Ndoshta shumë njerëz kanë ndërtuar në idetë e tyre një steriotip të diskutueshëm rreth personaliteteve të historisë, emri dhe vepra e të cilëve është shkruar sa me gjak aq edhe me urtësi, Jul Çezari ishte njëri prej tyre. Jul Çezari ka mbetur në memorin e historisë si një politikan dhe ushtarak gjenial. Ai mban atributet e ndryshimit të rrjedhën e historisë së botës greko-romake. Fitoret ushtarake të Çezarit, veçanërisht ajo kundër galëve, e shndërruan Romën në një perandori shumë të madhe, ndërsa vetë atij i’u dha mundësia të shkatërronte oligarkinë dhe aristokracinë e korruptuar që kishte marrë tatëpjetën, duke e zëvendësuar me një monarki të fuqishme absolute.
Jul Çezari ishte njё personalitet i madhёrishёm dhe i shumёanshёm i epokёs sё cilёs i përkiste. Zotëronte aftёsinё tё vlerёsonte drejt çdo moment, pavarёsisht butёsisё që mishëronte. Ishte njё strateg i madh, joshёs dhe mirёsjellshёm me miqtё, i kuptueshёm me armiqtё, xhentil me tё gjithё, orator i shkёlqyer dhe pёrveç tё tjerave krijues i planeve jetёdhёnёse qё i shёrbyen shtetit. Pёrfundimisht, ishte me tё vёrtetё njё bir i denjё i Afёrditёs dhe thёnja e tij misterioze: “Erdha, pashё, fitova”
Ishte njё politikan, ligjvёnёs, jurist, orator, shkrimtar historik, poet. Shkroi njё vepёr mbi gramatikёn. U angazhua gjithashtu me matematikё, sektorёt teknikё, arkitekturë, dhe gjithmonё mbante pranё vetes njerёzit e duhur qё do ta ndihmonin nё qёllimin që kishte. Mund tё diktonte mbi kalë, gjashtё zyrtarёve qё shkruanin gjashtё letra me pёrmbajtje tё ndryshme. Me kёtё aftёsi krijohej njё dinamikё qё kёrkonte mё tё lartёn si nga ai ashtu dhe nga tё tjerёt qё kishte pёrreth. Shfaqej çdo herё nё shpejtёsinё e aksionit, por sidomos nё lёvizjet e tij ushtarake. Nevoja e tij e vogёl pёr gjumё i lejonte tё fitonte kohё duke udhёtuar natёn nё karocёn e tij. Kёto veçori ishin si tё detyrueshme pёr njё trup qё mund ti rezistonte gjithçkaje.
Në aspektin fizik, Çezari ishte i gjatё dhe i dobёt, me sy tё gjallёrueshёm tё zinj dhe karakteristikat e tij kishin shpesh herё ёmbёlsi dhe mirёsi. Vazhdimisht demonstronte trupin nё stёrvitje, tё cilin e mbante nё njё formё tё shkёlqyer, duke u stёrvitur pёrditё. Ishte njё njeri i pёrmbajtshёm, gjё qё e ndihmonte tё mbetej i shёndoshё por edhe nga ana tjetёr pa e prishur qejfin, shmangte gjithmonё ekzagjerimet me pijen. Kishte njё kujdes tё veçantё pёr veshjen, edhe kur ishte djalosh i ri dhe kur u bë një burrë në moshë. Kishte prirje gjithmonё pёr perfeksion, gjё qё vёrtetohet nё faktin se ndonjёherё kur ndёrtonte ndonjё vilё, qё nuk ishte tamam sikur ai e donte, jepte urdhёr ta shёmbnin dhe ta rindёrtonin qё nga fillimi. Pёr shkak tё kёtyre prirjeve besonte se pёr tu plotёsuar detyra e tij, duhej tё bёhej kryetari i shtetit. Edhe njё element tjeter i veçantё nё personalitetin e tij ishte ai qё i kundёrvihet vetes. Kur arrin nё njё kufi e njeh dhe vepron sipas pёrvojёs qё ka fituar deri atёherё.
