Kur flasim për kontinentet, mendojmë gjithmonë se janë pesë, të paktën ky është mendimi i parë: Afrika, Amerika, Azia, Europa dhe Australia. Megjithatë, ne e dimë mirë se në të vërtetë janë gjashtë, vetëm se njëri nuk konsiderohet sepse…praktikisht është i pabanuar.
Bëhet fjalë për Antarktidën, kontinentin e akullt, që rrethon polin tokësor të veriut. Një kontinent i pabanuar, të paktën nga njerëzit, por gjithsesi shumë interesant për t’u njohur. Edhe pse disa kanë dëshirë ta vizitojnë.
Antarktida (ang. Antarctica) ose siç quhet ndryshe “kontinenti i bardhë”, përfshin të gjitha viset që shtrihen midis Polit të Jugut dhe Rrethit Polar të Jugut. Pjesët më të mëdha të tij përherë janë të mbuluara me borë dhe me akull, për këtë arsye quhet edhe “kontinenti i akullit”. Antarktiku ka sipërfaqe prej 13.200.000 km². Është kontinenti më i largët dhe më i izoluari i rruzullit tokësorë. Nga të gjitha anët është i rredhuar nga Oqeani Paqësor, Atlantik dhe ai Indian. Janë bërë shumë ekspedita me qëllim të zbulimit të mëtutjeshëm të atij vendi mirëpo për shkak të largësisë së madhe nga kontinetet e tjera, dhe kushteve të vështira natyrore kjo gjë ka qenë pothuajse e pamundur. Njeriu i parë i cili e shkeli Antarktikun ishte norvegjezi, Roald Amundzeni në vitin 1911.
Emri Antarktida rrjedh nga gjuha e grekëve të lashtë (gre. ἀνταρκτικός) që do të thotë në të kundërtën e veriut. Megjithatë termi Antarktidë për herë të parë u përdorë më 1890 nga hartografi skocez John George Bartolomeu Në Antarktidë nuk ka dëshmi që janë parë njerëz gjatë shekujve të mëparshëm, shfaqja e njerzëve në kontinetin e akullt ka filluar nga shekulli XIX saktësisht nga Roald Amundzeni në vitin 1911. Gjeografët besojnë se Antarktida nuk ka qenë kaq largë nga kontinetet e tjera por si pasojë e aktivietit të panxhezit ajo është larguar në një distanc të largët të cilën e shohim ne sot. Mendohet se ekspedita e parë për në Antarktidë është bër para shek. XIX këtë ekspeditë thuhet se e ka bërë Brigade Jane dhe James Weddell me anijen Beaufroy Prestar. Mirëpo kjo është thjeshtë nga mitologjia ndërsa faktet e vërteta tregojnë se Amundzeni e shkeli tokën e Antarktikut.
Relievi i Antarktikut është reliev i përbër nga malet dhe rrafshnaltat. Në pjesën e brendshme të saj gjinden edhe disa vende pa akull të cila quhen “Oazat e Antarktikut”, ato janë të mbuluara nga të gjitha anët me akull kurse, në mes janë të mbuluara me ujë ku raste-raste janë aq të mëdha sa mund të quhen edhe liqene. Forma e Antarktidës është e ç’rregullt në vijë horizontale nga perëndimi deri tek lindja është e gjerë dhe e gjatë kurse në jug është e ngushtë, pastaj në jug-perëndim ka edhe një gadishul i cili “laget” nga Oqeani Paqësorë dhe Oqeani Atlantik. Në anën tjetër ka pikë të volitshme për sa i përket këndvështrimit të kontinenteve tjera.
