Ha gjelber! Ka arsye se pse kjo po permendet shume koheve te fundit, e kjo eshte per shkak se ushqimet e gjelbra vertete jane nga ushqimet me te shendetshme ne planet. Keto 7 ushqime te shendetshme qe do t’i lexoni me poshte, jane plot me vitamina, minerale dhe antioksidues dhe shije te mire, keshtu qe patjeter duhet te ju gjesh vend ne tryezen e secilit.
Kivi. Kivi permban fiber te tretshme dhe te patretshme, e kjo ndihmon ne tretjen e ushqimit dhe pervec tjerat te jep ndjesine e te qenit i ngopur (ngire). Ky frute i vogel ka dyfishin e vitamines C qe ka nje portokall dhe eshte perplot me potase. Eshte edhe burim i mire i vitamines E dhe folates. Provo copto dhe hidhe ne sallate ose thjesht ndaje pergjysme dhe haje me luge, ose po qe se ke kohe qeroje!
Lakra e Brukselit. Lakrat e Brukselit jane perime te familjes se lakres – ne fakt ato edhe duken si lakra te vogla. Ato mund te jene te vogla por jane perplot materie ushqyese. Lakra Brukselit jane te pasura me vitamine A dhe C, folate, potas, dhe fitokimikale qe luftojne kancerin. Keto perime te pasura me fiber jane gjithashtu burim i mire i aminoacideve – nje te katerten e kalorive te tyre e perbejne proteinat. Lakrat e Brukselit jane te shijshme kur pergatiten me vaj ulliri.
Çaji i gjelbër. Caji i gjelber ka fituar reputacion te merituar e te qenit me superfuqi. Eshte perplot antioksidues qe luftojne kancerin dhe ndihmojne shendetin e zemres, tretjen dhe shpejtojne metabolizmin. Me ngritjen e reputacionit te cajit te gjelber eshte rritur edhe gjendshmeria e tij (gjendet kudo). Pi caj te gjelber pa shtesa – apo nese je njeri nga ata qe nuk mund ta pish ashtu pa i shtuar asgje atehere gjej caj te gjelber me shije te ndryshme qe mund ti gjesh ne treg, si per shembull caj i gjelber me mint (mentol) e shije tjera… zgjedhe cfare ty te pelqen.
Avokado. Avokadot jane te paketuara me yndyra te shendetshme per zemren tuaj, qe ndihmojne ne ulje te kolesterolit dhe ju bejne te ndiheni i ngopur per nje kohe me te gjate. Avokadot jane te pasura me vitamin E dhe C, potase dhe luetin. Nuk ka lidhje se si do ta hash, rendesi ka qe te gjesh menyre qe ky frut te gjej vend ne pjaten tuaj. Beje pjese te perditshme te dietes tuaj dhe kenaqu me dobite shendetesore qe sjell per zemren tuaj dhe aftesine per ta luftuar kancerin. Keto ushqime do ju ndihmojne te dukeni dhe ndiheni me mire cdo dite!
Lakra jeshile. Lakra jeshile eshte vertete nje central perplot me materie ushqyese. Pervec te qenit burim i mire me vitamina A, C dhe K, ato gjithashtu permbajne kalcium dhe acide omega-3 te shendetshme per zemer. Lakra jeshile eshte e pasur me karotenoid, te cilet mbrojne syte tuaj nga demet e rrezeve ultravjollce. Gjersa shumica e konsumojne ashtu pa e pergatitur thjesht te shpelare mire me uje, disa tjere e pelqejne te gatuar apo avulluar paksa. Provo te perziesh ca laker jeshile te avulluar me pasta (pa gluten), vaj ulliri, dhe djathe permazan te fresket per te pasur nje pjate te shijshme.
Spinaqi. Spinaqi ka dyfishin e fibres qe kane perimet tjera te gjelbra, keshtu duke e bere nje zgjedhje te mire per ata qe jane te prire per tu ushqyer shendetshem. Eshte i pasur me vitamina A dhe K, dhe eshte burim i mire me hekur dhe folate. Spinaqi ofron antioksidues si beta-karotene, qe ndihmojne shendetin e zemres, luftojne kancerin, dhe ndihmojne te keni sy te shendetshem. Spinaqi i pa gatuar (ashtu i gjall) eshte i shijshem ne sallata, apo mund ti grish dhe t’ia thyesh ca ve te perziera, ta perdoresh ne sup apo edhe pasta. Mund edhe ta pish po qe se ke shtrydhese frutash, hedh spinaqin aty dhe bej leng spinaqi.
Brokoli. Brokoli eshte burim i mire i vitamines A, C dhe K, e gjithashtu edhe kalciumit dhe folates. Brokoli sikur te gjithe perimet tjera qe i takojne familjes kruciferus, eshte i pasur me fitokimikale qe luftojne kancerin. Brokli eshte shume i pasur me fiber, qe ju ndihmon me ngimje dhe perkrah mirembajtjen e peshes suaj. Behen shume te shijshem po qe se i avullon paksa, ju hedh vaj ulliri dhe pak krip. Fundi fundit nuk ka lidhje se si i pergatit perderisa ju bene vend ne pjaten tuaj.