Papa Françesku pohoi se ndonjëherë e zë gjumi ndërsa është duke u lutur, por kjo nuk e pengon të shenjtërojë emrin e Zotit. “Edhe unë kur lutem ndonjëherë më zë gjumi,” – pohoi duke buzëqeshur në një intervistë dhënë televizionit katolik TV2000. “Pushimi dhe gjumi nëse i ofrohen Zotit kthehen në lutje, kështu e thotë Bibla dhe e konfirmojnë shenjtët.” –shpjegojnë burimet religjoze. “Shën Tereza e Fëmijës Jezus e thoshte vazhdimisht dhe e theksonte se kjo gjë i pëlqente Zotit,” – shpjegoi Papa duke cituar disa psalme që flasin për ëndrrat, tregohen profeci dhe u kërkohet besimtarëve që ta braktisin veten tek Zoti si një fëmijë në krahët e atit. “Kjo është një nga shumë mënyrat për të shenjtëruar emrin e Zotit, të ndihesh fëmijë në krahët e tij,” – vazhdoi Françesku. Edhe pse 80 vjeç ai është plot energji kur takon turmën, por kur lutet fytyra e tij shndrrohet, bëhet serioz dhe i mbyll sytë për momente të gjata. Dita e tij është shumë e lodhshme , por ai shkon të flerë në orën 21 dhe ngrihet në 4:00, lutet dhe bën një pushim të shkurtër pas dreke. / Bota.al