Stefan Zweig (1881-1942), ka lindur në një familje të kulturuar dhe të pasur hebrenjsh në Vienë. Ai lindi në një mjedis ku austriakët, hungarezët, sllavët dhe hebrenjtë, mes shumë të tjerëve, bashkëjetonin në harmoni. Sundimtari, poligloti Franc-Jozefi, në vitin 1867-të, shpalli se; “Të gjithë racat e perandorisë kanë të drejta të barabarta, dhe secila racë ka një të drejtë të pacënueshme për ruajtjen dhe përdorimin e kombësisë dhe gjuhës së vet”. Pra, Zweig u formua në një mjedis të pluralizmit kulturor, ndërkohë që në Europe dominonin shfaqje të theksuara të nacionalizmit.
Spektri i veprës së tij është shumë i gjërë. U mor me përkthime, dhe u dha lexuesve të gjuhës gjermane autorë të ndryshëm. Ka shkruajtur shumë monografi, për artistë, shkrimtarë, filozofë, historiane etj.Ai ka shkruar monografi për Honore de Balzak, Charles Dickens, Fjodor Dostojevsk, Stendhal, Lev Tolstoy, Romain Rolland, Fushe-ne, Maria Stuart, Mariya Antuanetta, Erazmo Roterdami-t etj.
Ajo ҫka i bashkon të gjitha këto, përpos të tjerave, jane dy tipare; analiza e hollë psikologjike e personazheve apo e figurave që ka marrë në analizë. Kjo analizë ndonjëherë shkon deri në mani. Duket që Zweig ka qënë i ndikuar nga teoritë mbi psikanalizën të Sigmund Freud. Rolland e quan Zweig një “Gjahtar të Shpirtrave”. Dhe tipari i dytë që i shoqëron këto monografi është skrupuloziteti me të cilën ai ka shfletuar dokumentacionin përkatës për ҫdo shkrimtar apo figurë historike që ka marrë në analizë. Ndër monografitë e tij vleresohet shumë monografia mbi Erazmo Roterdami-n.
Këto monografi i ka shkruar kryesisht në vitet 20-30-të, ku Gjermania dhe Europa po infektohej nga fashizmi, dhe Zweig kërkon t’i rivleresoje këto figura të shquara historike dhe letrare, për t’ia kundërvënë realitetit të errët që po krijonte nazizimi ne Europë. Zweig mund të konsiderohet në kuptimin e mirefilltë të fjalës një shkrimtar i “kullës sëfildishte”. Ai kishte një besim të fortë tek ndikimi i letërsisë dhe i kulturës, më tepër se sa tek veprimi dhe aksioni. E tërë vepra e tij përshkruhet nga një humnizëm i thellë. Me ardhjen e Hitlerit në pushtet ai përndiqet në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Duhet thënë se pushtimi i Parisit me 1940-të, pati nje efekt dërrmues në psikikën e tij.
Zweig ndjehej i poshtëruar dhe i turpëruar që në gjuhën gjermane të filozofëve të mëdhenj dhe të shkrimtareve si Friedrich Schiller, Johann Goethe, René Rilke, etj, etj, ishin formuluar parimet e nazizimit.
Ndërkohe ai ka shkruar shumë tregime dhe novela tejet interesante. Ndër to unë do të shkëpusja “Novela e Shahut”. Ngjarja është vendosur në një anije, diku në mes te oqeanit. Këtu ndodh një ndeshje shahu ndërmjet dy personazheve krejt të kundërt. Kampioni i shahut Centovici, një njeri i pagdhëndur, pothuaj nuk dinte shkrim dhe këndim, me një mëndje krejt primitive dhe me një arrogancë te pashëmbullt dhe të tejskajshme. Por,kishte një aftësi, luante mirë shah. Ishte një monoman. Zweig, thote; “Normale që ai ishte arrogant, përderisa nuk e dinte që në këtë botë kishte jetuar Beethoven, Goethe, Mozart, etj, etj”.
Personazhi tjetër është një mjek vjenez, nga një familje e kulturuar. Një njeri fin dhe tepër i kulturuar. Ai e kishte mësuar shahun në rrethana krejt të veҫanta. Ai ishte izoluar nga nazistët në një dhomë, pa asnjë mjet komunikimi për muaj me radhë. Kjo ishte një torturë psikologjike, që pak kush mund t’i kishte rezistuar. I bien në dorë disa lojra shahu, dhe duke i luajtur në dhomë arrin të mbajë të ekulibruar psikikën e tij.Por, kjo për pak kohë, sepse duke i luajtur vazhdimisht dhe vazhdimisht i shfaqen simpotmat e ҫekuilibrit mendor. Shpëton nga nazistët, por mjekët i kishin thënë që të mos luante kurrë më shah. Ndeshja që ndodh mes të dyve në këte anije është një simbolikë e fuqishme ndërmjet ndeshjes së kulturës, me erresirën e nazizmit.
Në shkurt të 1942-shit, Zweig ndodhet në një gjendje tejet të rënduar shpirtërore. Nazistët kishin pushtuar pothuaj të gjithë Europën, dhe errësira që kishin përhapur dukej se nuk do të davaritej kurrë. Në këto rrethana, Zweig bashkë me të shoqen vendosin për vetvrasje, duke lënë dhe një letër shpjeguese. Në lidhje me këtë shkrimtari i shquar antinazist Klaus Man ka thënë; “Zweig qe krenar që në këtë epokë heroike nuk ishte një hero, por jetonte në kullen e tij të fildishtë . Kur ra dhe pllaka e fundit e kësaj kulle, ai nuk mundi të duronte më”
U shua kështu një humanist i thellë, dhe një mëndje brilante.
(Marrë nga profili i Lida Hoxha Koka)