Sharl Lui Monteskjë u lind më 18 janar 1689 dhe u shua më 10 shkurt 1755. Ai ishte i famshëm për artikulimin e tij të teorisë së ndarjes së pushteteve, e cila gjeti zbatim në shumë kushtetuta në mbarë botën. Ai është gjithashtu ishte njohur për të bërë më shumë se çdo autor tjetër për të siguruar vendin e fjalës “despotizëm” në leksikun politik.
*** Monteskjë ishte shumë i butë me anëtarët e familjes së tij. Një herë iu desh t’i qortonte shumë ashpër fëmijët ndonëse në prani të një mikut të tij, të cilit më pas i tha:
– Këta janë si orët që duhen kurdisur vazhdimisht.
*** Monteskjë ishte pritur me simpati të madhe në botën e artit. Kur doli vepra e tij “Letrat persiane” personalitetet e shquara e trajtuan shumë ftohtë. Ai vetë e shpjegoi kështu këtë ftohtësi:
– Duhet ta kuptoni, se është e nevojshme të dish të meritosh shumë, që të mund të mbash me durim lavdërimin e të tjerëve.
*** Suli, artist i madh anglez kur ishte në Francë mbeti shumë ngushtë për të holla. Meqë druhej për t’i kërkuar ndihmë të drejtpërdrejtë filozofit të shquar, ai ia kërkoi me anën e një letre, të cilën e formuloi kështu:
” I dashur Monteskjë, kanë dëshirë të madhe që të më varin, por besoj se nuk do të më varin, në qoftë se do të kisha njëqind skude.” Monteskjë e kuptoi domethënien dhe u përgjigj: “I dashur Suli; ja ku i kini të njëqind skudet dhe mos e vononi por ejani sa më shpejt që të më takoni.”
*** Monteskjënë e ftonte shpesh një zonjë. Një herë i tha asaj: – Shikoni, e ngrëna është një nga të katër qëllimet e jetës së njeriut. Se cilat janë tre të tjerat, unë këto nuk kam mundur t’i di asnjëherë.