Profili i tij është aspak i zakonshëm, siç nuk mund të jetë e tillë edhe vetë jeta e tij. Vitet e shtyra në moshë ndoshta e kanë shtyrë këtë rëndokop fizik të tregojë për jetën t tij. Vdekja nuk më tremb, tregon Gerard Depardieu në një libër me rrëfime personale, shpesh me nota të errëta dhe të hidhura, që u publikua dje, ku aktori francez, 68 vjeç, zbulon po aq shumë zemëratën e tij sa edhe luhatjet emocionale.
“Përbindëshi”, është titulli i librit me kopertinë të errët, edhe pse komediani konfirmon që në fillim se çdo ditë, çdo orë dhe çdo çast duhet jetuar”.
Vdekja nuk është një pikëpyetje, është një pikëçuditëse e bukur në lidhje me përvojën e të jetuarit. Vdekja është diçka normale, e mençur dhe që duhet të përgatitemi”, thotë ai. Në një album me titull “Gerard, pesë vite në putrat e Depardieu”, Mathieu Sapin thotë se ai është një burrë në paqëndrueshmëri të përhershme. “Njëkohësisht me një fjalor po aq vulgar, sa edhe me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme”, shton ai. Ndërkohë, vetë Depardieu e konsideron veten si, “indiani i fundit”, i lodhur nga rregullat, kalibrat dhe modelet.
Një libër, i ndarë në kapituj të shkurtër, Depardieu i rikthehet fëmijërisë së tij të mjerueshme në Berry, duke përmendur kryesisht në disa rreshta prekëse figurën e të atit, “Dede”, që nuk kishte parë kurrë det, zbulimin e teatrit dhe takimet e para që i ndryshuan jetën. Claude Regy, Marguerite Duras… më pas, më pas, ata që i thërret në emër Bernardo (Bertolucci), Marco (Ferreri) ose François (Truffaut).
A është kjo nostalgji ? Aktori që pohon të jetë tërhequr gjithnjë nga shkretëtira. Ai ka mjaftueshëm në vetvete nga karakteri i Alceste (personazhi i “Mizantropi”-t të Molierit). Në disa raste, Gerard Depardieu rikthehet në fatin tragjik të shkrimtarit austriak, Stefan Cvajg (të cilit i kushton një kapitull të plotë).
“Si të vazhdosh të përparosh në një qytetërim që pak nga pak, po humb arsyet e ekzistencës”?, ai duke rimarrë një mënyrë reflektimi të autorit të “Amok-ut”, që vrau veten në shkurtin 1942, i përhumbur nga agonia e botës. “Leximi i Cvajgut është i domosdoshëm”, thekson Gerard Depardieu që vlerëson edhe pse nuk bie dakort se, bota po vrapon drejt “zbrazëtisë”.
Në mesin e autorëve bashkëkohorë, në këndvështrimin e tij, Michel Houellebecq është më i pranueshmi. “Houellebecq na tregon pak nga kjo zbazëti”, shprehet Depardieu. Duke shfaqur keqardhje për mungesën e dëshirës dhe sensualitetit që e karakterizon sipas tij periudhën, aktori rrëfen se, “rilexon Kuranin”, ku ka dëshirë për pak sensualitet.
“Në përshkrimin e parajsës së Allahut, gjejmë një vizion të vërtetë të dëshirës”, shkruan ai duke theksuar se kjo nuk ka asnjë lidhje me imazhin e parajsës që këta persona të pagdhendur nuk kanë lexuar kurrë Kuranin dhe se janë të bindur se do të kenë 72 virgjëreshat nëse veshin shtatë palë të brendshme edhe më tej nxjerrin barkun në publik. Duke pranuar se nuk ka më pakujdesinë e 40-vjeçarëve, apo ndoshta edhe të 50-vjeçarëve, komediani pranon se tani gjunjëzohet më lehtësisht.
Duke iu rikthyer të ashtuquajturës, “zhgënjim nga Franca”, aktori thotë se parapëlqen që më shumë të jetë i lire, sesa francez dhe shton se gjithsesi nuk është kjo arsyeja që të heqë dorë nga ky vend. “Mjaft ua mbushën mendjen njerëzve me këto ide”, thotë ai. “Nëse do të kisha dëshirë të largohesha nga vendi, këtë gjë do ta kisha bërë para shumë kohësh. E dashuroj akoma jetën dhe dashuroj ende Francën”, ironizon komediani që pranon gjithashtu se e ka atë gjetur në Rusi, në rajonin Saransk, arsyeja për të shpresuar sërish.