Nga Albert Vataj
Nëse ju keni kërkuar t’i detyroheni dikujt ose diçkaje për gjithë atë që ka pasuruar mendjen tuaj, zbukuruar dhe hijeshuar shpirtin tuaj, që ka rrokur me dritën e magjishme aktin tuaj sublim të të ndjerit një mrekulli e krijuesit, lejomni t’ia kërkoj mirësisë suaj dhe përkorjes së përulësisë që ju fisnikëron këtë mirënjohje për atë… librin. Ai nuk është gjithçka e jona, por gjithçka e mirë në veten tona i atribuohet atij, gjithçka që na lejon të ndjehemi krenar e kemi huazuar prej tij.
Ai nuk bën pjesë në ato sajesa të rafinuara që kërkon nga ju me çdo çmim t’u shndërrojë në vrasës të kohës, por në magjepsës të saj. Si një mrekulli, libri nuk premton të bëjë mrekulli, por mundet që faqe pas faqeje, kapitull pas kapitulli e libër pas libri tu bëjë të ndjeheni të prekur nga një magji, e cila bën që gjithçka rreth jush të rroket prej një rrezellitje dehëse dhe çdo realitet të jetë një ëndërr, me të cilën jeni shpërblyer.
Duke udhëtuar përmes dimensionit të kohërave, kaluar mbi shpirtrat dhe ligjërimet e hyjshme të kumtimit, ka behur në ëndjen tonë për ta shndërruar atë në një altar dhe ka zgjuar prej thellë vullneteve dhe vetëdijes sonë atë lartësuesin, gjunjëzim të besimit te dija.
Megjithëse, sipas Jacob Grim “Është dëshpëruese të shkruash për një publik që nuk lexon!”, ne ndjejmë se kemi ende obligimin ta trajtojmë librin si predikuesin e dijes.
Thënie brilante nga autorë të mëdhenj për librin, leximin, dijen
– Po të më vinin te këmbët kurorat e të gjithë mbretërve të botës në vend të librave të mi dhe të dashurisë për të lexuar, unë do t’i flakja të gjitha. Fenelori
– Grumbuj librash nuk janë shkruar vetëm që dikush të mësojë diçka prej tyre, por më shumë, janë shkruar që njeriu të hetojë se shkruesi i tyre dinte aq shumë dhe kishte diçka të vyer për ta ndarë me dikë tjetër, me ju. Gëte
– Njeriu që nuk lexon libra nuk ka kurrfarë përparësie krahasuar me njeriun që nuk di të lexojë! Tuen
– Sa më tepër kam lexuar, aq më shumë librat më kanë bashkuar me botën dhe aq më të qartë dhe më të rëndësishme ma kanë bërë ata botën. Gorki
-Të jesh në mes të librave është njësoj sikur je në mes të njerëzve, mudn të biesh në shoqëri të mirë ose të gllabërohesh prej asaj së keqes. Helvecius
– Disa i çmojnë librat nga vëllimi i tyre, sikur të jenë shkruar për të ushtruar krahët e jo mendjen Grasian
– Kur leximi ju lartëson shpirtin dhe ju ngjall ndjenja fisnike e burrërore, mos kërko arsye për ta çmuar atë vepër; ajo është e mirë dhe e ka shkruar një mjeshtër. Zh. la Bryjer
– Leximi e bën njeriun të qartë, biseda e bën të shkathët nga goja dhe të shkruarit e bën të përpiktë Bekon
– Librat janë anije të mendimit, që enden nëpër dallgët e kohës dhe e bartin barrën e tyre të çmueshme nga një brez në tjetrin. Bekon
– Librat ndriçojnë shpirtin, lartësojnë, forcojnë dhe plotësojnë njeriun, zgjojnë në të aspiratat më të larta, mprehin mendjen dhe zbusin zemrën e tij Thekerej
– Libri mund të jetë mrekullia më e ndërlikuar dhe më e madhja nga të gjitha mrekullitë që ka krijuar njeriu në rrugën e tij drejt emancipimit. Gorki
– Për të shkruar një libër të mirë, duhet vetëm të rrokësh penën, ta ngjyesh në bojë dhe ta derdhësh përmes saj shpirtin tënd në letër, në atë letër. Berne
– Për të zbatuar në praktikë një mendim të lexuar në një libër, ndonjëherë duhet të kesh aftësi shpikëse jo më të vogël se sa vetë autori i atij mendimi… kjo është të uhqehesh nga dija dhe të jetosh prej saj. Stendal