërmarrje ndërtimesh, komisionar dyqanesh, nëpunës teknik pranë një magazine romane, pasi organizon, – siç rrëfente vetë – një grevë, pikërisht në vigjilje të hyrjes në fuqi të ligjit fashist antigrevë, gjeti një punë të re, më të qëndrueshme, në xhenjon civile.
Shkruan shpejt vargje dhe auditori i parë i tij janë miqtë e ngushtë Puliati e Elio Vitorini dhe, në vijim të ftesës së Vitorinit, më 1929, shkon në Firence, ku njeh, ndër të tjerë, Euxhenio Montalen, Manzaninën, Lorian e Bonsantin, i cili boton, për herë të parë, tre poezi të të riut sicilian në revistën “Solaria”. Vite më vonë e gjejmë që i jepet përkthimit , ku vepra e tij e parë e rëndësishme në fushën e përkthimit poetik është “Lirikë grekë” (“Lirici greci”) botuar për herë të parë më 1940 me parathënie të Luçiano Ansekit. (Ansechi). Më 1942 pason vëllimi që përmbledh krijimtarinë poetike të të gjithë periudhës së mëparshme, “Dhe mbrëmja ia beh në çast”. “Odiseja” e nga Katuli, “Edipi-n mbret” të Sofokliut dhe “Ungjillin” e Shën Gjonit. Boton këngën epike të “Ditë pas dite” (Giorno dopo giorno”), 1947, të cilën do ta ndjekin vepra gjithashtu me vlerë: “Jeta nuk është ëndërr” (“La vita non e sogno”), 1949, “Blerimi i rremë dhe i vërtetë” (“Il falso e vero verde”), 1956. Në vitin 1958, për veprën “Toka e pakrahasueshme” (“La terra imparegiabbile”) poetit i jepet çmimi “Viareggio” (më 1953 kishte marrë, bashkë me anglezin Dylan Thomas, çmimin Etna – Taormina). Më në fund, një vit më pas (1959), Salvatore Quasimodo fitoi vlerësimin më të madh, çmimin “Nobel” për letërsi.
Pas luftës, pikpamjet sociale të Salvatore Quasimodo, formësuan veprimtarinë e tij dhe përmbush korpusin krijues në kuptimin tërësor me botimin “Giorno dopo giorno” (1947), “Dita pas dite”. Shumë nga poemat e Quasimodos fshikullojnë padrejtësitë e regjimit fashist, tmerret e luftës dhe fajësinë italiane. Poezitë e mëvonshme në të njëjtën mënyrë, të thjeshta në gjuhë, shfaqin imazhe konkrete dhe të menjëhershme.
Salvatore Kuazimodo ishte një nga më të mëdhejtë e poezisë italiane.
Është mjaft e njohur fjala e tij në ceremoninë e marrjes së çmimit Nobel në vitin 1959. Pjesë nga ajo: “Ndërsa poeti është i ndërgjegjshëm për fuqinë e politikanit, këtij të fundit i bie ndërmend për poetin kur zëri i këtij depërton thellë në shtresa të ndryshme shoqërore dhe prej atij çasti fillon lufta e nëndheshme ndërmjet politikanit dhe poetit[……] me fjalë politikani mbështet kulturën, por në të vërtetë rreket t’ja mehë fuqinë, t’ja heqë poetit tri a katër liritë themelore të njeriut, deri sa poeti të vazhdojë, në këtë qerthull të përjetshëm, të rifitojë çka i kanë grabitur.”
Salvatore Quasimodo vdiq në Napoli më 14 qershor 1968.
Në një ese për poezinë Salvatore Quasimodo thotë: “Filozofët, armiqtë e natyrshëm të poetëve, dhe skeduesit e përhershëm të mendimit kritik, pohojnë se poezia (dhe të gjitha artet), ashtu si veprat e natyrës, nuk pësojnë ndryshime as gjatë dhe as pas një lufte. Ky është iluzion, sepse lufta ndryshon jetën morale të një populli dhe njeriu, në rikthimin e tij, nuk gjen më masa sigurie në një modus jetese të brendshëm, të harruar apo të ironizuar gjatë provave të tij me vdekjen. Lufta rivendos me dhunë një rregull të pashpallur në mendimin e njeriut, një zotërim më të madh të së vërtetës: shfaqjet e realitetit ndikojnë në historinë e saj. ”
Vepra të Salvatore Quasimodo
Poezi:
“Ujëra dhe toka”, Firence, 1930
“Oboe e mbytur” , Xhenova, 1932
“Aromë ekualipti e vargje të tjera”, Firence, 1933
“Erato e Apollion”, Milano, 1936
“Poezi” Milano, 1938
“E mbrëmja ia beh në çast”, Milano, 1942
“Me këmbën e huaj përmbi zemër”, Milano, 1946
“Ditë pas dite”, Milano, 1947
“Jeta nuk është ëndërr”, Milano, 1949
“Blerimi i rremë e i vërtetë”, Milano, 1953
“Toka e pakrahasueshme”, Milano, 1958
“Poezi të zgjedhura” Parma, 1959
“Të gjitha poezitë”, Milano, 1960
“Të japësh e të kesh”, Milano, 1966
“Poezi e ligjërime për poezinë”, Milano, 1971 (pas vdekjes)”
Studime
“Petrarka dhe ndjenja e vetmisë” Milano, 1959
“Poeti e politikani dhe studime të tjera”, 1960
“Shkrime për teatrin”, Milano, 1961
Veprat e Kuazimodos janë përkthyer në 35 gjuhë.