Nga Albert Vataj
Franz Peter Schubert u lind më 31 janar 1797 dhe vdiq më 19 nëntor 1828 në moshë fare të re, kur ishte vetëm 31 vjeç nga një sëmundje e mbetur mister. Ishte një kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni duke përfshirë të famshmen “Simfoninë e papërfunduar” muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë solo për piano.
Jetoi një jetë relativisht të vështirë. Edhe pse i famshëm kjo nuk mund ta çlironte të riun Shubert nga brengat e ekzistencs. Edhe sa ishte gjallë krijimtaria e tij muzikore pati vlerësim nga kritika dhe interes nga publiku, por vepra që la përthithi një interesim të shumëfishtë pas vdekjes. Kompozitorët si Franz Liszt, Robert Schumann dhe Felix Mendelssohn zbuluan, mbledhën, dhe botuan veprat e tij në shekullin e XIX, ashtu si muzikologu Sir George Grove. Franz Schubert tani konsiderohet të jetë një nga kompozitorët më të mëdhenj të një plejade.
Megjithëse Schubert ishte ndikuar qartë nga format e sonatave klasike të Beethoven dhe Mozart, strukturat formale dhe zhvillimet e tij kanë tendencë të japin përshtypjen, më shumë të zhvillimit melodik sesa të dramës harmonike. Ky kombinim i formës klasike dhe melodisë romantike me frymë të gjatë nganjëherë u jep atyre një stil diskursiv aq sa Simfonia e tij C-Dur D 944 C-Dur (e madhja) u përshkrua nga Robert Schumann si një vrapuar në “pafundësinë qiellore”. Schubert ishte jashtëzakonisht pjellor, duke shkruar mbi 1.500 vepra në karrierën e tij të shkurtër. Stili i kompozicionit përparoi me shpejtësi gjatë atyre viteve të begata. Ai shkroi rreth 600 melodi , nëntë simfoni duke përfshirë të famshmen “Simfoninë e papërfunduar” muzikë liturgjike, opera, muzikë të rastësishme dhe muzikë solo për piano.
Nga jeta e kompozitorit
*Në tetor të vitit 1808 Shuberti u paraqit me të atin në kapelën perandorake, kur donte të hynte në shkollën e muzikës. Franzi i vogël, i veshur me rroba të bardha, doli midis kandidatëve, të cilët filluantë qeshin me të.
– Ai, – thanë ata, – është i biri i ndonjë mullisi. Të gjithë kandidatët i thirrën me radhë. Në fund i erdhi radha edhe Shubertit të vogël.
– Ja edhe mullisi i vogël, – thirrën duke qeshur fëmijët e tjerë, – shikoni se tashti do të shkrihemi.
Por të qeshurat nuk zgjatën. Sapo nisi të interpretonte Franzi i vogël, komisioni u habit nga mjeshtëria e tij dhe e pranoi menjëherë në shkollë.
* Franz Shubert shumë herë parapëlqente muzikën e të tjerëve ndaj muzikës së tij. Dhe në qoftë se gjente diçka të bukur, nuk pushonte së lavdëruari.
Kur po dëgjonte të përsëritej muzika e tij, e ndërpreu interpretuesin dhe i tha:
– Mjaft me këtë muzikë se më mërziti. Letë dëgjojmë diçka nga muzikante të tjerë, për shembull diçka nga Moxarti.
Pasi dëgjoi një pjesë prej “Rrëmbimit nga Saraji” kërkoi të përsëritej dhe thirri i emocionuar:
– Kjo pjesë është shumë e bukur, shumë e bukur, unë do të rri këtu ta dëgjoj me orë të tëra pa u mërzitur fare.
* Bethoveni që deri atëherë nuk kishte treguar ndonjë interesim për muzikantin e ri, ra i sëmurë rëndë në shtrat. Mjeku i tha se kishte nevojë të pushonte dhe për të kaluar kohën i dërgoi partiturat e Shubertit. Mjeshtri u habit shumë nga numri i madh i këngëve që ishin rreth pesëqind. Si njohu edhe muzikën e tyre mbeti më i habitur dhe thirri:
– Tek ai ka me të vërtetë një shkëndijë hyjnore.
* Pasi u kthye nga funerali i Bethovenit, Shuberti me disa shokë u futën në një pijetore anës rrugës. Ishte shumë i mallëngjyer dhe i trishtuar. Pastaj piu një gotë me verë në kujtim të mjeshtrit, duke thënë:
– Për atë që tani porsa e varrosëm!
Kur do të pinte gotën e dytë tha i dëshpëruar:
– Për atë që do ta ndjekë i pari!
Kjo parandjenjë e Shubertit u vërtetua më vonë prej tij.
* Edhe kur u bë i famshëm Shuberti kaloi jetë shumë të vështirë. Gjatë dimrit të fundit të jetës Shuberti vuajti nga të ftohtit dhe uria.
Me një mikun e tij muzikant ishte në kafene. Pasi pinë pijen e zakonshme hëngrën bukë veresie. Ata hëngrën mjaft dhe u habitën me njëri- tjetrin për oreksin e madh që kishin. Më në fund Shuberti tha: – Po për mua shpjegohet, sepse kam qysh dje që nuk e kam vënë gjë në gojë.
Miku i tij pohoi se edhe ai ishte në të njëjtën gjendje.
* Një shoku i tij e thirri një mëngjes për të bërë një shëtitje, por Shuberti po vonohej duke rrëmuar nëpër disa rafte për të gjetur një palë këpucë pa vrima.
– Më duket, – i tha me shaka shokut të tij, – se në Vjenë nuk prodhojnë këpucë pa vrima.
* Dashuria e parë e Shubertit ishte e parakohshme. Ai ishte ende adoleshent kur dashuroi një vajzë, një farë Tereza Grop.
Ajo nuk ishte as shumë e bukur, madje kishte edhe fytyrën të vrarë nga lia. Por ajo ishte shumë e mirë si njeri, shumë e urtë, shumë e dashur dhe shumë e ëmbël. Kur prindërit e saj i thanë të martohej me një tjetër, Shuberti i ri nuk kishte atëherë mjetet për t’u martuar dhe për të siguruar të ardhmen e gruas) ajo nuk kishte forca për të kundërshtuar.
– Kështu, – thoshte Shuberti shumë vjet më vonë, – nuk munda ta kisha atë. Dhe nuk kam mundur kurrë në jetë të kem atë që kam dashur.
* Shuberti ishte shumë fatkeq në dashuri. U dashurua me një konteshë të bukur, të bijën e një fisniku mburravec austriak, por ndryshimi i gjendjes së tyre shoqërore i pengonte për t’u martuar.
– Përse nuk më ke kushtuar mua asgjë? – e pyeti një ditë kontesha.
– Po çfarë thua? – ia priti në mënyrë të papërmbajtur Shuberti. E gjithë ajo që bëj të përket ty dhe të është kushtuar vetëm ty.