Moisiu nuk është vetëm një skulpturë, ajo është një vepër e jashtëzakonshme e artit të Rilindjes. Moisiu është një punë e realizuar nga Michelangelo Buonarroti gjatë periudhës ndërvitase 1513-1515. Vepra është e vendosur në kishën e Shën Pjetrit në Romë. I porositur në vitin 1505 nga Papa Julius II për varrin e tij, ai përshkruan figurën biblike të Moisiu me brirë në kokë, bazuar nënjë përshkrim në kapitullin 34 të Eksodit në Vulgate, përkthimin latin të Biblës që përdoret në atë kohë.
Siç është e gjithpranuar, Moisiu udhëheqësi i kombit të Izraelit, ndërmjetës i Besëlidhjes së Ligjit, profet, gjykatës, komandant, historian dhe shkrimtari, është jetësuar në këtë punë gjeniale, siç nuk do ta kishte përfytyruar askush më parë dhe më pas. Ai është unik. Zotëron një pushtet dhe forcë sovrane të denjë për një njeri të zgjedhur, për atë që do të udhëheq një komb, do hedh bazat e themelimit të ligjit, urdhëresave të shnjta, që do të udhëheqin për shekuj pastërtinë dhe devocionin.
Besohet se kur mjeshtri përfundoi statujën e famshme të Moisiut në vitin 1515, e soditi gjatë dhe në delirin e artistit ai shpërtheu:
– Po fol de, pse nuk flet
E tillë ishte arritja e tij. I tillë ishte ai Moisi që dalta e tij kishte arritur ta nxirrte nga masivi i mermerit. Ai kishte sjellë në jetë jo vetëm një figurë të rëndësishme biblike, por kishte pasuruar botën shpirtërore dhe historinë e Biblës me një imazh që përmbushte kapacitetet e Moisiut, e gjithëçfarë ai përsonifikonte.