Pak nga ne vramendim për të gjetur kuptimin e emrit tonë. Cili ishte ai ose ajo që na e bëri këtë dhuratë, ose ndaj kujt bie barra e fajit nëse emri, më shumë se sa një emblemë, simbolikë e personifikimit, i ngjet një konvencioni “ndëshkues” që na përndjek për gjithë jetën. Gjithsesi, mbetem i prirur të besoj se në shumësinë e herëve, pagëzimi me një emër i fëmijës është një urdhëresë që gjen zbatim përmes një kodi të pashpjegueshëm komunikimi. Ne mund të kemi dijeni për personin që ka këto merita, por e kemi të vështirë të përcaktojmë besueshëm se pse pikërisht ishte ai ose ajo, që zgjodhën ekzaktësisht atë emër për ne.
“Inteligjent dhe fisnik”, kjo është domethënia gjermane e emri Albert, nga edhe e ka origjinën e hershme ky emër.
Në Gjermani nga prejvjen ky emër është “Adalbert”, i cili përbëhet nga elementet Adal “fisnik” dhe Beraht “i ndritshëm”. Këtë emër e gjejmë të përdorur në mesin e mbretërve mesjetarë gjermanë. Në Anglinë e shekullit të XVII ishte i rrallë, për t’u ripopulluar përdorimi i tij në shekullin XIX nga Princi Albert, i lindur në Gjermani 26 gusht 1819, bashkëshorti i mbretëreshës Victoria.
Ky emër u mbajt nga dy mbretër të shekullit të XX-të të Belgjikës. Bartës të tjerë të njohur përfshijnë Albert Einstein (1879-1955), krijues i teorisë së relativitetit, dhe Albert Camus (1913-1960), shkrimtar dhe filozof franko-algjerian.
Njerëzit me këtë emër kanë një dëshirë të brendshme të thellë për një familje ose komunitet të qëndrueshëm, të dashur, dhe një nevojë për të punuar me të tjerët dhe për t’u vlerësuar prej tyre.
Ata kanë tendencë të jenë një energji e fuqishme që përcillet tek të gjithë ata që komunikojnë, bashkëpunojnë dhe jetojnë me ta. Ata janë të aftë, liderë karizmatikë, të cilët shpesh ndërmarrin përpjekje të mëdha për triumfe të madh. Ata e vlerësojnë të vërtetën, drejtësinë dhe disiplinën, dhe mund të jenë të nxituar, të ashpër dhe të papajtueshëm me ata që neglizhojnë dhe abuzojnë me këto komponentë. Nëse nuk arrijnë të zhvillojnë potencialin e tyre, ato mund të bëhen praktik dhe të ngurtë.
Ndoshta përkimi i emrit me personalitetin dhe karakteristikat më shumë se sa një rastësi është rrjedhojë e një komunikimi etern, i një energji potencialisht të fuqishme, e cila gjen pranim të pjesshëm, por që është vendimtar dhe sfidues përkundër çdo aprovimi racional dhe logjik.
Të qenit supersticioz është një mënyrë e rafinuar nënshtrimi ndaj asaj që rreket të gjej përputhshmëri racionale. Autoriteti i një arsyetimi të kulluar e injoron bashkekzistencën e një individi me integritet intelektual, sikurse lehtësisht arrin ta shndërrojë atë në një ithtar të misterit, asaj gjendje që gjithnjë na ka joshur dhe kapluar interesimin për të parë përtej së perceptueshmes, për të kuptuar përtej së logjikshmes.
Në jetë ka përvoja të panumërta ku emri është etiketa e patjetërsueshme e produktit, dhe këtë e gjej të lidhur nga forca e besimit që ka secili nga ne për ta parë veten si të denjë të këti emri dhe vetë emrin si sinjifikim i asaj çfarë ne jemi.
Kjo energji eterne, ky bashkëveprim misterioz arrijnë të bashkëngjitin emrin me portretin e individit, që si rregull arrin të thotë shumë më shumë gjëra dhe të ofrojë shumë më shumë domethënie se sa çdo ligjërim dhe retorikë e shpenguar gojtarie. Sepse tekaty është përmbledhur gjithçkaja, që goja e tij nuk do të mund ta thotë kurrë, në atë që është monogram i të gjitha mendimeve dhe aspiratave të këtij njeriu.
Beso në atë çfar do të jesh!