Tёrheqja e tij ishte shumё e madhe dhe buronte nga njё xhentilesё natyrale, qё dilte nga thellёsia e zemrёs. Arti i Çezarit nё trajtimin e njerёzve, duket shumё qartё nё marёdhёniet qё kishte me ushtarёt. Madhёshtia e strategjikёs, sё bashku me lidhjen me ushtarёt, kishin si rezultat njё pushtet qё sillte nё duart e tij akoma edhe ushtarin mё tё fundit. Nga ana tjetёr dhe i qortonte, i ndёshkonte, i shqyrtonte gjёrat hapur dhe qartё, dhe nё fund i bindte se kishin mundёsi tё shmangnin humbjen dhe se mund tё korrigjonin gjёrat.
Kurrё nuk u mundua pёr tu dhёnё kurajo ushtarёve, duke e fshehur tё vёrtetёn ose duke u thёnё gёnjeshtra. Nё pёrgjithsi besonte se vetёm nёpёrmes sinqeritetit arrihet besimi midis tij dhe ushtarёve. Gjithmonё luftonte sё bashku me ta dhe jo vetёm kur ekzistonte ndonjё rast i nevojshёm. Nuk mungonte tё sterviste vetё disa herё ushtarёt e tij dhe tё merret shpesh herё me çdonjёrin personalisht. Gjithmonё ishte i gatshёm tё njihte shёrbime trimёrie, duke u dhёnё armё tё çmuara dhe grada. Me tё njёjtёn mёnyrё fitonte dhe besimin e popullit, sidomos nё fillimin e aktivitetit tё tij politik.
Njё burrё me njё rrezatim tё tillё bёnte shumё pёrshtypje dhe grave. Arritjet e tij erotike dёgjohen kudo. Pas vdekjes sё tё atit, lidhja e tij me tё ёmёn dhe tё motrёn u bё mё e ngushtё. Burrat qё kishin nё rininё e tyre njё nёnё tё mirё dhe tё dashur, kёrkojnё nё jetёn e tyre tё gjejne kompletimin nё format e ndryshme tё saj, nё imazhin e gruas. Njё gjё e tillё ndodhi dhe me Çezarin. Ana mё e bukur e karakterit tё tij shfaqej nё lidhje me armiqtё. Mundohej tё binte dakort, duke treguar njё gjёndje kompromisi dhe shpirtbutёsie tek tё gjithё ata qё morёn anёn e Pompeit. Ndjehej njelloj i pёrgjegjshёm si pёr romakёt qё e mbёshtesnin ashtu si dhe pёr ata qё ishin kundёr tij.
Jeta e tij ishte e mbushur me prova tё shpirtmadhёsisё sё tij ( falja e pengjeve tё luftёs nё Korfini etj) jo vetёm nё tema qё kishin tё bёnin me politikё, por edhe nё raste tё tjera (psh ndalonte duelet, pak pёrpara se i humburi tё merrte goditjen vdekjeprurёse). Megjithatё mund tё anashkalonte shpirtmadhёsinё dhe tё tregonte njё ashpёrsi , atёherё kur ishte e nevojshme dhe sidomos nё temat politike. Pёrfundimisht, kёtё virtyt e pagoi me jetё, pasi ata tё cilёve u kishte falur jetёn me shpirtmadhёsinё e tij, ishin ata qё pёrbёnё pjesёn mё tё madhe tё atyre qё kryen komplotin dhe vrasjen e tij.
Mbёshtetёsit e tij tё inatosur thanё, pas vdekjes, se Çezari u shkatёrrua nga shpirtmadhёsia e tij dhe nёse nuk e tregonte njё gjё tё tillё, nuk do ti ndodhte kjo (Nikolau i Damaskut). Kishte një fund që mitizoi atë. Më shumë se një vrasje politike ishte një kthesë në historinë e Romës