E dashura ime Tereza!
E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. Është një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.
Më 19 janar 1818, Tereza u martua me një konti të moshuar. Tri ditë më vonë, më 22 janar, ajo u takua me Bajronin në shtëpinë e konteshës Albrizzi, ndërkohë që ai jetonte në Ravenna, Itali. Shkrimtari francez Aleksandër Dyma e jetëson këtë personazh në romanin e tij të famshëm “Konti i Monte Kristos” me emrin e stisur “Kontesha G”. Ishte një histori dashurie e stuhishme, nga ato në të cilat dinte si të hynte ashtu dhe të dilte Lordi londinez, Xhorxh Bajroni, një histori që bëri bujë dhe la mbresa në shpirtin aventuresk dhe përplot dëshirime pasioni.