Klima e Antarktikut është klimë polare e cila arrin deri në -88,3 °C. Dhe për këtë shkak quhet edhe “poli i ftohtësis” në këtë kontinent shfaqet edhe bora e gropuar e cila nënkupton borën e deponuar ndër vite duke u kthyer në akull, gjë që ka bërë mbizotrimin e temperaturave polare. Edhe pse në Antarktid, është shumë ftohtë prap se prap aty Dielli është përcellues sa që e reflekton dritën duke shkaktuar dëme në trup nga rrezet ultra-violetë. Në anën tjetër “toka e akullt” është e pasur edhe me rezerva mineralesh si: qymyrguri, naftë, krom, kobalt, kallaj, nikel, bakër dhe plumb. Reshjet e shiut në Antarktik janë shumë të rralla sikurse në Shkretëtirën e Saharasë. 3 arsye pse Antarktida është më e ftohtë se Arktiku
Është 3 kilometra mbi nivelin e detit, gjë që ndikon në burimin e erërave të ftohta
Oqeani Atlantik që e “lagë” është i ngrirë duke ndikuar në bërthamen e antarktikut.
Gjatë natës temperaturat zbresin deri në -74 °C, kurse në Arktik vetëm -42 °C.
Antarktida është shkretëtira më e madhe në botë
Padyshim, Antarktida është shkretëtirë ose më mirë, shkretëtira më e madhe në botë. Kjo gjë mund të duket paradoksale, duke qenë se është e gjitha prej uji dhe ky i fundit në shkretëtirë mungon. Përcaktimi është se, një shkretëtirë është një vend i pabanuar ku, praktikisht, nuk bie shi dhe Antarktida përshtatet perfekt me këtë përshkrim. Në fakt, në këtë kontinent, për shkak të presionit të lartë, nuk bie pothuajse kurrë shi; me shumë vështirësi kalojnë 10 centimetra shi në vit.
Temperaturat më të ulëta në botë
Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në botë është padyshim ajo e kapur në Antarktidë, nga një stacion rus në vitin 1983. Termometri shënoi -84 gradë Celsius. Temperaturë shumë e ulët, por fatmirësisht më e lartë se sa temperatura e lëngëzimit të azotit dhe oksigjenit, vlerat përkatëse të të cilëve janë -170 gradë. Nëse mund të arrijmë në këtë temperaturë, ajri do të bëhet i lëngshëm!
Njeriu i parë në Antarktidë
Nëse mendojmë epokën e eksplorimeve historike, pra epokën e zbulimit të Amerikës, ajo e shkuarjes së njeriut të parë në kontinentin e ngrirë është thuajse një ngjarje më vete. Kjo gjë ndodhi 50 vjet më parë. Roal Amundsen qe njeriu i parë që shkoi në Antarktidë, në vitin 1911.
Frika prej zjarreve
Mund t’ju duket e pamundur, por për këdo që jeton në Antarktidë, përgjithësisht për qëllime studimi, një nga rreziqet më të mëdha konsiderohen zjarret. I ftohti nuk ka efekt mbi zjarrin dhe mbi të gjitha, ajri shumë i thatë dhe pa lagështi ndikon për keq në përhapjen e tij.
Fëmija i parë
Në janar të vitit 1979, Emile Marco Palma u bë fëmija i parë i lindur në kontinentin më jugor. Argjentina e dërgoi nënën shtatzënë të fëmijës, në përpjekje për të kërkuar një pjesë të kontinentit.
Traktati i Antarktidës
Traktati i Antarktidës u firmos më 1 dhjetor 1959, pas më shumë se një vit negociatash të fshehta mes 12 shteteve. Ai ua dedikon kontinentin aktiviteteve kërkimore paqësore. Deri më tani, 48 shtete e kanë firmosur këtë traktat.
Sporti i skisë
Eksploruesja dhe meteorologia britanike, Felicity Aston, ishte i pari person që bëri ski në Antarktidë vetëm përmes fuqisë muskulore. Ajo udhëtoi 1744 kilometra në 59 ditë midis vitit 2011 dhe 2012.
Ekzistenca e liqenit
I fshehur nën akullin e Antarktidës është edhe një liqen i tërë. Liqeni Vostok është një liqen i pacenuar me ujë të pastër i groposur nën 3.7 kilometra akull. Ky liqen është gjithashtu më i madhi prej 200 të tjerëve që gjenden të mbuluara po ashtu nga akulli.