Arkitektura mbetet më shprehësja e artit gotik. Jo më pak manifestim joshës dhe dalldisjeje sollën edhe piktura, dhe skulptura e këtij stili, por arkitektura qëndron në kryerendje. Ajo mbetet dëshmia më e pushtetshme e gjithë atij ansambli elementesh shprehës estetik. Madhështia, hijeshia, eternia, hapsira, mistikja, ornamentet e trajtuar, gjithë ajo lojë hipnotizuese mbetet sprovat më të kurajshme të mundësisë që sollën arkitektët dhe ndërtuesit. Ato ishin, janë dhe do të jenë sfiduese në çdo kohë, aq sa dhe befasuese për teknikën e realizimit, por dhe misterin që ata strukin thellë nën mantelin e trashë të kohës. Pra stili gotik u shpreh kryesisht në mënyre shumë të plote dhe shumë të përshtatshme në ndërtimin e kishave, katedraleve, kështjellave dhe godinave të tjera publike. Vijat e gjata dhe vertikale janë simbol i njeriut te atëhershëm, i cili mendonte se madhështia dhe përsosmëria ndodhen në lartësi. Prandaj sa më larg të ngrihet aq me afër do t`i jetë perëndisë.
Arti gotik është një periudhë artistike e cila zgjati rreth katërqind vjet, se pari ka filluar të zhvillohet në Francën veriore, në gjysmën e dytë të shekullit XII, ndërsa në shekujt XIII, XIV dhe XV ka dominuar ne ndërtimtarinë e Europës Qendrore. Fjala Gotike (arte gotica), rrjedh nga Xhorxhe Vazari i cili mendonte se ky stil ka të bëjë me popujt barbar, edhe pse me gotët ky stil nuk kishte asgjë të përbashkët.
Arti gotik madje u përhap në territoret ruse. Katedralet e Rigës (Letonia) dhe Turku (Finlanda), janë ndërtuar në stilin gotik francez. Suedia dhe Norvegjia përjetuan ndikimin e ndërtimit të tullave me bazë në german dhe anglez. Madje edhe format e stileve gotike franceze u futën në vendet nordike. Forma gotike u importuan atje nga mjeshtra që vinin direkt nga Franca, si arkitekti i katedrales Uppsala, Étienne de Bonneuil, i cili ishte mjeshtër ndërtues për mbretin e France. Bonneuil mbërriti në Suedi me dhjetë kolegë në vitin 1287 për të drejtuar punimet e katedrales së re, e cila ishte projektuar duke ndjekur të njëjtën paraqitje të asaj të Parisit, dhe u shenjtërua në vitin 1435. Ndërtimet tipike angleze gotike janë koria madhështore e katedrales Nidaros dhe kisha tetëkëndore e Shën Olaf, gjithashtu në Skandinavi, si dhe katedralja e Roskilde në Danimarkë e cila gjithashtu i ngjan traditave më të pastra të tullave- ndërtimi tipik i Gjermanisë Veriore.
Termi Gotik për herë të parë është përdorur në kohën e renesancës (rilindjes), në mënyre që përmes kësaj të shënojnë artin të cilin e kanë menduar si të nënçmuar. Arti gotik paraqitet në krahinën franceze Île-de-France, rreth vitit 1250. Pjekurinë e vetë të vërtetë e ka arritur në shek. XIII derisa ne shek. XIV është zgjeruar ne tërë territorin e Evropës. Në kohën e Luigjit IX të Shenjtit te Francës është realizuar pushteti kishtar dhe shenjtor unik, me çrast ka kontribuar ne forcimin material të kishës. Kisha ka financuar ndërtimin e katedraleve të shtrenjta dhe shumë të mëdha.
Megjithatë, edhe pushteti kishtar kishte tentuar që përmes këtij ndërtimi, ta theksojë fuqinë e vet, kështu që vie deri te garat si dukuri e veçantë ne mes të qyteteve evropiane. Sot gati çdo qytet i madh në Evropë, ne bërthamën e vet ka katedrale gotike.
Arkitektura
Karakteristikat themelore te stilit te ri ne arkitekture u vunë re në tempullin e Shen-Denisit të ndërtuar afër Parisit në vitin 1132. Në këtë ndërtesë vihet re gjithë sistemi gotik i mbështetjes dhe harku i thyer. Shen Denisi u be model i tempujve të ardhshëm gotik dhe shpejt u imitua. Arkitektet e gotikes u mbështetën në brendinë e vjetër bazilikale dhe qëllimisht për të theksuan linjat e drejta (vertikalizmin) duke krijuar përshtypjen e një brendie te ndryshme joreale. Për arritjen e mbresave te reja ata përdoren te gjitha mundësitë e njohura teknike te ndërtimit. Duke kryqëzuar brinjët e harkut zgjidhen problemin e qemerit. Qemeri kështu vazhdimisht lartësohej dhe brinjët e veta mbështeteshin mbi katër ose me shume pika. Kështu qëllimisht brendia e tempullit u zhvillua ne lartësi Harku i thyer u be shenja dalluese dhe tipari kryesor i stilit gotik njëkohësisht element zbukurimi. Meqenëse ndërtesa u lartësua shumë në krahasim me bazilikën romanike, arkitektet gotik menduan një sistem mbështetës për të siguruar qëndrueshmërinë. Konstruktuan muret mbështetëse të cilat ripersosen me tej me kalimin e kohës për të arritur brendi me hapësira sa më të mëdha dhe të larta. Sidomos dritaret u zmadhuan dhe u mbyllen lart me harkun e thyer.
Pushtimi i gotikut
Arti gotik u përhap nëpër Evropën qendrore përtej Rinit dhe Alpet që arritën Poloninë dhe Skandinavinë, deri atëherë kufijtë e fundit të botës evropiane. Në brigjet e Danubit, në Bavari dhe Austri, u ndërtuan tre katedrale të famshme gotike: Ulm, Regensburg dhe Vienë. Katedralja e Ulm (Ulm Minster) filloi në shekullin XIV, ka pesë navata të mbështetura nga shtylla cilindrike. Një nga Regensburgu është ndërtuar pothuajse tërësisht në stilin gotik francez. Fasada e saj e pasur ka dy kulla të kurorëzuara me shigjeta të bëra nga frutat, këto kulla janë të ndara nga një “çadër” trekëndore që korrespondon me çatinë qendrore. Katedralja e Vjenës, e dedikuar për Shën Stefanin, ka tre navata të mëdha dhe një kulm me ngjyra shumë karakteristike. Kjo katedrale u përfundua në shekullin XV. Tipari më i bukur i kësaj katedrale është kulla e saj, e kurorëzuar nga një shigjetë shumë elegante në stilin gotik të shekullit XV.
Në këtë mënyrë arti gotik u përhap në të gjitha territoret e Evropës Qendrore, jo vetëm falë veprimit të murgjve cistercinë dhe arkitektëve të tyre, por për të zotëruar ndërtuesit e këtyre vendeve që e përvetësuan stilin gotik në përsosmëri. Në mes të shekullit XIII, stili gotik francez arriti shumë më larg, deri në kufijtë e asaj që dikur ishte bota e civilizuar, në disa popullata ende “barbare” dhe të konvertuara rishtas në brigjet e Baltikut.
Arti gotik është ilustruar së pari nga arkitektura gotike por gjithashtu edhe nga skulptura gotike, pikturimi gotik, vitrazhi dhe ndriçimi gotik.